Rama: 200 mijë qytetarë, mesazh të qartë botës

28 Janar 2011, 21:57Politika TEMA

Edi Rama e ka quajtur tubimin e djeshëm si një shprehje të qartë të asaj çfarë kërkon populli dhe si një mesazh për ndërkombëtarët. Ai doli para medieve pak orë pas përfundimit të demonstratës homazh në nder të viktimave të 21 Janarit, ku nuk hezitoi që tu përgjigjet në anglisht dhe italisht medieve të huaja të akredituara në Tiranë këto ditë, pavarësisht se e pati vështirë të shprehë në këtë gjuhem epitetet që ai përdor për qeverinë aktuale, si “pushteti i matrapazllëkut e kusarllëk”. Ndërsa e konsideroi demonstratën e djeshme si një mesazh dhënë njëzëri nga populli shqiptar, kryesocialisti u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mos tolerojnë, siç tha ai, gjërat që nuk i tolerojnë në vendet e tyre. “Sot 200 mijë qytetarë ishin në një demonstratë homazh që ishte mesazh i një populli që u bashkua dhe foli me të njëjtin zë, në një vend ku zëri i individëve mbytet ditë pas dite nga dhuna e ushtruar” tha Rama. Duke folur në dy gjuhë, Rama tha se Shqipëria është kthyer në vendin ku populli nuk është i lirë të zgjedhë, ndërsa theksoi se situata e krijuar nuk është një luftë për pushtet, por një nevojë e shqiptareve për të thënë se nuk pranon kërcënimin nga terrori i pushtetit. “Sikur kjo të ishte një luftë për pushtet, sot nuk do të kishte 200 mijë qytetarë në nderim të viktimave. Këto homazhe bëhen kur populli ka diçka të madhe për të thënë njëzëri.” u shpreh Rama.

I pyetur lidhur me vendimet e opozitës për ditët në vazhdim, Rama u shpreh i bindur se ajo që është e sigurt mbetet vazhdimi i protestave në të gjithë vendin, deri në përmbushjen e qëllimeve të tyre, “për tu rikthyer shqiptarëve shtetin ligjor”. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, kryetari i opozitës theksoi se pas ngjarjeve të 21 janarit, opozita është më bindur se kurrë, se në situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, nuk do të mund të bëhen zgjedhje të tjera. Rama thekoi se opozita nuk ka hezituar kurrë dialogun me mazhorancën, duke konfirmuar pjesëmarrjen e saj në parlament në ditët në vazhdim. “Përpjekja jonë nuk është një luftë për të asgjësuar palën tjetër, por është për t’i dhënë një mundësi të re Shqipërisë, duke krijuar kushtet që të gjitha palët të jenë të barabartë përpara Kushtetutës dhe ligjit. Pushteti aktual e ka harruar se përballë ka shqiptarë dhe arrin ti vrasë ata në mes të bulevardit. Asnjëherë nuk kemi hezituar për dialog. Do të jemi në parlament për të çuar përpara atë që kemi nisur.” vazhdoi më tej Rama.

Deklarata e kreut të opozitës dje pas tubimit-homazh

“Kjo është Shqipëria e njerëzve të zakonshëm që nuk lejohen të marrin frymë lirisht nën një regjim fashist, të kalbur nga korrupsioni, që mbrohet me pushkët e Gardës Republikane. Kjo është Shqipëria që sot i’u lut botës të shohë përtej klisheve bajate të progresit në letër dhe të kuptojë se këtu nuk ka dy parti që luftojnë për pushtet, po ka një pushtet që ka vjedhur votat për të vjedhur Shqipërinë dhe një popull që nuk lejohet të zgjedhë lirisht. Dhe së fundi ky pushtet ka vrarë për të vendosur në mes të Evropës, një synim fashist në emër të stabilitetit, të anëtarësisë në NATO, të integrimit në BE. Kjo është Shqipëria e tre burrave të papunë, baballarëve të 6 fëmijëve të mbetur jetimë, njerëz të zakonshëm të këtij vendi që u vranë me armë zjarri në një demonstratë të provokuar qëllimisht nga regjimi, për të justifikuar vendosjen e sistemit të dhunës e të frikës me alibinë e një puci in-ekzistent. Në emër të kësaj Shqipërie unë i kërkoj botës demokratike të rishohë raportet e veta me këtë regjim, të cilin ne nuk do ta tolerojmë në përpjekjet e dhunshme për të rikthyer në këtë vend pushtetin e frikës, cilido qoftë çmimi i rezistencës sonë paqësore, sepse kurrë nuk mund të pranojmë rënien përsëri në natën e errët e partisë shtet e të shtetit parti. Në emër të kësaj Shqipërie unë i kërkoj SHBA dhe BE të mos tolerojnë më tej në këtë vend gjëra që nuk i tolerojnë në vendet e tyre, të mos zgjedhin stabilitetin pa shtet ligjor në vend të demokracisë funksionale. Në emër të kësaj Shqipërie unë ju falënderoj të gjithëve ju, lajmësit e botës së lirë, për praninë e paçmueshme në këtë moment kaq dramatik për vendin tonë dhe ju lutem shumë ta ndihmoni popullin tim duke dëshmuar të vërtetën kumbuese të homazheve të sotme. Sikur kjo të ishte një luftë për pushtet apo tragjedia që ju ka sjellë këtu të ishte një përplasje mes dy forcash të dhunshme, sot s’do kishte 200 mijë qytetarë në nderim të viktimave. Ashtu sikundër s’do kishte kurrë homazhe të tilla gjigande në një vend ku demokracia funksionon, sepse këto homazhe populli mund t’i bëjë vetëm kur ka diçka të madhe për të thënë njëzëri, aty ku zëri i secilit mbytet nga dhuna e përditshme e pushtetit të korrupsionit e të frikës, nga terrori, nga mafia, nga liri e të drejta të kërcënuara. 200 mijë qytetarë në homazhet e sotme janë Shqipëria që s’mund t’i nënshtrohet statukuosë së shtetit të kapur, të korrupsionit galopant, të logjikës se të dyja palët janë njësoj fajtore, për gjithçka, deri edhe kur vriten me pushkët e Gardës Republikane nga qeveria shqiptare të pafajshëm. Kjo që patë sot është Shqipëria që s’mund ta pranojë kurrë rikthimin në regjimin e frikës, ashtu siç nuk mund të pranonte assesi simetrinë e pakuptimtë në të cilën u vendosën, në emër të stabilitetit a të qetësimit të gjakrave edhe manifestimi i homazheve për ata që u vranë edhe manifestimi i fitores të atyre që vranë”.

