Baze: Nuk mund të kënaq kuriozitetin e gruas Berishës

31 Janar 2011, 16:56Politika TEMA

Mero Baze ne prani te gazetareve dhe botuesve duke ndjekur ngjarjet e dates 21 janar 2011. Foto Artan Hoxha News 24

Mero Baze ne prani te gazetareve dhe botuesve duke ndjekur ngjarjet e dates 21 janar 2011. Foto Artan Hoxha News 24

Botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, reagoi sot me ironi ndaj njoftimeve të Komisionit politik të Hetimit të ngjarjeve të 21 Janarit, i cili ka kërkuar tabulatet telefonike të katër gazetarëve të njohur shqiptarë.  I pyetur nga gazetarët, zoti Baze tha se nuk mund ta ndihmonte vullnetarisht Komisionin e Pucit Berisha, pasi fatkeqësisht fatura e tij telefonike nuk i përmban thirrjet telefonike në mënyrë analitike.

“ Unë kam një faturë të thjeshtë ku nuk pasqyrohen thirrjet,” tha Baze me të qeshur. “Kjo ndodh se gruaja ime shpesh bëhet kurioze dhe shikon faturën. Dhe për një gjë që nuk kënaq gruan time, nuk mund të kënaq gruan e Sali Berishës”.

Mero Baze, Andi Bushati, Sokol Balla dhe Filip Cakuli janë katër gazetarët për të cilët është kërkuar të kontrollohen tabulatet telefonike dhe të dëshmojnë para Komisionit. Baze nuk  pranoi të komentonte për shkuarjen para Komisionit, por shprehu dyshimet se Komisioni nuk do ta pëlqente një gjë e tillë, pasi mund të ndeshej me skena të padëshirueshme për ta.

11 komente në “Baze: Nuk mund të kënaq kuriozitetin e gruas Berishës”

  1. huri says:

    po zonjes Liri,a do ja shohin tabulatet?Dhe fondacionit te saj te autizmit?Se mos na dali qe gjithe urdherat e gjithe ketyre diteve dhe muajve te fundit kane kaluar nepermjet saj.Se ajo qe ka ne dore ilacet e Sali Berishes ajo ka ne dore edhe celsat e kulles se kryeministrise.Pastaj duam edhe tabulatet e Shkelzenit dhe te Argites.Ky eshte celsi per te kuptuar se cfare ndodhi me 21 janar,kush urdheroi dhunen dhe vrasjet para dritares se kryeministrit…

    1. eddy says:

      IK ORE I CMENDUR MER ILACET SE JE BER SI GRATE E LIGA LLAFAZAN BURE PA PIKE DINJITETI PO NA KUJTON ENVER HOXHE FUNDI JOTE ESHTE I KEQ DREJTESIA DO DERGOJE NE BURGE PER KRIMET ;JE BER KAQ LLAFAZAN SA ASKUSH NUK KA ME KURRIOZITZTIN TE DEGJOJE

  2. huri says:

    Po mjekut Koceku,qe priti te plagosurit dhe te vraret tek spitali ushtarar me daten 21 janar,perse nuk ja kerkojne tabulatet?Une jam i sigurte se ai ato minuta ka fole me Petrit Vasilin,me Ilir Meten,me Sali Berishen,me Liri Berishen,me Argita Berishen,me Shkelzen Sali Berishen dhe jo me ate Shkelzen Berishen tjeter..Ai i pari dyshoi se te vraret jane nga afer ,nga renze veshi,dhe jo nga zyrat e kryeministrise..

  3. huri says:

    Po vras mendjen cfare pucisti neshte Meroja mor aman..Si pucist i tipit C me duket mua.Po Filipi i cfare tipi te jete?Mua po me duket si pucist i tipit Chakall,se si shume ministra e zevendeskryeministra e kryeministra ka marre ne qafe ai…Tabulatet etij do jene nja 7 a 8 terraBYTE,dhe nuk ka memorje vodafoni e telefonie qe i mban…Me vjen shume keq qe ke pucistat nuk eshte fut Mustafa Nano,apo edhe ndonje tjeter,se edhe ata si ca puchista me ngjajne…si fort me lulka i mbajne keta corapet,mos duan ti ngjajne zotit Edvin Kristaq Rama?Edhe ca gazetare te tjere si fort me duar ne xhepa ecin keto kohet e fundit..Cfare mbajne ne xhepa ata,bumje,stilolapsa apo ndonje mandall puchistash….

  4. zana says:

    kjo tregon se pushtetit te saliut i ka ardhe fundi dhe mundohet si i mbyturi te zgjase sado pak fundin e tij .A ka mbete ndonje institucion pa nderhyre berisha? Edhe presidenti qe ka dale nga radhet e tyre po sulmohet se nuk po i shkon aq per shtat fjalorit te semurit te Bosforit ,po per mua presidenti duhet ta tregoje veten njehere te vetme se eshte burre e jo te mbese ne fjale te pergjithshme ,jemi ne nje kohe kur shpresat po na veniten ,frika po sundon kudo ,prandaj o sot o kurre te dalin ato qe e duan kete vend qe te mos kthehet edhe njehere diktatura qe po instalon enveri i dyte qe ka emrin Sali Berisha .Te gjithe me Edi Ramen dhe me gazetaret qe po na japin te verteta si Mero Baze .

  5. Frederik says:

    Po kenaqe njehere gruan e Saliut o Mero se s’u be qameti !

    1. velo says:

      Jo Frederik. Se pastaj do te ngrihet gruaja e Lulit e Metes dhe e te tjereve e do te kerkojne dhe ato te kenaqen. del pune e madhe ashtu.

  6. dino chicago says:

    Nuk e kuptoj kuriozitetin si nje palo grua te ketij palo “burre shteti”Tabulatet nuk mund te kene dicka me teper se sa ato qe i thuhen ne sy Sales:Berisha te shporret,se eshte diktator,se vret njerezit me plumba si armik i popullit,se duhet permbysur nje ore e me pare,se (ndofta)do vrare se po vretnjerezit,se po merr ne qafe popullin,se dhunon median,se shkel kushtetuten,se shpif,se dhunon familjen,se a je ti filan dakord qe ta permbysim,se duhet te nxisim popullin,se duhet ti bejme kolaps shteteror qe te dorzohet………Etj.Etj…!te gjitha keto nuk jane grushte shteti por grushte turinjeve per Berishen..!Pse eshte kurioz ky dreq se ca flasin per te.Ai qe eshte burre i mire nuk dushon se flasin keq per te…!

  7. akskel says:

    po ci do tabulatet ai ai nuk di ti deshifroi se ka 10vjet qe nuk degjon 10qe nuk shikon 10 qe vetem ha m………

  8. rrapi-i-treshit says:

    pucista merrni leje kur flisni per udheheqjen
    Ate e ka beku vet RAMIZ ALIA per drejtue venin tone e me e ba t`bukrren e dheut

  9. bbb says:

    Pershendes te gjithe pucistat

Comments are closed.

Lini një Përgjigje