Zbardhet skandali i kryeministrit Sali Berisha. Kreu i qeverisë justifikoi urdhër-arrestet e Prokurorisë së Përgjithshme për 6 drejtues të Gardës të dyshuar për vrasjen e 3 civilëve protestues, duke u shprehur në një mbledhje qeverie dhe parlament se kishte një lapsus.
Konfirmoi bisedën e kryeprokurores Ina Rama me kryepolicin Hysni Burgaj, ku ky i fundit i kishte thënë se ka lapsus tek emri i komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. Prokuroria kishte shkruar se kërkohej ndalimi për efekt hetimesh i Komandantit të Gardës Ndre Prendi. Pra jo Ndrea, por Ndre Prendi. Deri këtu gjithçka shkon mirë dhe kryeministri e kryepolici kanë të drejtë sepse urdhër ndalimi duhet përsëritur nga ana ligjore, por jo teknike, sepse mbetet sërish i zbatueshëm nëse policia do. Por ajo që përbën skandal është se kreu i qeverisë nuk i ka shqyrtuar mirë vendimet e gjykatave apo sugjerimet e institucioneve të pavarura. Më poshtë agjencia Ama Neës po ju servir një dokument. Ndre Prendi ka qenë shoqëruesi i ish-Presidentit Sali Berisha deri në vitin 1997 dhe pak më pas kur ishte lider i opozitës. Por kjo pak rëndësi. Pasi qeveria e djathtë ra në 1997, Prendi u largua nga Garda e Republikës. Komandanti aktual, me gradën gjeneral i drejtohet Gjykatës së Tiranës me padi civile, se shkarkimi ishte i padrejtë. Pas disa vitesh gjykimi fiton të drejtën e dëmshpërblimit, pra pagesës së rrogës. Ky vendim nuk ekzekutohet deri në vitin 2004, kur Prendi ankohet tek Avokati i Popullit. Në vendimin e gjykatës dhe në kërkesën që i bën Avokatit të opullit, emri i tij figuron Ndre dhe jo Ndrea. Pra edhe të drejtën e ka fituar me emrin Ndre Prendi. Emir Dobjani i shkruan dy ish-ministrave të Rendit, Stefan Çipa më 2003 dhe Igli Toska më 2004 që të zbatohet vendimi i gjykatës për Ndre Prendin dhe jo Ndrea Prendi. Pra ligjërisht dhe me dokumentacione deri në vitin 2004 bëhet fjalë për një ish-gardist të quajtur Ndre Prendi, që dhe dëmshpërblimin e ka marrë si i tillë në të drejtën që ka gjetur te institucionet e pavarura. Ai nuk i është drejtuar Avokatit të Popullit si Ndrea, por si Ndre dhe po kështu gjykatës. Më poshtë pjesë e rekomandimit zyrtar të Avokatit të Popullit.
Lenda: Kerkohet nderhyrja Juaj per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore ne favor te ish punonjesve te M.R.Publik dhe te Policise nga Ministria e Rendit Publik dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit.
Drejtuar: Kryeministrit te Republikes se Shqiperise
Z. Fatos NANO
Per dijeni: Kuvendit te Shqiperise
Kryetarit te Komisionit Parlamentar
per Rendin dhe SHISH-in
Z. Neritan CEKA
Disa prej rasteve te pershkruara me siper mund te permendim:
1. Rekomandimin per ekzekutimin e vendimit Nr. 3681, date 21.11.2000, te Gjykates se Rrethit Tirane ne favor te z. Ndre Prendi, ish oficer i Gardes se Republikes. Rekomandimi i eshte bere ish Ministrit te Rendit Publik z. Çipa me date 04.03.2003 dhe
perseritur Ministrit te Rendit Publik z. Toska me date 07.01.2004.
Nr. K2/R23-8 Prot. Tiranë, më 19/07/2004
Nr. Dok. 200301102/8
AMA-News
Comments are closed.
Puçistet Sali tashme dihet nga te gjithe qe kane transformuar historine,emrat,etj.Keta fenomene qe mbajne peng sot e 20 vjete kete vend tregojne qartazi se e kan vjedhur e keqperdorur kete vend sikur ta kene prone te trasheguar nga baballaret e tyre .Ky eshte realiteti shqiptar sot ,kjo eshte banda qe vjedh,vret,perdhos,e mban peng nje popull te tere.