Dëshiroj me gjithë shpirt që sot, miq të dashur dhe partnerët e respektuar të Shqipërisë, ta kuptojnë se për popullin shqiptarë anulimi i këtyre homazheve ishte dorëzimi përpara fantazmës së asaj frike të dhunshme, e cila për gjysmë shekulli e bëri Shqipërinë regjimin më brutal komunist në Europë dhe që në këto 20 vjet demokracie jofunksionale është kthyer e rikthyer kërcënueshëm si alternativa shtetit ligjor.

I kam mirëkuptuar të gjithë ata deri dje, sot uroj me shpirt që të më mirëkuptojnë ata mua që nuk anulova këtë manifestim.

6 komente në “Rama: 200 mijë qytetarë, mesazh të qartë botës”

  1. hysni dajaku says:

    Bravo te qofte Edi Rama,,je ne rrugen e se drejtes,vazhdo me durim deri ne cmontimin paqesor te kesaj pseudo-demokracie

  2. Frederik says:

    Vetem keshtu dhe vetem keshtu ne perballje te barabarte me cilindo faktor te jashtem qe ndikon ne mbajtjen ne kembe te regjimit berishian , do te jete rruga e lirise ndaj bandes ne pushtet dhe fitimit te dinjitetit ndaj ambasadave te huaja te cilat bejne rolin e tutorit, duke na lene te digjemi brenda.

  3. AlbinoBlackSheep says:

    Fjalim i mire Edi por gjeja me e veshtire nuk do jete rrezimi i Sales,por rindertimi i shtetit serioz. Mentaliteti konfliktual,klanor, dhe korrupsioni qe ka mbjelle Berisha dhe Nano jane gjeja me e frikshme qe ka shoqeria jone.

    1. arsen says:

      Ke shume te drejte Z Albino!
      Mungesa e shtetit dhe mosvenia ne funksionim ME DASHJEN E SHTETIT, te ligjeve ekonomike baze, do bejne qe shume BISNESMENE INFORMALE, ti kthehen kundra EDHE QEVERISE ME LIBERALE.
      Me thuaj zotrote! Ne nje rruge 500 m te gjate, ka 5 farmaci. Si ka mundesi? Si ia paguajne keto, taksat shtetit? Ose vjedhin, ose cmimet jane absurde, ose japin ryshfet!
      Prandaj them se ke plotesisht te drejte kur shprehesh si me siper.
      QEVERISE SE RE I DEL DETYRE TE NDERTOJE STARTEGJINE E ZHVILLIMIT (edhe me plane 5 vjecare, se nuk eshte koha e Enverit) DHE ME PAS T’IA SQAROJE MIRE POPULLIT SE CFARE DUHET BERE!
      Ndryshe nje nder faktet reale eshte Greqia. Por mos haroni se ata kane mbi 30 vjet ne ekonomi tregu dhe 2000 vjet ne demokraci

  4. paolo says:

    Avash o Edi se na mallengjeve me ato lot fallco si te krokodilit!

  5. VL says:

    Po po se e can shume koken Edi Rama per te vraret. Gjynah qe perdorin popullin per te marre
    nje karrige. Nga e gjithe kjo, vetem populli vuan po ca ti besh qe jemi injorante ne dhe ndjekim si bagetia ndac Ramen e ndac Berishen.

    Edhe ne Amerike thoshin qe i vodhi Bushi votat po nuk pashe njeri te shkonte ne demonstrate e te luftonte me policine. NQS, partia socialiste do vertet te miren e popullit, te shkoje ne parlament dhe to votoje per ligjet e ktij populli, te futet ne votim ne maj e pastaje ti fitoje votat ne zhjedhjet e tjera. Po kta jane plehra, se bejne per popullin e bejne per veten e tyre se e duan karrigen tani. Nuk e kuptojne se keto protesta, keto trubullira do shkaktojne edhe me varferi ne shqiperi se turizm sdo kete fare, investimet do largohen dhe populli do ngelet me gisht ne goje se Edi Rama me Saliun nuk vuan.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje