Policia liroi gardistët, gati hetimi për kryepolicët Muça dhe Burgaj

29 Janar 2011, 19:39Politika TEMA

Policia e Shtetit përfshihet në skandal. Duke tejkaluar të gjitha afatet e mundshme që parashikon ligji, nuk është ekzekutuar urdhër-ndalimi ndaj 6 gardistëve, por vetëm janë marrë në pyetje.

Në këtë mënyrë Policia e Tiranës ka marrë kompetencat e Prokurorisë, duke lënë më pas të lirë të dyshuarit drejtues të Gardës së Republikës. Burime nga institucioni i akuzës thanë se nuk mund të shkonin në polici pa u kryer arrestimi i kërkuar, ndërsa janë thirrur thjesht për formalitet. Mësohet gjithashtu se tashmë prokuroria ka nisur një procedim për drejtuesit e policisë që kanë shkelur kompetencat dhe i janë kundërvënë organit të akuzës. Hetime po kryhen për veprën e “moszbatimit të urdhrit të prokurorisë” dhe “pengimit të hetimit”.

Ky procedim do të çojë deri në marrjen nën akuzë të krerëve të policisë. Si rregull zbatimin e këtij urdhri e ka Zyra e Kërkimit dhe Hetimit, e cila varet nga drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça. Ky i fundit për raste kur janë zyrtarë të lartë, konsultohet me kreun e Policisë së Shtetit, para se të ekzekutojë urdhrat për zyrtarë të lartë. Me aq sa është deklaruar publikisht, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i Policisë së Tiranës janë në dijeni të urdhrit dhe çështjes, teksa janë justifikuar se ka lapsuse. Por Prokuroria deklaroi se nuk ka nevojë për një urdhër të dytë ndalimi, pasi i pari është i saktë. Fakti që krerët e gardës janë marrë në pyetje nga Policia e Tiranës tregon se ky urdhër është i vlefshëm, duke rrëzuar pretendimet e para.

Por çuditërisht policia nuk i ka ekzekutuar, duke bërë një shkelje të dytë mbrëmjen e së premtes. Nga ana ligjore përgjegjësia bie mbi dy drejtuesit e policisë, që mësohet se do i nënshtrohen hetimit pas skandalit të së premtes.

“AMA NEWS”

5 komente në “Policia liroi gardistët, gati hetimi për kryepolicët Muça dhe Burgaj”

  1. fule says:

    A kane tru apo s’kane tru keta humbameno police? Ore Sala shpeton prap duke dale ne opozite si here te tjera pa ca range me poshte dikush do paguaj tamam

  2. Frederik says:

    Policia eshte vegel qorre e Sali Berishes. Ata besojne se me sulmet verbale politike dhe kercenimet ne krahun tjeter do t’i shpetojne drejtesise. Jo, e keni gabim zoterinj se Sali Berisha ne momentin qe do te jete keq do t’u shese ju. Ai eshte si dhelpra qe kur e kap llokani apo çarku si te doni ta quani , ajo pret vet kemben e saj per te shpetuar . Keshtu qe ju perfundimisht do te jeni te destinuar te djegur dhe ai do te mundohet te luaje politikisht me marreveshje te nedhenshme per te shpetuar lekuren e tij.

  3. nicolla disha says:

    E shikoni O. Popull se sa mafioza jane policia e shtetit me ne krye berishen, bashen, e meten. Kjo eshte kulmi, krimineli te vret ne mes te dites dhe policia nuk e arreston kriminelin, sepse eshte i gardes berishjane. Shqiperia ka nevoje per nje rreforme, rreforma eshte qe populli te kerkoje largimin e berishes. Evropa nuk do te pranoje kurre shqiprine me keto djallezira. Populli shqiptare duhet qe te marre fatin e shqiprise ne dore.

  4. ilir says:

    Prokurorise i ka ardhur nje shans per te mbuluar te gjitha heshtjet qe ka bere deri me sot per pushtetaret, tani te mos tremben se kane masen popullore me vete. Qe te henen te kerkohet imuniteti i metes dhe bashes nqs doni te ktheni besimin.

  5. xenilirise says:

    “Silvia Konti”, nuk ka pse tu dergoje drejtuesve te Policise se Shtetit “MEMO”, per tu rikujtuar atyre se, mos zbatimi i Urdher-Ndalimeve te Prokurorise, sjell pergjegjesi penale per ta!!!
    Por te leshoje Urdher-Ndalime, per keta POLICE, qe duhet te kuptojne se pavaresisht gradave qe mbajn, jane thjesh e vetem police, e jo gjyqtare qe te vleresojne ligjshmerine e veprimeve proceduriale te Prokuroreve!
    URDHER-NDALIME per keta “Komisare Politike” qe drejtojne sot Policine e Shtetit, dhe nuk kane asnje grame dinjitet profesional, sepse me mire se kushdo jane ata qe e dine se nuk kane asnje merite profesionale, qe ti beje te denje per postet drejtuese qe kane, por thjesh e vetem “partishmeria” e tyre.
    Shihni karrieren e Burgajt, Kuliçajt dhe Muçes, gjykoni se pse jane emeruar ne keto detyra, e pastaj vleresoni pse kane guximin (qe e kane rendom militantet dhe te paaftet) per te shkelur LIGJIN!
    Per ta LIGJI=PARTIA, sepse deri tani asnje sharlatan, i llojit te ketyre policeve, nuk eshte denuar nga Ligji, si edhe urdherdhenesit e tyre politike…
    Deri kur…te shohim

Comments are closed.

Lini një Përgjigje