Megjithë situatën tepër të rënduar politike në Shqipëri, vetëm një eurodeputet, socialdemokrati rumun Viktor Bostinaru, nga dhjetëra të pranishëm në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian, pyeti komisionerin Shtefan Fyle mbi situatën aktuale në vend, cfarë duhej bërë për të shmangur një situatë edhe më shpërthyese, sipas tij, dhe cfarë do të ndodhë nëse palet nuk arrijnë në një zgjidhje.
Fyle u pergjigj fillimisht me një këshillë për liderët politikë në vend. “Unë shpresoj që udhëheqësit e të dy krahëveë do të kuptonin pasojat, nëse ata do të vazhdojnë të sillen rreth kësaj orbite. Ata duhet ta kishin kuptuar se ajo që po ndodh tani shkon në të vërtetë në kurriz të Shqipërisë dhe në kurriz të interesave të shqiptarëve”, deklaroi Fyle.
Komisioneri rrëfeu se disa ditë para demonstratës, ai i kishte dërguar një letër qeverisë shqiptare për reformat, ngërcin politik dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale, letër në të cilën ai vetë ofronte sërish ndihmë për negociata si ato te “Krokodili” në Strasburg, nëse do të ishte nevoja.
“Ne patëm nisur një letër disa ditë para kësaj demonstrate, ku për fat të keq njerëzit u vranë jashtë dyerve. Këtë leter ia drejtuam qeverisë dhe aty ngrinim cështjet që qendrojnë që prej raportit të fundit të progresit mbi zgjerimin, duke theksuar se duhen bërë të gjitha përpjekjet për adresimin e sfidave përpara zgjedhjeve lokale të majit, një palë tjetër zgjedhjesh këto që po afrohen. Dhe pika e tretë ishte ritheksimi se pa zgjidhje reale të ngërcit politik do ishte shumë e vështirë që të arrihej ndonjëfarë progresi, përsa i takon perspektivës evropiane. Por cfarë është më e rëndë akoma është se e gjithë kjo po sjell pasoja për jetën e njerëzve në Shqipëri”, pohoi Fyle.
“E madje, unë shkova dhe përtej linjës sime tradicionale, kur në letër iu referova darkës së famshme te “Krokodili” vitin e kaluar dhe theksova, se ne jemi në kontakt me të dy liderët e shquar të familjeve kryesore politike në Parlamentin Europian dhe ofrojmë gatishmërinë tonë të vazhdueshme për të ndihmuar, në rast se të dy liderët shqiptarë do të dëshironin sërish angazhimin tonë, e nese ata vetë nuk do të ishin të aftë të kapercenin pjesën e fundit të rrugës në kërkimin e një zgjidhjeje politike”, theksoi ai.
Pas shpjegimit të këtij mesazhi drejtuar kryeministrit Berisha tre ditë para demonstratës së 21 janarit, komisioneri për Zgjerimin theksoi se në këtë moment duhet mbështetur ndërmjetësuesi i BE-së Miroslav Lajcak, ndërsa sipas tij ndërkombëtaret duhet të unifikojnë mesazhet që i dërgojnë Shqipërisë.
“Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme në këtë moment, është që Miroslav Lajcak ka mbështetjen pa rezerva të të gjitha institucioneve europiane, si i dërguari special atje i Catherine Ashton. Por unë kam biseduar dhe me institucione të tjera, fola me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës, me kabinetin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, si dhe me vende apo shtete të tjera të rëndësishme apo dhe me organizma të tjerë sic është OSBE, pasi të gjithë ne nevojitet që të jemi të bashkuar përsa i takon mesazheve që duam të përcjellim”, tha më tej Fyle.
Komisioni Europian i ka kërkuar qëverisë edhe një plan aksioni të detajuar mbi 12 prioritetet kyce që përmenden në opinionin mbi Shqipërinë.
Burime konfidenciale treguan për TCH se ky dokument pritej të dorezohej këto ditë, meqenëse pala shqiptare kishte premtuar që në dhjetor dërgimin e tij në fund të muajit janar, ose në fillim të muajit shkurt.
Comments are closed.
Mashtrues!
Ginjeshtar!
Pucist! Mik i Edvin Kristaq Rames dhe asaj……kryeprokurores…qe vec e tille nuk mund te jete..!!!
Te pres ne Tirane! Ta shohesh po s’te futen brenda! Pucist!
