Rama: SHBA dhe perëndimi mos të lejojnë gjëra që nuk do i toleronin në vendet e tyre

28 Janar 2011, 16:50Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka folur pas demonstratës-homazh të zhvilluar për vrasjen e tre demonstruesve më 21 janar. Rama i ka bërë apel SHBA-së dhe vendeve perëndimore, që mos të lejojnë të ndodhin gjëra që në vendet e tyre nuk do t’i toleronin.

Ajo që ju patë sot ishte Shqipëria e njerëzve të zakonshëm. Këtu nuk ka dy parti që luftojnë për pushtet, por një parti që ka përdorur pushtetin për të vjedhur votat. Ky pushtet ka vrarë njerëz të pafajshëm. Unë i kërkoj botës demokratike që të rishikojë marrëdhëniet me këtë regjim. Unë kërkoj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të lejojnë në këtë vend gjëra që nuk do t’i lejonin në asnjë mënyrë në shtetet e tyre. Ne nuk mund ta pranojmë rikthimin e regjimit të frikës.

6 komente në “Rama: SHBA dhe perëndimi mos të lejojnë gjëra që nuk do i toleronin në vendet e tyre”

  1. Ermal says:

    Fjale te verteta, i tregoi ambasadorit te ri amerikan se kush jane burra te vertete shteti.

  2. saimir says:

    Z.Rama Ju se bashku me ne sot(popullin) i treguam makines Berishjane e “miqeve te tij” se ka vdekur 1990 kur ne na shikonin si njerez me bisht e ne i shikonim keta miq qe mbajne prej mese 20 vjete kriminelet ne pushtet si Ufo!

  3. AlbinoBlackSheep says:

    Me miliardat qe Sala ka vjedhur nga ky popull eshte e llogjikshme se dicka e shpenzon te loboje ne Amerike dhe ne Evrope per te blere mbeshtetje.Prandaj Edi mos prit qe keta byrokrate te thone qe Sala e ka gabim apo eshte pergjegjes per kete apo per ate gje.Ata do te bejne politiken qe u intereson per momentin vendeve qe perfaqsojne.Por do jete e veshtire te vihen kunder vullnetit te popullit nqs vazhdojme keshtu derisa te paralizojme shtetin anti-shqiptar te Berishes.

  4. Epirioti says:

    Pergezime me ne fund qe Z. Rama foli me gjuhen e popullit dhe jo te politikaneve. Pavaresisht rezervave te madhe qe kam per te e falenderoj nga zemra qe me ne fund hodhi dorashken ndaj politikes se vjeter PD e PS si dhe ndaj diplomateve te huaj, per tu treguar se si gjithmone ky vend ka zot, dhe zoti eshte populli shqiptar. Te uroj te vazhdosh ne kete linje dhe populli do te pranoj te rrish mes tij dhe te punosh per te.

  5. bbb says:

    Nuk ishte budall Enveri( megjithse ishte diktator i eger) qe nuk lejonte ambasade amerikane ne Shqiperi. Kete duhet kemi burreri ta pranojme. Sa hyn ne loje ambasada amerikane ne loje, e keqja dhe krimi ringjallen. Erdhen amerikanet per te hetuar Gerdecin dhe hic, erdhen per Trebicken dhe po hic…duket skenar i perserithsme. Duket hapur se amerkanet jane bere njesh me Salen, me vrasjet dhe korrupsionin qeveritar. Mjere Shqiperi e gjore.

  6. Falcon says:

    keshtu flasin burrat shqiptar Edi! lere prostituten berisha te lepihet .. e ka kot. qeveria amerikane e di kush eshte Sali Berisha shume kohe me perpara ..me perpara se mendon berisha dhe ne momentin e duhur do haje telin,por eshte detyra e shqiptarve te fillojne te kerkojne largimin dhe denimin e ketij anti shqiptari te ndyre

Comments are closed.

Lini një Përgjigje