Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu e komenton si mizori vrasjen e tre shtetasve përpara kryeministrisë.
Moisiu deklaron se nuk është dakord me sulmin ndaj institucioneve, por ai e konsideron protestën si një reagim ndaj varfërisë dhe korrupsionit qeveritar.
“Njerëzit e irrituar nga varfëria e papunësia, si dhe shumë elemente të tjera, si korrupsioni qeveritar, nuk jam i mendimit se duhen sulmuar. T’i sulmosh ata është një mizori, një terror dhe ne nuk mund ta pranojmë”, deklaron Moisiu.
Ish-presidenti deklaron se puci nuk bëhet me çadra, por me tanke. “Puci nuk bëhet me çadra, por me tanke, artiljeri e ushtri. Nuk sulmohen institucionet e shtetit, por edhe shteti nuk duhet ta sjellë irritimin e qytetarëve në atë shkallë”, thotë Moisiu.
Sipas ish-numrit 1 të shtetit shqiptar, garda u keqpërdor dhe hapi zjarr ndaj njerëzve të pafajshëm. Moisiu shprehet se protestuesit mund të ishin shpërndarë me gaz lotsjelles, por analizon se, policët nuk kishin maska dhe si rezultat i kësaj ata dëmtuan edhe veten.
“Unë nuk e kuptoj përse garda duhet të qëllonte me armë zjarri. Gjithashtu, më bëri përshtypje se policia përdori gazin lotsjellës dhe policët nuk kishin maska anti-gaz. Pastaj u sulmua me armë, garda nuk mund të sulmojë. Të vrarët ishin jashtë kryeministrisë. Them se garda u keqpërdor”, thekson Moisiu.
Mosrespektimi i urdhrave të ndalimit nga prokuroria për drejtuesit e gardës, për ish-presidentin është më e rëndë se ajo që ndodhi në 21 janar.
“Nëse hapja e zjarrit dhe vrasja e njerëzve ishte shumë e rëndë, më e rëndë është mosrespektimi i urdhrit të prokurorisë. Prokuroria është një organ kushtetues dhe asnjë s’ka të drejtë të mos zbatojë urdhrin e saj, përveç gjykatës”, nënvizon Moisiu.
Presidenti thotë se takimi me ushtarakët në detyrë është kategorikisht i ndalueshëm. “Më ka befasuar takimi mes kryeministrit dhe komandantëve të ushtrisë, sepse nuk ka punë ekzekutivi me Forcat e Armatosura, për t’i motivuar ata me politikën shqiptare”, shprehet ai. Ish-presidenti shton se vendi duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme pasi ndodhet në krizë.
Comments are closed.
behen ne shqiperi se thote krimineli sali….
Ti or vlla ua bere 8-2 ketyre kermave te politikes qe i mbajte te burgosur brenda presidences perfaqesuesit e partive derisa gjeten gjuhen e zgjidhjes. Respekte dhe hallall nderimi qe te bejme edhe pse jo me president.
Brenda vetem me pak se nje jave bota pa qindra marrezira te Saliut te dale mendsh.
O Mojsi ta puthsha doren,
Ke qene dhe je per monument,
I vijne verdalle, por masken s’ia çorren …
S’ka nevoje per tjeter koment …
..Absolutisht Moisiu mbetet modeli i presidentit me te mire qe ka patur deri tani Shqiperia.
Absolutisht Moisiu mbetet presidenti me incompetent qe ka patur shqiperia. Haxh Lleshi ka qene shume me i zoti.
Aleksander Moisiu. E njohim kte njeri. U be president si resultat i pazarave politike. Gjithe shqipoetaret e pane nivelin e tije kur ai ishte president. Komentet e tije jane ne acordance me prapavijen sllavo- ortodokse per te mos e lejuar kombin shqipetare te prosperoje. Ky njeri “si semundje e bute” ka dale ne krah te Janullatusve pasi e shijoj kolltukun e Presidentit shqipetare “me voten” e popullit. Sllavo-ortodokset shqipetare dhe te shiturit tek ata si Medro Baze kurre me nuk do te na komandojne.
Ti, or vlla nuk ke sherim, nuk po lodhemi me te te nxeme ate tru qe ta ka shplare sala
Cfare patrioti je ti mo patriot kodra? Me habisin keta njerez I shikojne lajmet Apo jo.