Forca të shumta blindojnë pallatin ku banon Berisha

27 Janar 2011, 15:09Politika TEMA
Forca të shumta blindojnë pallatin ku banon Berisha

Forca të shumta policie kanë blinduar pallatin ku jeton kryeministri Sali Berisha, diku pranë Televizionit Publik Shqiptar. Gazeta Tema arriti të bëjë disa fotografi përkundër rrethimit të fortë policor. Rruga është bllokuar nga të dyja anët, edhe kur hyn nga Rruga e Elbasanit, edhe kur hyn nga rruga e TVSH.

Masat e rrepta të sigurisë po merren në prag të demonstratës së ditës së sotme. Pallati ku banon Berisha është ndërtuar nga një kompani e afërt me familjen e tij, por shqetësimi i qytetarëve është se tashme është bllokuar e gjithë rruga që të çon për tek pallati. Mësohet se dhe fëmijët e kryeministrit kanë lënë shtëpitë e tyre të tjera dhe janë vendosur në atë pallat ku kane tri apartamente.

Tensioni është i lartë në Tiranë, ndërkohë që familja e kryeministrit është e përfolur shumë për implikim në afera të ndryshme.

Virusi i Tunizisë ka përfshirë nga ana tjetër shumë vende, kryesisht të botës arabe. Tashmë çdo media e huaj kur flet për efektin e Tunizisë, përfshin edhe Shqipërinë në këtë mes. Sipas shumë medieve, ngjashmëritë mes regjimeve në këto vende janë të mëdha. Në Tunizi familja e presidentit u largua duke marrë shumë pasuri me vete. Por ndaj saj është lëshuar një urdhër- arresti. Interpoli po bën të pamundurën për arrestimin e tyre.

Nga ana tjetër, në Egjip protestat po shtohen. Biri i presidentit është larguar nga vendi. Mediat britanike shkruajnë se ai ka mbërritur në Londër. Me vete ai ka pasur plot 100 valixhe.

11 komente në “Forca të shumta blindojnë pallatin ku banon Berisha”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Ben mire qe te fusi gjithe fisin e tij atje ne pallat dhe ti mbaje atje gjithe jeten. Sala e di se ka hyre ne gjak me tre familje te tjera te premten qe shkoi. Ta dish qe nuk ka njerez te paprekshem ne kete bote o Sali Rame Berisha. Nqs dikush eshte i vendosur do ta gjeje momentin edhe sikur gjithe ushtria shqiptare te ruaje pallatin tend. Mos harro Causheskun.

  2. LORA says:

    Paska marre peng banoret e pallatit,,,,,,,, c’kusur kane te tjeret te ngujohen si gardistet ne kullen e Kryeministrise?????? POPULL SHQIPTAR besoje dhe gezoje forcen tende i bashkuar.

  3. dymi says:

    Po pallatin e Ilirit, apo do ta mari krye hajduti ne shtepine e tij.

  4. bbb says:

    Litari ka per ta pritur, ngado qe te struket.

  5. bllokman says:

    I ka ardh fundi kuçedres…ka informacione qe argita dhe xeni po bejne gati valixhet si djali I mubarakut qe u arratis me valixhet mbushur me Flori. Ky nuk duhet te largohet nga vendi Jo vetem ky por asnje familjar I tij te gjith duhen arrestuar, peshtyre dhe te perballen me torturat qe I kan bere popullit te lihen te ngordhin urie

    1. LORA says:

      Jam plotesisht dakord me ju,e kemi vete ne dore ti japim fund epokes se shtetit gangster”MERR E IK E MOS KIJ FRIKE”……..Mendoj se nuk do na falet ti leme te ikin,jane ahet e nje populli te tere per 20-vjet,por duhet ti japim nje mesim me vlere historike kujtdo qe ka bere zullume te ngjashme me te e kujtdo qe do guxoje ti ngjase.

  6. libertas says:

    normale bisha esht ne gjak me gjith shqiptaret e ndershem.;

  7. VALI says:

    Ne nuk jemi popull qe luftojme me grate dhe familjaret.
    Jemi popull “Fisnik”. Nuk jemi as per vellavrasje,
    por “Zagarin”,do ta bejme ti digjet toka nen kembe, ne mos sot ,neser perpara ligjit!

  8. VALI says:

    Ky zagari nuk ben zap as gojen,sidomos kur ka rreth e rrotull bodigarde e police , eshte shume frikacak. Kur nje militant e perqafoj nga mbrpa ne Vlore (gjate nje mitingu te PD), u tremb aq shume sa i ra te fiket ketij fare burri,bile ne qe ishim afer ndjeme dhe eren e keqe te f…. qe leshoji nga frika.

  9. Falcon says:

    pallati mund te blindohet po bisha shkon diku ne ndonje nga vilat e ngritura ne ndonj eprone te vjedhur dhe me parate e vjedhura nga populli..ska ku te futet frikacaku dhe burracaku i vucidolit…..dhe te varri rrahonit do ta gjejne

  10. odi says:

    Mendoj si dikush tjeter me lart . Tashme eshte ne gjak me tri familje , t’i beje balle ! Ka ardhe sahati te jape llogari sebashku me femijet e tij te babezitur . Dhimbjen qe u ka shkaktuar me mijra familjeve do ta ndieje vete sic thote nje fjale e urte ” Ai qe nuk degjon me veshe ,duhet te ndieje ne trup”…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje