Basha “zbardh” puçin: Protestuesit kishin shuma standarde lekësh në xhep

29 Janar 2011, 18:46Politika TEMA
Basha “zbardh” puçin: Protestuesit kishin shuma standarde

Ministri i Brendshëm deklaron: Kam marrë mesazhe falënderimi nga deputetë të PS

Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, është shfaqur pas disa ditësh heshtje për të folur në lidhje me demonstratën e 21 janarit. Duke përdorur gjuhën dhe tezat e Berishës, edhe ministri i Brendshëm ka folur për puç shteti. Vetëm se ndryshe nga Berisha, Basha ka zbuluar një “detaj” të frikshëm që fakton puçin ndaj shtetit.

Duke folur në një televizion pranë qeverisë, Basha ka deklaruar se ka arritur të sigurojë prova se puçi ishte i përgatitur për shkak se të arrestuarit kishin disa shuma standarde parash në xhep. Ai tha se të arrestuarit kishin secili pak a shumë nga 200 mijë lekë të vjetra në xhep. Basha tha se kjo tregon qartë se ata ishin të paguar.

Edhe pse policia në varësi të tij ka nxjerrë një njoftim ku thotë se vetëm një person nga 116 të arrestuarit kishte precedentë penale, Basha tha se bëhej fjalë për një kontingjent me precedentë penalë. Basha tha gjithashtu se personat ishin të droguar.

Basha deklaroi se ka marrë mesazhe falënderimi nga deputetë të PS për punën që ka bërë. Njësoj si shefi i tij, edhe Basha tha se ka marrë mesazhe falënderimi në telefon nga qytetarët për veprimet e ndërmarra.

16 komente në “Basha “zbardh” puçin: Protestuesit kishin shuma standarde lekësh në xhep”

  1. bbb says:

    E dini kush quhet pucist? Ai qe mban para ne xhep…

  2. Claus says:

    Shih,shih, Lul-i nga Hollanda na nxirrka teorite e prefektit te tirones Qazim Mulleti tashtina, se kush na ecka me dur nxhepa,qeka kamenist e shkuar kamenistit, pucistet paskan pas 200mije leke vjetra neper xhepa dhe kshu pra na dilkan pucista. Po ti me LUL qe na paske miljona na paske qen disa here pucist a?
    Na u bo pucizmi sipas LUL-it nga Niederlanda profesion me fitu pare tashtina!
    Dhe sa per drogen o ti LUL shiko se mos ke shite vete noi kile anej nga ke ardh, ka vendi i droges ku shitet mes rruges diten me diell.
    Nuk e di ku e gjejne (fytyren eshte fjale e kulturuar) surratin qe dalin akoma ne publik keta kusare dhe matrapaze!

    1. keni says:

      shume me pelqen ky coment edhe pse jam larg tiranes dhe vetem nji here isha atje kur shiqoj komedin e qazim mulletit me duket se esht vazhdimisht aktuale pjesa e gryksise pushtetare te fala nga gjermania skenderi i mitrovices

  3. muco says:

    ik mor kusur buke qerohu ,se na vrave syte me syrratin tend.

  4. altin21 says:

    bobobo, mire qe nuk me kapen mua, dhe une ate dite 200 mije leke te vjetra kisha me vete.

  5. nicolla disha says:

    A mendon se Lul Basha si nje zvarranike i berishes se do te besohet nga populli?
    Shqiptaret duhet qe te jene te vendosur per te shkatrruar rregjimin e berishes.
    Sot eshte momenti me i mire per te larguar rregjimin e Mubarak Berishes.
    Do te ishte turp per shqiptaret ne qofse vazhdojne per ta mbajtur berishen ne pushtet.
    Ja shikojeni se qfare thote rregjimi i berishes per popullin qe doli per te larguar qeverine e korroptuar, se gjoja ishin nje grup kriminelash, pra simbas qeverise qe eshte e korroptuar populli eshte kriminel. Populli duhet qe te largojne Lul bashe, Berishen dhe Arben hipokrite Imamin qe nuk e meritojne te jene ne qeveri.

