Komandanti i Gardës së Republikës rrezikon një tjetër akuzë, pasi ka shkelur ligjin e personit që është nën akuzë. Sot u njoftua se 4 shoqëruesit e Kryeprokurores Ina Rama janë ndërruar duke u zëvendësuar nga të tjerë prej Gardës. E vetmja që nuk është lëvizur është një shoqëruese femër.
Këta shoqërues prej vitit 2007 nuk ishin ndërruar dhe njiheshin si njerëzit e besuar të Prokurores së Përgjithshme. Por çfarë thotë ligji në këto raste. Ndërrimi bëhet vetëm në rastet e emergjencave, kur ka dyshime për aftësinë e shoqëruesve dhe kur ka një motiv të fortë, si arsyet e sigurisë personale. Nga ana tjetër Ina Rama nuk ka bërë kërkesë që t’i ndërrohen shoqëruesit. Por lëvizja e Ndrea Prendit është më shumë se kërcënim në gjuhën ligjore. Duke rivalizuar kryeprokuroren ai i ka thënë sot se e ka në dorë sigurinë e jetës së saj, pavarësisht se ajo kërkon që ta arrestojë. Por kjo është një shkelje e hapur e ligjit edhe për një tjetër arsye.
Sipas ligjeve në fuqi të Ministrisë së Brendshme thuhet qartë se kur një zyrtar është nën akuzë, pezullohet nga posti që mban dhe nuk ka të drejtë të firmosë, lëshojë urdhra dhe kryej veprime të tjera deri në një urdhër të dytë të prokurorisë, ose pafajësisë nga ana e gjykatës. Aktualisht statusi i Ndrea Prendit është “person nën akuzë” si i dyshuar në vrasjen e 3 civilëve të pa armatosur në demonstratën e dhunshme të 21 janarit.
AMA News
Comments are closed.
MIRE E KE TI SHOKU PO JE NE SHQIPERINE POST-KOMUNISTE CFARE THOTE ENVERI ME FALNI SALIU BEN GARDA PROKURORJA E RREPUBLIKES ESHTE SI HAXHI LESHI NE ATE KOHE KOTE PRANDAJ I NDERUAR MOS E PERDORE ME FJALEN DEMOCRACI LIGJE SE NE SHQIPERI ESHTE AKOMA KOMUNIZMI
Tashti zonjen kryeprokurore ,zoti e ndihmofte.As te mos mbaje me shprese ke truprojat,nemospo jane edhe ato te armatosur me stilolapsa bojna bojna me nje plumb ne goje,apo edhe se mos po i japin ndonje RedBull a kafe ,si i thone te velenosur..Zoti e ruajt,nese do te friksohet edhe ajo prej kucedres se Dragobise,keq e kemi..kush do te kujdest mepas per ne te mjeret?Kujudes zonje se familja Berisha eshte e tmerrshme,ti e di,por rishiko deri ne detaj ruajtjen tende.Historia e Azem Hajdarit ,duhet te te bej te mendohesh thelle…Gjithcka mund te presesh nga familja Berisha
ja pra ca demokracie jemi.jemi diktature plerash
Erdhi rradha e denoncimit publik nga ana e kryeprokurores se pergjithshme per banden e Sali Berishes dhe kryebanditit vete. Komunikimi i hapur mediatik me ambasadat perendimore duke i vene nen presion mediatik per bemat e regjimit berishian dhe duke ua nderprere rrugen e te qenit mik me te drejtin dhe kriminelin , kjo eshte rruga qe duhet te zgjedhe opozita dhe kryeprokurorja e pergjithshme per ta vene me shpatulla prej muri kryebanditin Berisha dhe gjithe ndihmesit e fshehte te tij. Ndaj parimeve demokratike jemi te gjithe te barabarte , vendas dhe te huaj , eja te ballafaqohemi.