Gazetarët: Kryeministri Berisha kërcënon lirinë e shtypit.

30 Janar 2011, 00:08Politika TEMA

Shqipëri / Gazetarët:  Kryeministri Berisha kërcënon lirinë e shtypit.
Alarmi është i vërtetë edhe sipas organizat
ës IREX

Tiranë, 29 janar (TMNews) – Edhe pse per vite me rradhe ka mbajtur krahun e kryeministrit aktual shqiptar, artikulli ne faqen e parë të “TemA” – gazetë e themeluar më  1999 – titullohet “Pse Berisha duhet të dorëzohet tani.”  Nje “pendim” i cili ka kushtuar me shtrenjtë profesionalisht se sa “Fizikisht”.

Nga ana tjeter, perkurndrazi, ka qene gjithmone kritik me kryeministrin e rikonfirmuar ne qershor 2009, ashtu sic ka qene edhe per qeverite socialiste te cilat e kane patur halë ne sy prej editorialeve te tij.

Historite profesionale te Mero Bazes dhe Andrea Stefanit  kane ecur ne shina pak a shume paralele.

Por ne Shqiperine e sotme, ne momentin e nje prej krizave politike me te renda ne historine e vet post komuniste, te dy gazetaret bien dakort qe “qeveria Berisha ka marre kontrollin gati total te mediave kombetare”. Te pyetur vecmas njeri tjetrit prej TMNews per gjendjen e lirise se shtypit ne Shqiperi, japin dy pergjigje “fotokopje”.

Alarmi eshte i vertete edhe sipas organizates jofitimprurese IREX, e financuar nga USAID, qe teston indeksin e qendrueshmerise ne media (Msi). Ky indeks per Shqiperine ne 2010 eshte ulur ne menyre te ndjeshme ne krahasim me nje vit me pare ashtu sic lexohet ne nje raport te fundit. Ai ve ne dukje “aleancen” e qeverise me biznesmenet e forte kunder lirise se shtypit.

Eshte nata e Vitit te Ri 2009, kur policia bastis dhe vulos zyrat e dhe shtypshkronjen e Temes, te vendosura ne ambjente pronash publike te marra me qera. Mero Baze kishte investuar ne gjithcka; e perditshmja do te shtypet prej te treteve dhe mbijeton. Me pas financimet mbarojne dhe per gjashte muaj Tema  zhduket nga tregu. Perpara kthimit- e reduktuar nga 32 ne 20 faqe- fale nje kredie dhe gjashte gazetareve vullnetare.

Shesim  7000 kopje te perditshme dhe te ardhurat mbulojne kostot e shtypjes, faqja  jone te internetit eshte faqja e dyte me e vizituar ne vend, me 1.5 milion klikime  ne dite, shpjegon Baze, gazeta e te cilit, eshte rasti i  vetem ku financuesit private nuk duan hapesira publicitare, ben hidhur shaka ai.

Per shume te tjere ka ndalur xhaketa Berisha, ne favor te opozites.  “Ka shkruajtur edhe kundra meje” -kujton kolegu i tij Stefani, editorialist i gazetes Shqip,- “por ne krahasim me ate cka ben tani: eshte nje gazetar i vertete, te cilet ne Shqiperi numerohen me gishta”. Disa muaj me pare, kur kriza politike u transportua ne media-denoncon organizata jofitimprurese  Irex- momenti me kritik arrihet ne castin nje biznesmen i fuqishem, aelat i shfaqur haptazi i kryeministrit Sali Berisha, dhe truproja e tij, sulmuan botuesin e Temes, Mero Baze.