  6. ilir says:

    O shoku minister une isha demostrat dhe ne homazh, nuk mdha njeri lek, mos i ka marr ndoj tjeter ne emrim tim se vallai-bilai jam pa pune dhe 200 mije lek m’bojn pune. Shif iher shif se mos zbulo gje, se kam per te dhene 20% vallai. A po kshtu t’ka thon sala dhe thuj dhe ti, se ke mitingu juj e di qe merr lek se ju ini tnershem e mani llafin, po ky rama stjep gje mor lal. Ene una kisha cader ate dite biles me dy butona nji qe e hap e nji qe e myll, mos valle ky butoni dyte te eshte duk pistolete.

  7. Elza says:

    O zvarraniku i Sales, sa leke do te duheshin per te paguar 100 mije e me shume demostrues.Idiot.

  8. Frederik says:

    E mor’ Lul , ti i ke kontrolluar demonstruesit nga xhepat per tjeter gje , qe e ke mesuar ne Hollande dhe aprovove ligjin ne Shqiperi . Ti doje te shihje ndonje gje , po nuk e dime a ke mbet i kenaqur?

  9. MEMEDHETARI says:

    Legenat QENveritare dalin per te vertetuar endrrat e Sulltanit me fantazma e puce…
    Por populli kerkon te dije:Kush i vrau tre protestuesit paqesore????!!!
    Kush urdheroi vrasjen e tyre???!!!
    Keto na thuaj,mor bukurosh dhe mos u tallni me gjakun e shqiptareve!!!
    Ama edhe per pucin e kam nje pyetje per Lul B.,se jam kureshtar:
    “Ku ishte “planifikuar” te kryhej …transplanti i organeve nga “pucistet” “???!!!
    TURP,QE PO SHKONI DREJT GREMINES SI KUAJ TE QOROLLISUR!!!
    DHE, TE PAGUAR ME MILIONA,JO ME 200 MIJE,JENI JU,
    KRIMINELA TE POSHTER!!!
    PTUUU!!!

  10. odi says:

    Kerkoj menjehere te zbardhen mesazhet e deputeteve te PS qe e kane falenderuar Lul Trapin !
    Ky qeka idiot fare , e ka fut shtate pash nen dhe Berisha , e ky vazhdon e i bie legenit akoma . Mire ia ka bere se eshte djale i keq dhe ka treguar, qe pas asaj fytyre si maske fshihet nje djall i frikshem . Kaq i ri dhe kaq pa shpirt e pa zemer ky djale … … … A thua vertet kujton se i beson njeri genjeshtrat allaberishjane nga metozori ?! Me vjen mire qe Berisha e fundosi sebashku me veten ,se ndryshe do ta shihnim perseri ne skenen politike ne te ardhmen .

  11. raimondi says:

    –Basha “zbardh” pucin :
    — Grevistet i kishin xhepat te mufatme —Ndaj dicka kane pas brenda ,qe ju fryehej xhepi ju behej Dangall ….Se c’a kane pasur ,ate e di Sala …loooooool

  12. bbb says:

    Kush ka 100 euro ne xhepa eshte pucist
    Kush ka 200 euro ne xhepa eshte lavire bulevardi
    Kush ka 300 euro ne xhepa eshte bllokmen
    Kush ka 500 euro ne xhepa eshte drogmen
    Kush ka 1000 euro ne xhepa eshte vandal

  13. Falcon says:

    nalohet ecja naper rruget e Tirones me xhepa te mufatme dhe me flok te dame dysh…ndalohet ecja ne pjacen e tirones me dur ne xhepa dhe me shumen dyqind mije lek ne xhep,kondravajtsit paguajne 7% ministrise punve te brendshme …rrnoft naltmadhnia tij sali derrisha..ministri punve te permrenshme ..luljeta bisha dv

  14. dino chicago says:

    Mjere partia demokratike ku eshte katandisur.Vetem nje pllake gramafoni kane per ti cuar nga fitorja ne fitorje…!

  15. huri says:

    Eshte e qarte se 3 vrasjet i ka urdheruar KOP-i i juntes se familjes qevqritare,me Argiten,Xenin,Lulin e qeshur,dhe me uzmin ndoshta edhe te zonjes Liri.Ata kanemenduar se vetemkeshtu mund te shpetohet qeverisja nen zotin Sali.A kishin valle ndonje tjeter mundesi vec dhunes dhe vrasjeve?Kjo eshte fundi llogjik i ketij korrupsioni te tmerrshem te kesaj junte familjare.Keshtu perfundojne te gjitha juntat e globit…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje