Sali Berisha pati paturpësinë të flasë për sot për prioritete, por ai nuk përmendi askund atë që duhet të jetë prioriteti kryesor tij: dorëzimin e 6 gardistëve që sot e gjithë ditën po i mbron nga urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.
Sali Berisha duhet ta kuptojë se e ka të kotë nëse mendon se do të arrijë të shpëtojë nga ndalimi këta 6 anëtarë të Gardës së Republikës që akuzohen për krimin më të rëndë që mund të imagjinohet në një vend evropian e demokratik: kanë vrarë tre qytetarë të pafajshëm e kanë plagosur shumë qytetarë të tjerë të pafajshëm vetëm e vetëm sepse protestuan kundër regjimit të Sali Berishës.
Këta 6 komandantë e ushtarë të Gardës të Republikës duhet të ndalohen urgjentisht për krimin makabër për të cilin akuzohen se kanë kryer në 21 janar kundër protestueve të paarmatosur, jashtë territorit të kryeministrisë. Cdo gjë tjetër që thotë Saliu është e kotë dhe nuk i hyn në punë kërrkujt.
Duke mos dorëzuar të 6 gardistët që vranë e plagosën në 21 janar, Sali Berisha, po konsumon një grusht shtetit, po shkel kushtetutën e Shqipërisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve.
Cdokush që bashkëpunon me Sali Berishën për të penguar drejtësinë të kryejë punën e saj do të mbajë përgjegjësi ligjore për këto veprime.
Cdo shqiptar, përfshirë edhe vetë Sali Berishën, i cili jo vetëm ka dalë jashtë cdo kornize ligjore, por edhe cdo lloj rregulli e norme të arsyes, duhet ta ketë të qartë se 6 gardistët që po mbron ai të dorëzohen sa më parë organit të prokurorisë.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ndaj drejtuesve të policisë që nuk zbatojnë këtë urdhër të prokurorisë ka vend të fillojë urgjentisht procedimi penal.
Drejtuesit e policisë që sot mendojnë se janë të mbrojtur nga Sali Berisha dhe se kjo mbrojtje u garanton atyre imunitet nga ligji, duhet të mbajnë mirë parasysh pasojat serioze penale që do të rëndojnë mbi ta për cdo minutë që pengojnë punën e drejtësisë.
Comments are closed.
Gjaku i tre te pafajshmeve eshte ne duart e Berishes,Bashes,6 gardisteve dhe tani edhe atyre drejtuesve te policise qe nuk zbatojne urdher arrestet. Si shqiptare duhet ta dini mire se gjaku eshte marre edhe pas 2-3 brezash. Jo vetem i vrate por tani edhe pshurrni mbi gjakun e tyre.Kur drejtesia nuk vepron atehere vetdrejtesia eshte mese llogjike.
Zonja Vasilika:Ju si juriste e vjeter dhe me pervoje qe jeni ,duhet te gjeni anen ligjore te gjithe sa ndodhi me 21 janar.Ne mos keni forca,merrni juriste dhe avokate me emer europiane.qe jane perplas me mafioze te medhenj ,si jane mafioze te medhenj edhe familja Berisha me sancon e tij Ilir Meta.Mos prit drejtesi me keta ketu,ti e di vet me mire se c’hajvane jane dhe sa te korruptuat jane nomenklatura zyrtare dhe sistemi i drejtesise,se gerdecareve…