“Germojne ne te kaluaren tende per te etiketuar si ish-komunist, por une isha thjesht nje lexues universitar gjate viteve te regjimit. Me pas sulmojne te afermit e tu; gruaja ime dhe ime moter humben vendet e tyre te punes ne institucione publike”, kjo eshte eksperienca personale e Andrea Stefanit. Dhe pikerisht dy video te denoncuara prej mediaskane ndezur pershkallezimin e krizes shqiptare te momentit. “Top Channel  dhe Vizion Plus mbeten ndoshta televizionet e vetme te pavaruara” , per te cilen bien dakord te dy gazetaret. Po ashtu si dhe mbi faktin se “ edhe opozita ndikon mbi kanalet televizive informative, por brenda kufijve te lejuara prej shtetit. Berisha, nderkohe, ka nje mbeshtetje te autoritetit te pa hasur me pare.”

Ka polarizuar informacionin: o je me mua, o je kunder meje. Kemi mberritur ne autocensuren e vete mediave”, tregon Baze.” Opinionistet e ‘rradhes se pare’,-vazhdon ai, -vleresohen  me  paga 10.000 euro ne muaj, kundrejt 600-700 eurove te nje gazetari te zakonshem. E njejta gje vlen edhe per mediat e te njejtes linje, te pajisura me mjete qe do te habisnin dhe nje perendimor, si “qenushe te vegjel me kollare floriri”, pershkruan themeluesi i Temes, Baze. ” Ka akoma pak liri, por presionet rriten dhe kam frike se ne te ardhmen nuk do te kete me hapesire per ne”,  paralajmeron, nga ana e tij, zeri i Shqipit, Stefani.

*Perkthyer me pershtatje nga TMNews

5 komente në “Gazetarët: Kryeministri Berisha kërcënon lirinë e shtypit.”

  1. dymi says:

    Liria e shtypit!?!?!? C’pret nga nje drejtues shteti qe ka djegur dikur te vetmen gazete opozitare qe ishte ne Shqiperi. Kush ishte ky? Pse nuk e di ? Sal-iu ne 1997. Doni me per dashnorin e “shtypit te lire.”?

  2. keni says:

    faqja e temes me ngjane shume me nji faqe te nji gazete qe quhet e novine te beogradit e ku dite e perdit kritikohen strukturat shteterore te serbise kroacis dhe politikanet qe kan dale prej shteteve te ish jugosllavis e ku redaktori i saj esht shpallur armik i serbise ndersa ne bosnje i shpallur mik i mediave te lira nga koleget e tije boshnjak ai petar llukovic ne shkrimet e tije gjithmon thekson se republika srbska ne bosnje eshte fitue me gjenocid dhe e quan ate

  3. keni says:

    republika e malit (republika shumska) kjo faqe e internetit e gazetes se beogradit kritikon ne kontuinitet politiken e beogradit ndaj kosoves dhe demaskon shume here paraqitjet kinse te moderuara te presidentit srb tadic kur ky flet per kosoven

  4. Frederik says:

    Tema , thuajse eshte e vetmja gazete opozitare , ku mund te marresh informacione per gjendjen reale ne Shqiperi. Mbyllja e saj kushtoi mbylljen e dritares se informacionit mbi aktualitetin shqiptar. Fale Zotit , ajo tashme funksionon dhe emigrantet shqiptare nepermjet internetit perjetojne realitetin shqiptar.
    Beteja per mbylljen e lirise se shtypit nga Berisha , sigurisht qe mund te zgjase , por perfundimi do te jete se Sali Berisha do te dale i humbur. Sa me shume te zgjase , aq me shume do ta ngarkoje veten me pergjegjesi, e cila nje dite nuk do t’i mungoje.

  5. agim toli says:

    Gazeta tema eshte kurajoze dhe e drejte edhe pse kete drejtesi e ka “paguar”shtrenjte me presionet financiare deri ne mbylljen e saj perkohesisht.Mendoj me mire i lire dhe krenar se sa servil dhe vasal pa dinjitet.Do te kisha deshire te shifja te vazhdonte emisioni FAKTOR PLUS. Shpresoj…….Ska dite qe nuk do te zbardhe mje here
    sado qe nata te jete e gjate dhe e veshtire….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje