“La Repubblica”: Opozita e fitoi betejën e saj

29 Janar 2011, 09:58Politika TEMA
“La Repubblica”: Opozita e fitoi betejën e saj

Nga Daniele Mastrogiacomo

Opozita socialiste fiton betejën e saj në Shqipëri dhe dominon skenën politike, duke nxjerrë në shesh rreth 100 mijë persona, në një manifestim paqësor, kompakt dhe të heshtur. Edhe frikërat e  vigjilies, që shtynin policinë të paralajmëronte për incidente, u përgënjeshtruan. Për disa orë me radhë, pjesa e vendit që kundërshton politikat ekonomike dhe sociale të kryeministrit Sali Berisha, u soll vërdallë rreth një duzine të afërmish të viktimave, të vrarë nga ushtarët e Gardës së Republikës më 21 janar, gjatë përplasjeve të dhunshme midis manifestuesve dhe demonstruesve.

Të përfshirë nga një heshtje plot tension, por mbi të gjitha nga dhimbja, një turmë grash dhe burrash, pleq dhe fëmijësh, ishte mbledhur para selisë së Partisë Socialiste. Atyre u janë shpërndarë lule dhe qirinj, bashkë me shirita të zinj, që njerëzit i kanë vendosur në krah. Në tingujt e Requim të Moxartit, kortezhi lëvizi në qetësinë më të plotë. Nuk kishte parruga, shënime dhe flamuj. Vetëm fotot e tre viktimave-tre burrave- që mbaheshin në krah nga dy vajza dhe një djalë. Prapa, duke formuar një gjarpërim të gjatë, ndiqnin parlamentarët e opozitës, artisë, aktorë, regjizorë, intelektualë, militantë, qytetarë të thjeshtë. Për të nderuar tre viktimat ndaloi e gjithë Tirana. Dyqante mbyllën qepenat, trafiku u zhduk; njerëzit që ndenjën në shtëpi nga frika e përplasjeve, vëzhgonin të emocionuar nga dritarja. Pavarësisht nga një shi i bezdisshëm dhe një i ftohtë i hidhur, shqiptarët nuk deshën të hiqnin dorë nga ajo që e konsideronin, përtej bindjeve politike, ditën e tyre: një provë e madhe force, që reflektonte një krizë të provokuar nga një paralizë politike prej 18 muajsh.

Edi Rama, lideri i Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku i Tiranës, mori pjesë në kortezh në momentin më delikat: kalimin pak metra larg pallatit të kryeministrit, që mbrohej nga dy mijë policë të veshur për trazira, ushtarëve të Gardës së Republikës, telave me gjemba dhe snajperëve të vendosur në ndërtesat ngjitur. Turma qëndroi gjatë në vendin ku u vranë tre personat, duke vendosur lule dhe qirinj.

Sali Berisha zgjodhi heshtjen. Ka ndjekur manifestimin e transmetuar nga televizionet nga studio e tij që ndodhet në katin e dytë, në pallatin që kishte shpëtuar për pak nga masa e manifestuesve. Nuk kishte ulërima, reagime inati, , gjeste instiktive, që mund të provokonin reagimin e policisë dhe ushtrisë. Opozita tregoi një maturi politike ndodhta në momentin e vet më të vështirë. Mbajti tubimin, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të hequr dorë, duke u propozuar si udhëheqësja e re e vendit.

Përfshirë nga muzika prekëse që bëhej në përkujtim të viktimave, njerëzit kanë prekur, puthur, përshëndetur fotot e viktimave dhe u përfshi nga një përqafim i madh virtual. Por ishte vetëm një nga fazat e një beteje që do të vazhdojë në ditët në vijim. Janë tre të vdekur dhe kërkohet drejtësi. Është një hetim për të përcaktuar përgjegjësinë e të shtënave, janë 6 manadte arresti për drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës për t’u ekzekutuar. Ka një milionë të papunë të përfshirë nga varfëria, që besojnë tek një qeveri e votuar nga mazhoranca, por që tani mbështetet vetëm nga pakica e shqiptarëve.

4 komente në ““La Repubblica”: Opozita e fitoi betejën e saj”

  1. ben says:

    Policia tha ne nje koment te sajin se ishin 6000 njerez. Nuk kane turp fare.

    1. bbb says:

      6000 puciste!!!

  2. dymi says:

    Nuk kuptojne se duke genjyer keshtu i bejne dem vetes. Njerezit e pane vete demostraten. Me kujtohet ajo cka me tregonte nje ish ilegal i Luftes N Cl qe gjate luftes punonte topograf ne gazeten Bashkimi ku botohej Buletini i Luftes se Komandes gjermane. Kur ne buletinin qe na vinte thuhej se forcat gjermane ne frontin e Stalingradit kane rrezuar 50 aeroplane ne shifres i shtonim edhe kater zero te tjera. Kur e mernin te nesermen njerezit gazeten shikonin se gjermanet paskan rezuar 500000 aeroplane dhe qeshnin me kete budallallek. Keshtu bejne edhe gjoja gazetaret qe i sherbejne me zell te tepruar qeverise. Njerezit e pane me syte e tyre Bulevardin te mbushur plot, ndersa qeveria e sherbetoret e saj thone se ishin vetem 6000 vete dhe se elektorati nuk e mbeshteti P S- ne. Po mbeshtetesit qe ishin aty c’thone? Vazhdoni keshtu se do te shikoni se ku do te mbrini. Nuk thote kot populli qe qenit kur i vjen ngordhja vete ben shurren ne dere te xhamise.

  3. rrapi-i-treshit says:

    aq ishin vetem ne nje kuadrat atje s`kishe ku te hidje kokren e molles

Comments are closed.

Lini një Përgjigje