Do ridalim të premten në rrugët e Tiranës, Lezhës, Vlorës e Korçës dhe për lirinë e shtypit

31 Janar 2011, 17:50Politika TEMA

Nga Edi Rama

Sot vazhdoi përshkallëzimi i dhunës ndaj institucioneve nga ana e regjimit të kusarisë.

Ky regjim po i qëllon institucionet me gurët e rëndë të antikushtetutshmërisë, duke vazhduar të provojë përditë se nuk ndalet në synimin që të asgjësojë çdo pushtet jashtë kontrollit të tij.

Janë katër gazetarë, të katërt të njohur si element të padëshirueshëm për Saliun dhe regjimin e tij, të cilët njërin pas tjetrit, në kohë të ndryshme, Saliu i ka sulmuar publikisht, duke u cënuar dinjitetin, duke u cënuar familjen, duke u cënuar tribunën mediatike me shantazhe mafioze, nga gjobat kriminale për Top Channel-in, deri në përndjekjen banditeske të gazetës Tema.

Ky sulm i fundit, jo thjeshtë ndaj katër gazetarëve por ndaj asaj pjese të pushtetit të katërt, që nuk i është nënshtruar ende regjimit të kusarisë dhe të matrapazllëkut, plotëson listën e përplasjeve të Saliut për të larë hesapet në emër të mbrojtjes së shtetit nga një puç frontal, por në fakt në funksion të materializimit të një grushti të mirëfilltë shteti, të organizuar e udhëhequr nga personalisht i ashtuquajtur i Shqipërisë.

Garda togë që vret për të mbrojtur qeverinë hajdute. Policia e Shtetit që nuk zbaton ligjin për të mbrojtur gardën që vret dhe për të arrestuar e rrahur barbarisht njerëz që ngrihen kundër regjimit të kusarisë. Saliu që sulmon me gurët e antikushtetutshmërisë të gjithë, deri edhe gazetarë të padëshiruar.

Çdo ditë që kalon nxjerr në pah të drejtën e kauzës sonë. Shqipëria është vjedhur në votën e saj, prandaj vidhet përditë në pasuritë e saj dhe së fundi edhe vritet e dhunohet në liritë  e të drejtat e saj. Po Shqipëri jo vetëm s’mund të vritet e as të rrihet deri në pikën që të ripranojë partinë shtet e shtetin parti, po ajo sot është përditë  më e vendosur, për të zmbrapsur, me fuqinë e protestës popullore, kusarinë e matrapazllëkun në pushtet.

Edhe për lirinë e shtypit e të gazetarëve që nuk punojnë për regjimin e kusarisë, përveçse për lirinë e zgjedhjeve, të drejtën e punës, ëndrrën e Shqipërisë Europiane, për gjithshka janë vrarë, plagosur, rrahur e nëpërkëmbur jo vetëm në 21 janar, po në vite sundimi çnjerëzor të korrupsionit në pushtet, të premten në do të ridalim në rrugën e rezistencës paqësore duke demonstruar në rrugët e Tiranës, Lezhës, Vlorës e Korçës.

Sot më shumë se kurrë, kjo nuk është beteja e jonë në krye të popullit opozitar, po beteja jonë bashkë me popullin, që kërkon liri e të drejta të panegociueshme në një Shqipëri e cila në asnjë mënyrë s’mund të kthehet në kohën e zezë të partisë shtet a shtetit parti.

7 komente në “Do ridalim të premten në rrugët e Tiranës, Lezhës, Vlorës e Korçës dhe për lirinë e shtypit”

  1. ardita says:

    dhe sa kohe do te duhet ta durojme kete te marre Sali bashke me tufen e tij te te marreve o Zot ky duhet te shkoje tek 5-sa cfare nuk po na degjojne veshet .
    Me shume se kurre jemi me ty .Te gjithe bashke kunder “diktatures” .

  2. VL says:

    Kjo pune eshte gjithcka per kapricot midis Saliut dhe Edi Rames….. kush vuan… populli vuan se ate perdorin ata.. Sa politikan te ndyre kemi ne.

    Kta do zhdukur te gjithe ndac partia socialiste e ndac demokratikja. Na lane mbrapa me kapricot.
    Ta donin popullin kta nuk benin keto gjera.

