A janë protestat në Egjipt kopjim i protestës së Janarit 2011 në Shqipëri, apo Shqipëria do shkojë drejt kopjimit të Egjiptit? Të dy rastet kanë edhe dallime, edhe mjaft gjëra të përbashkëta.
Ndër gjërat e përbashkëta mund të sillen:
Nga pikëpamja Politike,
• qënien regjim hibrid: të dy vendet kanë elementë të demokracisë, (psh parti, zgjedhje), por ato nuk funksionojnë mbi parimet e ndershmërisë, konkurrencës.
• qënien në pushtet për një kohë të gjatë: 30 vjet Mubaraku, 20 vjet Berisha.
Nga pikëpamja e Qeverisjes
• korrupsion: si Mubarak, si Berisha, akuzohen për të qënit të korruptuara.
• klientelizëm: si Mubarak, si Berisha, shihen si favorizuese të segmenteve të caktuara sociale
Nga pikëpamja e Komunikimit Publik
• përdorim të gjuhës së ashpër kundër opozitës. Si Mubarak, si Berisha, kanë deklaruar se do përdorin gjithë mjetet ndëshkuese në dispozicion (polici, ushtri, gardë) kundër atyre që kërkojnë dorëheqjen e tyre.
• të folurit në emër të rendit, institucioneve, popullit. Si Mubarak, edhe Berisha deklarojnë që në veprimet e tyre, nisen vetëm nga vendosmëria për të mbrojtur rendin, institucionet, popullin.
Nga pikëpamja e Mexhaxhimit/Zgjidhjes së Krizës Politike
• perdorim të aparatit policor dhe forcës. Si Mubarak, edhe Berisha, në vënd të kompromisit politik (që mund të shkonte deri në dorëheqjen e tyre), kanë ndjekur rrugën e forcës dhe përdorimit të aparatit detyrues të shtetit (polici, ushtri, gardë, gaz-lotsjellës). Pëdorimi i forcës ka rezultuar deri tani me 3 të vrarë në Shqipëri, dhjetra në Egjipt.
• fajësim të aktorëve të tjerë. Mubarak ka fajësuar për turbullirat grupe të opozitës, ka izoluar gjithashtu edhe El-Baradein (ka qënë i dërguar i OKB-së në misionin e kontrollit për armë bërthamore në Irak). Berisha ka fajësuar gjithë opozitën, liderin e PS-së Rama, institucionet e Prokurorisë, SHISH, deri edhe Presidentin.
Ndër gjërat e ndryshme mund të sillen:
Nga pikëpamja e Faktorit Ndërkombëtar
• trajtim i ndryshëm nga SHBA. Në rastin e Egjiptit, SHBA-të duket sa kanë marrë hapur anën e protestave; i kanë sugjeruar Mubarakut deri dhënien e dorëheqjes. Prononcimi për situatën ka qënë deri në nivelin e Presidentit Obama. Në rastin e Shqipërisë, SHBA-të duket se vazhdojnë të mbajnë hëpërhë anën e Berishës. Sugjerimet mohojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, i drejtohen më shumë opozitës dhe liderit të saj Rama, mbrojnë përgjithësisht ruajtjen e status-quosë, dhe janë të nivelit të Zëvëndës Ndihmësit të Sekretares së Shtetit. Kjo diferencë në trajtim, sigurisht që të shpie tek pyetja “pse?”, por përgjigja mbetet pjesë e një shkrimi tjetër.
Nga pikëpamja e Modelit Qeverisës
• modele të ndryshme, egjiptiani është Presidencial; shqiptari, parlamentar. Lokusi i pushtetit është i ndryshëm. Në rastin e Egjiptit, pushteti kryesor qëndron tek Presidenti (Mubarak) i cili zgjidhet direkt, ka fuqi të shkarkojë Kryeministrin, shpërndajë parlamentin, thërrasë zgjedhje të reja. Në rastin shqiptar, pushteti kryesor ndahet mes legjislativit dhe egzekutivit, por kur vjen puna se cili prej tyre vendos për shkarkimin e kryeministrit, shpërndarjen e parlamentit, shkuarjen në zgjedhje të reja, është më kompleks. Të treja këto mund të jenë rezultat edhe i kërkesës se legjislativit (partitë/koalicioni kundër kryeministrit kanë më shumë vota se partitë/koalicioni pro kryeministrit), por mund të vijë edhe nga një vendim i vetë kryeministrit (ose i detyruar kur humbet mbështetje brënda partisë/koalicionit që kryeson; ose me dëshirën e tij kur mendon se kushtet janë të favorshme për partinë/koalicionin për të fituar prapë në zgjedhje të parakohshme). Modeli ka rëndësi, pasi fakti se si shpërndahet pushteti dhe autoriteti vendim-marrës, influencon edhe ç’zgjidhje mund të marrin krizat.
Nga pikëpamja e Menaxhimit të Krizave
• taktika/mundësi të ndryshme zgjidhjeje. Në rastin egjiptian, fakti që presidenti ka fuqi të shkarkojë kryeministrin; që nuk është presidenti, por kryeministri që qeveris direkt, i jep mundësi Presidentit të fajësojë e të bëjë kryeministrin përgjegjës për çdo pakënaqësi të grupeve sociale apo popullit. Këtë hapësirë po shfrytëzon Mubarak për të ulur furinë e protestave, për të ruajtur qënien e tij në pushtet. Në rastin shqiptar, fakti që shkarkimi i kryeministrit mbetet në dorë ose të shumicës parlamentare, ose vetë kryeministrit, nuk i jep Berishës mundësi as të fajësojë dikë tjetër dhe nxjerrë veten të larë, as të qetësojë protestuesit. Më e shumta që Berisha mund të bëjë është të gjejë kokë turku ndonjë prej antarëve të kabinetit të tij. Por në të dy rastet, këto kokëturk-bërje, mund të funksiononin nëse pakënaqësia do të ish thjesht e karakterit ekonomik, social. Si në Egjipt, si në Shqipëri, protestat kanë një dimension të fortë karakteri demokratizues që drejtohet kundër dominimit të skenës politike për një kohë të gjatë nga të njëjtët individë (Mubarak, Berisha), si dhe karakterit korruptiv e klientelist të qeverisjes së tyre.
Ç’rrugëzgjidhje do marrin të dy rastet? Kjo mbetet për t’u parë. Ajo që del kryesore për të kuptuar si dinamikat, edhe zgjidhjet e mundshme, është të kuptuarit se cilët faktorë (të brendshëm? ndërkombëtarë?) dhe deri në ç’pikë kanë rol seriozisht influencues në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve; ç’motive qëndrojnë prapa veprimeve të forcave influencuese.
Comments are closed.
Perse Amerika i trembet nje revolucioni demokratik Shqipetar!Te gjithe jemi deshmimtare qe nen driten e diellit regjimi Berishjan vrau me anen e nje shperthimi ne Gerdec prane aeroportit te Rinasit e kerkush nuk i tha nje fjale perkundrazi diplomacia pertej Atlantikut heshti.Perseri ky rregjim Berishjan mbyti nje popull te tere “Bastion i se djathtes Shqipetare” duke e ironizuar kete qytet pas permbytjes se tashme kishte bere realitet endren e shkodraneve per ta bere Shkodren Venecie te Shqiperise e perseri diplomacia pertej Atlantikut jo vetem qe heshti por edhe ambasadori i sapo emeruar na beri prezantimin e tij publik sikur ishte nje njeri qe vinte nga bota e trete e jo nga Amerika duke na thene qe “Jam shume i impresionuar per manaxhimin qe kjo qeveri i ka bere kesaj fatkeqesie”!.Nuk kaluan shume kohe e diplomacia amerikane e mireinformuar per situaten ne shqiperi pozite -opozite lidhur me krizen e thelle per zgjedhjet e 28 qershorit ka deklaruar disa here se ne nuk i njohim kerkesat e opozites jashte institucioneve prej rere te ngritura nga vjedhjet e pazaret 20 vjeçare .Eshte perseri populli shqipetar deshmimtar i deklaratave te pa pergjegjeshme te zv/sek e me pas te sekretares se shtetit Klinton se Shqiperia(qeveria shqipetare ) eshte nje partnere kryesore nderkombetare e Amerikes!E pare ne kete konteks detyrimisht te jepet e drejta te mendosh se ose Qeveria shqipetare ka shkuar kaq large e larte me politiken e jashteme ose politika e jashteme Amerikane ka rene kaq poshte!Thirrjet e njepasnjeshme per te ulur indinjaten e popullit nepermjet “perkrahjes se nje qeverie jo legjitime per popullin e legjitime per diplomacine pertej atlantikut”nuk kane bere gje tjeter veçese kane rritur edhe me teper urrejtjen e popullit per kete qeveri tashme hajdute.Kulmi mbrin deri aty sa qe nr.2 i qeverise Berishjane kapet me bllok ne dore duke blere e shitur Shqiperine e perseri pertej atlantikut vijne mesazhe per qetesi e zgjidhje te problemeve ne institucionet prej rere te ndertuar me mjeshteri per 20 vjete.Thirrjet jo kundra hajduteve por kuder atyre qe kane kapur tashme hajdutet(popullit)behen edhe me te forta kur Dep.Amerikan bene presione te herepashereshme me zv.te zv.te sek.te shtetit Amerikan qe opozita te gjeje rruget institucionale e jo ato te protestave!Lind pyetja;a nuk ka te drejte nje popull te demostroje kur demokracia nuk funksiponon e kur institucionet jane vene ne sherbim te nje personi te vetem!Se fundi ne nje demostrim paqesor (po ti referohemi protestave te dhuneshme ne Europe e me gjere)kryehajduti i nje vendi jep urdher per vrasjen e tre personave te pafajeshem e qe ndoshta ishin bere gati per tu kthyer ne shtepite e tyre pas demostrimit),vetem e vetem per te realizuar nje plan qe nuk e dime se ku e ka gatuar ,per te bere fajtor kryetarin e opozites qe i ka vene gjoksin kesal levizje per demokratizimin e vendit,e ku nepermjet ketij plani te bente zhdukjen e zerit opozitar.Perseri opozita e gjendur perpara nje vrasje makaber e organizuar e dilizhuar nga makina shteterore tashme dhe te dokumentuar edhe me filmim,tentoi te organizonte nje demostrim kunder kesaj qeverie qe perballe te drejtes legjitime per te protestuar nje popull,i ve snaiperat,perseri diplomacia pertej Atlantikut kerkon me ç’do kushte qe ky demostrim te anullohet e paralel me kete arin deri aty sa perfaqesues te kesaj diplomacie Amb.i akredituar ne Shqiperi “Nje urdheruesi per vrasjen e nje populli”e etiketon edhe “Bure shteti”per nje qendrim banal te mbajtur nga ky i fundit pasi anuloi nje kundermitig!Nuk e dime perse kjo ironi ndaj nje populli qe ka dashur Ameriken e Xh.Washintong,Ameriken e Linkolnit,ameriken e Xh.Kenedit,Ameriken e mikut te vertete e te madh te kombit shqipetar B.Klinton. Nuk mund te pajtohet kursesi me qendrimin e administrates se tanishme Amerikane kundrejt nje njeriu qe per 20 vjet radhazi ka prodhuar vetem kriza,destabilizime ne kete vend,vella vrasje e grushte shteti!Nuk e kuptojme se perse per te njejta çeshtje kjo administrate mban dy qendrime nga njera ane perkrah revoltat popullore per te rezuar diktatoret e kikat e kooruptuara ,si ne Tunizi,Egjypt ku thirjet qe i behen qeverive perkatese nuk kane te reshtur e nga ana tjeter i bene apel opozites shqipetare qe etjen per demokraci e ka te njejte me po keto vende e nepermjet saj ,popullit shqipetar qe te mos demostrojne per te drejtat e tyre qe keto 20 vjete u jane mohuar e vjedhur me dhune,siç jane e drejta e votes se lire,e drejta e ushtrimit te lirive dhe te drejtave njerezore,e drejta e formimit te institucioneve demokratike,e drejta per te luftuar te gjithe qeveritaret e kooruptuar, qe kane kapur per fyti jeten e nje vendi e qe po e mbysin ate nga dita ne dite.A thua t’Ju sherbeje me teper nje njeri qe populli i vet e quan diktator apo nje shteti kaq te madhe se sa nje popull i tere.te nderuar perfaqesues te administrates Amerikane urejtja popullore po ritet nga dita ne dite e moslegjitimiteti i kesaj qeverie po del ne shesh perdite!Ju lutemi mos e lini kete popull te derdhe akoma gjak pasi ,sa gjak i kane marre keto 20 vjete nuk ia ka marr as sistemi i kaluar 50 vjeçar!Nderhyni sa s’eshte vone per te shpetuar nje popull e per te forcuar akoma me shume nje miqesi.Me shpresen qe kjo administrate te jete e keqinformuar,deshiroj qe edhe per kete vend te vihen ne plane te pare interesat e nje populli se sa lojrat e pista te nje diktatori.
Sepse amerikanet jane njerez jo kafshe qe ti zgjdhin problemet me dhune si puna jone dhe te shkaterrojne vendin e tyre per kapricot e nje idioti. Ndac Berisha ndaj Rama te poshter jane qe te dy po skane faj se jemi ne budallenj qe i ndjekim nga mbrapa. Nuk zgjdhen punet ashtu.
Ne jemi me keq se kta idjotet arabe.
Edhe nje ngashmeri tjeter me Shqiperine :
Ka vite qe Mubarak perpiqet te frikesoje amerikanet me “Vellezerit Mulimane” duke pretenduar se, ne se ai largohet nga pushteti, ata do te jene alternativa e vetme.
Por, manifestimet e ketyre diteve nuk jane te organizuar prej ketyre militanteve radikale, por nga te rinj te shtreses se mesme. Ne se amerikanet do te vazhdojne te mbeshtesin Mubarakun, atehere kjo levizje mund te shnderohet edhe ne nje levizje anti-amerikane. Pra, Egjypti eshte nje test I vertete per SHBA : bota po vezhgon si Mubarakun ashtu edhe Shtepine e Bardhe.
Nga sjellja e deritanishme e nderkombetarve ne Tirane duket se ata jane te bindur se kjo demokraci hibride dhe kjo lloj qeverisje eshte me e pershatshmja per Shqiperine. Kjo eshte nje nga arsyet qe shpjegon edhe “keshillat” e tyre per te mos bere manifestime. Por, manifestimi shembullor i se premtes se fundit ka bere qe nderkombetaret te jane tashme te tejkaluar. Dhe shenjat e para te mosaprovimit ndaj qendrimit te tyre kane filluar te shfaqen hapur.
Mendoj se me sjellet e fundit te Berishes te gjithe duhet te kene frike prej tij, perfshi edhe nderkombetaret. Ai po i thurr lakun vehtes : mbetet qe vetem t’ja shtrengojme…