Zbardhet plani për të vrarë Edi Ramën

30 Janar 2011, 14:22Politika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj doli sot para medieve duke folur mbi planin për të vrarë Edi Ramën dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për kërcënimin e kreut socialist me vdekje.

“Më datë 27 janar, rreth orës 18:00, Policia e Shtetit mori informacion mbi një kërcënim të shtetasit Edi Kristaq Rama, nga shtetasi Luan Zenel Rami  37 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë”, – sqaroi z.Burgaj.

Sipas informacionit paraprak në këtë kërcënim me SMS, Luan Zenel Rami kërkonte zhdëmtimin e automjetit të tij privat të dëmtuar gjatë protestës së 21 janarit, i cili ndodhej i parkuar përballë dy kullave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Nisur nga kjo situatë struktura qendrore e Drejtorisë kundër Krimeve të Rënda mori masa të menjëhershme për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve:

1. Luan Zenel Rami, vjeç 37, lindur në Burrel, me banim në Tiranë.

2. Fatos Hamit Rami, vjeç 29, lindur në Burrel, me banim në Tiranë.

3. Afrim Ali Kica, vjeë 33, lindur në Burrel dhe me banim në Tiranë.

Të tre shtetasit e mësipërm u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë nga ora 21:00 e datës 27 janar deri në orën 04:00 të datës 28 janar.

Njëkohësisht Policia e Shtetit dhe strukturat përkatëse të Gardës së Republikës u njoftuan dhe morën masa për përforcimin e sigurisë fizike të shtetasit Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve të larta shtetërore.

Si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim, nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, më datë 28.01.2011, nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve te lartpërmendur.

Z.Burgaj tha se materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/e.t/NOA/

3 komente në “Zbardhet plani për të vrarë Edi Ramën”

  1. Frederik says:

    Alibia, do te vrisnin se u dogj makina ??? E kishin te pasiguruar?- e kunderligjshme . Gjerat jane me te thella. Koketrashesia e tyre nuk mund te krijoje alibi mbrojtese.

  2. eli-Tiv says:

    …pse nuk kane bere fajtor Saliun qe ndezi turmen???

  3. Epirioti says:

    Ne doni te dini se c’do beje Gjëja si veprim te nesermen e te sotmes, degjojeni se cfare ai do akuzoje opoziten.
    1 – Foli per puc shteti e po ben faktik grusht shteti ndaj institucioneve, te jeni te sigurte se do kerkoje zevendesim te Ina Rames, Bamir Topit dhe Shqirit te SHISH, sepse sipas ndryshimeve kushtetuese te bera ne akord me PS ne 21 prill 2008, te gjitha keto ndryshime duan 71 vota e jo me 84
    2 – Foli per stilolapsa pistolet e na del se paska qene skenar i tij vrasja e Edi Rames me nje arme te tille e madje edhe me thike me helm
    3 – Akuzon opoziten si vrasese e fshehte e demonstruesve dhe stimulon vrasje te reja ndaj opozites, e madje ndaj gjithe popullit, pasi tani 90 % e shqiptareve jane kunder ketij tirani(jo kunder PD-se, por kunder Sali Berishes si emer ekzistence)
    4 – Del e mbron Garden e anashkalon policine qe i la pa asnje organizim ne rreshtin e pare, pavaresisht sipas tij qe dinte se demonstruesit ishin te “armatosur”. I la pikerisht policet ashtu me shpresen se disa prej tyre do vriteshin e per te do ishte gjithcka shume e lehte per tu bere mbret.
    5 – I ka hyre frika ne palce ndaj bertet per te trembur klanin e tij te ngushte dhe tmerrin qe e ka zene perbrenda, pasi shqiptaret, pavaresisht dhimbjes se ngjarjeve te cuditshme qe prodhoi pushteti i cmendur i Berishes, i shikojne me qesendi dhe buzeqeshje lajthitjet deshperuese te njepasnjeshme te kesaj Gjëje dhe obortareve te tij ne panik

Comments are closed.

Lini një Përgjigje