  3. nicolla disha says:

    Albanian people should protest everyday against Sali Berisha.

  4. nicolla disha says:

    Kam shikuar me vemendje protestat qe po zhvillohen ne Egjipt. Por kam pare nje popull shume te vendosur per te protestuar kunder Mubarakut. Ky eshte popull qe proteston perdite pa u ndalur. Perse populli shqiptare nuk merr mesim nga Egjipti???????? Perse populli shqiptare nuk merr fatin e vet ne dore? Perse populli shqiptare nuk Mbron nje demokraci te vertete? Perse populli shqiptar nuk proteston perdite kunder nje qeverie qe jeton ne kurrize te shqiptareve?? Perse populli shqiptare e lejon berishen duke e ofendur me emrin morracake?? Perse populli shqiptare e lejon Ilir Meten duke ju ofenduar floke te palare??? O. Popull ka arrdhe koha qe te protestoni.

    1. VL says:

      Sepse ne nuk jemi jevgj si Egjipti po gjasme mbahemi per njerez me kulture.

      Ti shoku qe do te zihesh ik ne egjipt ndihmo vellezerit e tu.

  5. raimondi says:

    –Patjeter opozita shqiptare duhet te demonstroje dhe sa me shpejte dhe dit eper dite , n emneyre sa me masive dhe sa me paqesore
    qe te mos i lere kohe Sales te kontrolloje tabuletat e telefoneve nepermjet komisionit , sepse ketu ka dicka:
    —Ata greket e telefonise celulare veprojne ne sintoni me SALEN pasi duke ndihmuar Salen ata ndihmojne Nanon –ndaj dhe ata e kane lejuar Salen te pergjoje celularet e Presidentit, Prokurores , Edit dhe atyre qe i ka inat Sala
    dhe dihet ajo pune kur tjetri flet ne cel kunder dikujt si Sala, dihet qe do e shaj ate trap, Dhe tani SALA eshte bere si bishe se ka degjuar cili eshte opinioni vertete i Presdientit dhe Prokurorres per te, Salen ,dhe nga ana tjeter ka degjuar qe edhe ata kane simpati per Edin dhe Opoziten, E NE TE NJEJTEN KOHE Sala mendon se dukei i nxjerr keto qe ka degjuar duke pergjuar celularet do ta shkateroje opoziten njehere e pergjithmone
    —-Ndaj Sala do qe ti diskretitoje ata ,do qe te beje te ligjshme nepermjet komisionit hetimor ate qe ai e ka degjuar ne menyre te paligjshme-
    -dhe ketu eshte faji total i grekut , qe duke i bere favore Sales kerkon te fusi Shqipeirne ne kaos Institucional
    , dhe ti krijoje mundesine Nanos per tu bere President ,si dhe te heqi Edin dhe te vihet ndonje pro grek ne krye te PS-se , qe mund te jete ndonje spiun i rendomte i grekut si Ben Blushi –dhe sinjalin per kete ligesine Blushi e dha Sala para nja dy javeve kure e mburri ate
    — Ndaj Edi qe te mos i lere kohe Sales duhet ti beje PROTESTAT MASIVE PARA KRYEMINSITRISE DHE NE TE NJEJTNE KOHE DUHET TE ALRMOJE PERENDIMORET PER PERGJIMET TELEFONIKE
    QE KA BERE SALA TE CILAT JANE FLAGRANTE DHE TE PAFALSHME NE NJE DEMOKRACI
    –dhe opozita duhet ti terheqe vemendjen firmes greke te celulareve qe po vepron si nje ajgensi spiunesh ….

    1. VL says:

      Avash ti grupi avash ti, se po doli se ato qe thote Sali kurva jane te verteta (qe Edi i thoshte njerezve te sulmonin) Edi Rama ka bere shume gabim. Nuk behen punet ashtu. Pastaj pse pergjimet jane flagrante po video e Metes nuk eshte apo si tju vij pas qejfit juve.

      Ik or se kta jane te degjeneruar qe te gjithe e bejne lufte per karrigen e tyre se nuk i plas njeriu per popullin as saliut e as edi rames.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje