SEEMO: Jemi të tmerruar nga sulmet mbi gazetarët më 21 janar

31 Janar 2011, 15:03Politika TEMA

Organizata për Median në Europën Jugore e Lindore (SEEMO) deklaroi se është e tmerruar nga numri i madh i sulmeve mbi gazetarët më 21 janar nga anëtarët e gardës kombëtare shqiptare.

SEEMO, një rrjet botuesiesh, drejtuesish mediesh dhe gazetarësh të njohur nga Europa Jugore e Lindore, bëri të ditur në një deklaratë se më 21 janar pati shumë sulme brutale mbi gazetarët, që po bënin punën e tyre.

Në deklaratë përmendet sulmi e goditja e gazetarit Ened Janina, që edhe pse u thoshte policëve të mos e qëllonin se ishte gazetar, ata i thonin “nuk na plasi nëse je gazetar.”

Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO, Oliver Vujoviç tha këto akte ishin shokuese.

Për më tepër, përmenden edhe goditjet ndaj fotografit Feliks Bilani e reporterit të Ora News, Elton Dono.

Në deklaratë përmendet edhe dëshmia e gazetarit Fatos Mahmutaj, që u plagos nga garda. “Pashë oficerin e gardës kur u çua për shkak se ishte i maskuar. Hoqi maskimin, mori shenjë dhe qëlloi. Pashë zjarrin dhe ndjeva plumbin në dorë dhe një kërcitje rreth 10 centimetra larg veshit tim të djathtë. Ishte kafka e një protestuesi që ishte çarë,” tha Mahmutaj, që po transmetonte live për stacionin e tij ABC.

Vujoviç ka komplimentuar reporterët që u treguan të zotë e dolën në rrugë gjatë kësaj kohe të vështirë dhe plotësuan detyrën e tyre.

SEEMO ka kërkuar të ndalen sulmet mbi gazetarët dhe ka kërkuar të dalin para drejtësisë përgjegjësit për dhunën ndaj tyre.

“Kjo që ka ndodhur, është e papranueshme për një vend demokratik,” tha Vujoviç.

2 komente në “SEEMO: Jemi të tmerruar nga sulmet mbi gazetarët më 21 janar”

  1. huri says:

    Vrasjet ne demostrate jane makabre,goditja e gazetareve eshte poshtersi.Shyqyr qe sot ka mjete qe dokumentohet gjithcka,se te ishte ndryshe ,Sali Ram Berisha te len dobicin ne dere dhe bile te vjen te te uroje:Me jete te gjate dobici yt….

  2. Frederik says:

    Eshte e papranueshme ne nje vend demokratik- po kini te drejte zoterinj gazetare , por Shqiperia vetem emrin ka demokratik .

Comments are closed.

Lini një Përgjigje