Berisha dorëzon gardistët e akuzuar për vrasje

27 Janar 2011, 20:36Politika TEMA

Gardistët merren në pyetje ilegalisht dhe do të dorëzohen sot pas protestës së opozitës për masën e sigurisë

Gjashtë gardistët e akuzuar për vrasjet para Kryeministrisë janë marrë në pyetje dje në mbrëmje deri në orën 2 pas mesnate në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Bashkë me ta ka qenë dhe Komandanti i Gardës Ndrea Prendi. Një burim i policisë në Tiranë i tha gazetës Tema se duke u gdhirë dita e enjte, gjashtë gardistët janë parë të dalin nga Drejtoria e Policisë ku disa oficerë të policisë gjyqësore i kanë marrë në pyetje. Burime të policisë thonë se është bërë marrëveshje mes tyre dhe prokurorisë që ata të dorëzohen pas protestës së Partisë Socialiste, me qëllim që të mos demoralizohet policia.

Sot pas protestës pritet që ata të dorëzohen zyrtarisht dhe të merret masa e sigurisë në Gjykatë. Berisha dje zbuti tonet rreth mosdorëzimit të tyre duke lënë të kuptohej se ata do bashkëpunojnë me drejtësinë. Dorëzimi i Berishës erdhi pas presionit të fortë ndërkombëtar dhe paralajmërimeve të shtypit ndërkombëtar për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme për t’i dhënë fund krizës në Shqipëri.

Urdhër- ndalimet për gjashtë drejtuesit e gardës shkaktuan një tërmet politik. Mazhoranca sulmoi ashpër Prokuroren e Përgjithshme, duke thënë se i kishte lëshuar urdhrat e ndalimit pa pasur asnjë provë. Fillimisht disa deputetë të mazhorancës thanë se Prokurorja e Përgjithshme ishte pjesë e planit për puç shteti, pasi me urdhrat e ndalimit që kishte lëshuar, synonte të linte pa drejtim gardën. Sipas mazhorancës, ky ishte edhe plani B i puçit të shtetit.

18 komente në “Berisha dorëzon gardistët e akuzuar për vrasje”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Shpresoj qe te marrin denimin e merituar. Tre njerez u ekzekutuan.Drejtesia duhet te vihet ne vend. dhe jo te jete nje arrestim sa per sy e faqe dhe pastaj te lirohen pas nje jave.

    1. eddy says:

      BERRISHA ESHTE LEPUR FRIKACAK SHIKONI KUR TE KERKOJE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME DHE VETE DO SHKOJE REFUGJAT TEK BEN ALI E MUBARAK TE GJITHE DICTATORET KAN NJE FUNDE

  2. bllokman says:

    Me duket se mori fund kuçedra e viçidolit… I dorezoi dhe “heronjt” tribale pas tyre e ka rradhe lulzim basha dhe pas lulit e ka rradhen sali ram berisha

    1. MiriX says:

      Mos te te rreje mendja kaq kollaj.BLLOKMAN. Nje zot e di se cka ne mendje Kucedra. Po Skifterin e Skraparit si e paske harruar? Ai po them se ka marre fund.

  3. hirushja says:

    Dhe pak ti shtrengohen ato to komunitetit evropian ai e dorezon gjithe familjen vetem nga karrikja mos ta heqin se pastaj….hem e di mire a i se ce pret.Thone qe ata qe vdesin pa e ditur nuk shkojne ne anen tjeter.Hijet e tyre sillen rrotull deri sa te zbulohet e verteta.

  4. dymi says:

    Mos u genjeni!Nuk jane dorezuar policet, po luhet vetem teater. Do te shikoni deri ne fund, dorezimi i policeve eshte inkriminimi i Lul-it te Sal-iut dhe per pasoje inkriminimi i Lul-it eshte per pasoje inkriminimi i Sal-iut.

  5. Petrit Kola says:

    Cila eshte zgjidhja?

  6. ilir says:

    Shpellari bertet dhe akuzon se e di cka bere dhe ce pret. Ky njeri duhet te zhduket nga ekranet shqiptare pasi na acaron. Ne proteste njerezit shkojne jo se duan Ramen por urrejne berishen dhe banden e tij.

  7. liri says:

    berisha leshimet do ti beje pak nga pak dhe pas nje presioni te fort dhe te pa nderprere nderkombetar, dhe ai do ti shesi te gjithe horrat e tij nje e nga nje ,dhe gardistet jane te paret, por jo vetem shihni lulzim bashen nuk degjohet me i ka ikur fytyra e din qe ai do te behet koka e turkut po te tjeret ku jane e kan futur koken ne prapanice si struci po mundohen te fshihen se e dine qe saliu i keqperdori i perdhunoi politikisht dhe tani me kokat e tyre do mundohet te bej kompromis me nderkombetaret per te perfituar per vete sa te mundet.Te zinjte ne ne qofte se edhe kesaj radhe mbijeton,ai duhet te largohet nga skena politike mundesisht te dergohet pas hekurave atje ku i takon per traumat qe i ka sjelle ketij populli te vuajtur.

  8. dino chicago says:

    Nuk e di kur do marrin vesh njerzit se Berisha nuk eshte aq trim.Ai bie ne qofte se goditjet vijne nga te gjitha drejtimet dhe unike,ashtu sic godet edhe ai ne te gjitha drejtimet dhe i corodit kundreshtaret!

  9. huri says:

    Ai gardistet i do si mjet kembimi,se e di mire qe do kete negociata te ndermjetsuara ,me pranine europiane.Ai shpreson se do te kete nje restorant Krokodil te dyte,ku te zvarge pafundesisht bisedimet.Mendja e tij ,deri sa njehere kaloi miu neper mustaqe,perse te mos kaloje gjithmone?Nuk arrin ta kuptoje se ia kane futur te dyja kembet ne nje kepuce.O Sal Palla!Me duket se kesaj here nuk ka zot qe te shpeton…

  10. saimir says:

    Te dashur komentues,marrja ne pyetje e gjeneraleve te Sali Berishes eshte nje loje e cila kerkon te testoje indinjaten e popullit kundra ketij puçisti qe e ka emrin Sali.E thene me ndryshe ç’fare bene prekuroria e pergjitheshme me gardistin tjeter “Meta”?Perse hesht ,apo mungojne provat!Kush i pengon apo “ekspertet po vijne nje e n ga nje”!Imagjinoni per nje vit qeverisje te fenomenit Sali,sa eksperte i nevojiten keta jo per te na vertetuar 7 % e Ilir Meteve,as per te na vertetuar se kush i vrau 3 te ndjeret qe ishin te piketuar per tu qelluar nga kalibri 9.Jam i mendimit qe thirrja e tyre do te kerkoje te mbylli gojen e popullit ,me pretekstin e njohur e bajat”Lereni drejtesine te thote fjalen e vet”.!

  11. ...question says:

    … vertet gardistet mund te arrestohen,….dhe me pas do te filloj “seriali ri i soupoperas” televizive
    Gerdeci 2, ….. me justifikimin e tipit ” qelluam ne ajer por beri rigoshet plumbi” drejtesia ne Shqiperi eshte e marre fund me kohe. Besoj qe edhe per gjykimin e gardisteve do ti bjere shorti per tu gjykuar nga Fatmira Hajdari!!!

  12. Patriot Kodra says:

    Ah !!!!! Sikur te isha gardist ate dite !!!!!!! Do ti jepja godines se Kryeministrise Shqipetare autoritetin e White House.Pyesni se sa afer demonstruesit munde ti afrohen :The White House ! Pyesni se cfar u ndodh atyre “demonstrueseve ” nese hapin me dhune portat e White House !
    Do ti beja ato demonstruesit qe erdhen me instruksione nga Greqia te mos e kthenin koken mbrapa deri tek Ura e Beshirit. Shajne Salen hipokritet. Sala i ka ndihmuar me shume kto armiq te kombit shqipetare se ne te persekutuareve.

    1. AlbinoBlackSheep says:

      Erdhe prape ti o papagalli i Sales. Ke te drejte qe flet se ne 1998 ju lame te digjni kryeministrine,merrni peng Parlamentin e TVSH pa vene dore mbi protestuesit, dhe sot vini e na beni moral e na predikoni si mbrohen institucionet.O hipokrit po a di ti more mish me dy sy se Sala ka qene sekretari i PPSH prane spitalit te Tiranes.Nqs ti ke qene i persekutuar ka shume mundesi qe nje nga ata qe te persekutoi eshte Sali Rame Berisha. Kete punen e Greqise ta thashe edhe dje o trung .Sala i fali detin Jon Greqise e ti akuzon protestuesit se jane greker.Ti duhesh persekutuar se ke mungese totale te llogjikes.

  13. endri says:

    Berisha ka lajthit…. Burime te aferta me te thon qe po ka frike mos thika qe po pret buken ke shpia mund te jete me helm

  14. xenilirise says:

    “E ftova ndrikullën të hetonte. Miqtë ndërkombëtarë e kuptuan se çfarë fshihej pas urdhër-arresteve për zinxhirin e gardës kombëtare. Pas një angazhimi shumë të fortë, pardje pasdite arritën një marrëveshje, që secili nga oficerët e gardës të paraqitej para prokurorit, ku të bëhej deklarata dhe të anulohej
    urdhër-arresti”. Deklaroi Kryeministri ne detyre. Natyrshem ne vdektareve te zakoneshem na lindin disa pyetje:
    1-Cilet jane keta “miqte”, nderkombetare, qe kuptuan “komplotin” dhe u angazhuan fuqishem per kompromis? Ka emra te ketyre miqve ky burri apo jane si “Bekimja”?
    2-Cilet jane keta “miqte” nderkombetare, qe negociojne “kompromisin per zbatimin e ligjit, ne vend te zbatimit pa kompromis te ligjit, qe rendom e keshillojne si shtylle te shtetit ligjor?
    3-A ka ndonje prononcim Ambasadori Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per kete “kompromis” ne kurriz te ligjit, per mos arrestimin e personave pergjegjes, sipas Prokurorise” per EKZEKUTIMET e 21 Janarit, pasi Berisha e beri kete deklarate, pas takimit me te, por nje media raporton se ne Drejtorine e Policise Tirane, ne momentin kur do behej ndalimi i 6 gardisteve, ka qene edhe nje perfaqsues i Ambasades USA?
    4-A qendron ky Ambasador vleresimeve dhe mbeshtetjes qe i dha Prokurores se Pergjitheshme, tani qe Berisha e cilesoi “kryendrikull te puçit” dhe “lavire bulevardi”?
    Vertetesine e ketij “grushti shteti” kunder Prokurorise, tani mund ta zbuloje vetem Ambasada Amerikane, pasi Berisha e hodhi dorashken: “Prokuroia shkeli KOMROMOSIN qe gatuan nderkombetaret”
    Zoti Arvizu, i detyrohet se paku nje pergjigje popullit shqiptar, te cilin thote se “e do shume”!!!!!

  15. rrapi-i-treshit says:

    lesht ka dorezu
    Bravo prokurori SOKOL MALAJ sa i pa me uniforme dhe kobure nuk i mori ne pyetje dhe iku

Comments are closed.

Lini një Përgjigje