Ke genjen ti,…more?!
As kemi pare dhe as kemi degjuar te kesh derguar leter..dhe kush? Ti!
Pucist!
Me Fylen e ke more i mete? Atij i thua ti pucist? Epo deri ketu nuk kisha menduar se do te arrinit. Sa shume qeliza gomari paska shperndare Sal-iu?
Me cilin flet o zoti Fyle. Berisha i di shume mire zgjidhjet po nuk ha pyka nga kjo ane sepse ndryshe duhet qe ai dhe ilirckat dhe lulrat e tij te tregojne xhepat. E kjo eshte me keq se vdekja per ta. Vetem qendrimi i forte, i drejtperdrejte dhe jo me dykuptime i nderkombetareve si dhe nje siguri per te ardhurat e familjes se tij mund ta bindin qe te hiqet menjane e ta lere popullin me ne fund te qete.
Kush e sponsorizoi Sali Berishen ne 1991 te merrte kreun e PD-se, nga nje ish komunist fanatike dhe kriminel(pergjigjja eshte -Europa), kush e mbrojti kete kerme me 1997 pasi vrau mbi 3500 shqiptare (pergjigjja eshte europa), kush e toleroi kete Gje te gjalle ne grushtin e shtetit me 1998(pergjigjja eshte -europa), kush lejoi qe ky antishqipater te votonte kunder kushtetutes me 1999(pergjigjja eshte perseri europa), kush e perkrahu kete antishqiptar te lobonte kunder Ibrahim Rugoves dhe Rambujese(sigurisht europa, por edhe grekerit, serbet dhe arabet), kush i beri presion PS-se se atehershme te lejonte presidentin konsensual (sigurisht qe vetem europa), kush e sponsorizoi ate me miliona dollare te fitonte zgjedhjet e 2005-es (ketu jane serbet me Fazllicin, mafia arabe e talebane, shteti grek), kush njohu si te ligjshme qeverine e 2009 pas manipulimit me te dokumentuar te zgjedhjeve (te gjithe, arab, grek, serb, rus dhe sigurisht europa), kush ia mbylli dy here gojen me mashtrime opozites per trasparencen e zgjedhjeve(sigurisht qe europa me takimin e “Krokodilit”)
Pra Europe e dashur dhe plake! Sali Berisha eshte beniamini yt por jo i joni, nuk e mbron dot me me asnje lloj hileje dhe marreveshjeje, ne do ta shkullim me rrenje berishizmin e importuar nga jashte si te kundert me cdo lloj tradite, zakoni dhe doku shqiptar. Europa po bredh gjithe keto dite jo per te zgjidhur krizen se ajo ka 6 vite qe gelon, por per te gjetur nje beniamin te ri antishqiptar.
Respekt per Z. Rama, pavaresisht rezervave qe kam dhe kemi per te, qe nuk pranoi urdhera qesharak te diplomateve komedian europian per mosdaljen ne 28 janar. Ky eshte sinjal i qarte qe Rama po zgjedhe te jete me popullin dhe jo me me klasen e kalbur politike te majte apo te djathte. Ndaj u acaruan diplomatet e huaj dhe po rreshtohen rreth fanarit te fundit te tyre ne Shqiperi, por nuk do ta kene te gjate as me Sali Berishen e as me ndonje politikan te seres se tij. Europa do na respektoj ne si popull ne radhe te pare, te respektoje te drejten tone per te votuar si kudo ne europe, pa hilera te ulta alla berishe. Ne sot i terguam europes plake se jemi popull i qyteteruar dhe me sovranitet e te drejta te barabarta si dhe ata. Ishte nje mesim i mire qe u japim atyre vertet sepse deri tani ata palaco politikanesh qe na kane perfaqesuar kane qene me nivel aq te ulet civilizues, kulturor dhe qytetar sa europa ka identifikuar qytetarine shqipatr me keta injorant politikane.
O arsen ke jetuar ne shqipri ne shtator te 98-se? Po ke jetuar krahasoje me 21 janarin edhe po mendon akoma qe 21 janari eshte nje soj Si 18 shtatori i 98-se je me teremend injorant, ose thithe gjirin e Sali debilit.
Ledian,Arseni nuk eshte ai qe ti mendon gabimisht…
Ne letersi ka dhe sarkazem…
Keshtu i thone…