Rama: Mirëpresimin negocimin e ndërkombëtarëve, gati për dialog

1 Shkurt 2011, 13:06Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një konference për shtyp ka përshëndetur deklaratën e baroneshës Ketrin Eshton, e cila bëri thirrje për dialog politik. Rama tha se opozita është e gatshme që të hyjë në dialog, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Dialogu dhe kompromisi janë pjesë e patjetërsueshme e vizionit tonë demokratik. Jemi gati të dialogojmë dhe të ofrojmë kompromis në të mirë të shqiptarëve dhe çdo mik e partner që ka sot vullnetin për vendosjen e dialogut politik në Shqipëri gëzon respekt dhe mirëpritjen tonë” theksoi Rama.

Megjithatë, kryesocialisti theksoi se opozita nuk do tërhiqet nga protestat. “Ne do të vazhdojmë të përmbushim misionin opozitar dhe protestat paqësore do të vijojnë në Tiranë, Lezhë, Vlorë dhe Korçë për të kërkuar dorëzimin e gardistëve, drejtësi dhe një zgjidhje të re politike që i jep të drejtën popullit të zgjedhë”, u shpreh Rama gjatë fjalës së vet.

5 komente në “Rama: Mirëpresimin negocimin e ndërkombëtarëve, gati për dialog”

  1. arsen says:

    Une jam i djathte!
    Nuk kuptoj nje gje. Me cile strukture duhet te dialogoje Edi Rama?
    Partia Demokratike ka vetem Kryetar. Nuk ka as Kryesi, as Sekretariat, as Keshill Drejtues.
    Ka nje vit qe udheheq vetem “prijesi”!
    Kjo parti tashme eshte E JASHTELIGJESHME!
    AJO KA SHKELUR STATUTIN E MIRATUAR NE GJYKATE!

  2. I zhgenjyeri says:

    Nje person po kalbte nje tjeter ne dru; ai qe hante dru sa here qe goditej i thoshte tjetrit qe po e rrifte: “bjer edhe nje her pa ta tregoj une”. Pasi u lodh se rrahuri ai qe dha drune i tha tjertit: “Me munde, fitove, u lodha, nuk te bie me, nuk kam me fuqi te te bije” Ke kaq kohe qe “po kalbesh ne dru” nga Komandanti; po te shan me liber shpije, po te pregatit nekrologjine, po te ben milioner me 20%-shat, sapo te gradoi dhe “Kryepuçist” dhe ti prap kerkon dialog (nuk je ngopur akoma mesa duket). Ne respekt te atyre qe lane femijet jetime dhe flijuan jeten per idealet qe ti perfaqson, te takon tu thuash nderkombetareve se sot ne boten demokratike, partenere per dialog jane vetem perfaqsuesit e forcave politike dhe se ti pranon te dialogosh me Berishen si i tille, me puçistet “dialogon” vetem drejtesia. Ne keto kushte Komandantit Suprem (Kryeminister, President, Prokuror i Pergjithshem, Gjeneralissimo) duhet qe ti ti lesh te zgjedhe midis dy rrugeve; ose, sipas standarteve europiane, te “lepije ate qe ka beshtyre” dhe te te konsideroje si perfqsuesin e nje opozite qe per te cilin ka votuar gjysma e popullit (e ne keto kushte dialogu eshte i mundur) ose te te hedhe hekurat dhe ti e di vazhdimin…
    Ekserienca me “liderin historik” te PS (dhe mikun e tij te tanishem) eshte akoma e fresket)
    Lume ne per Luigjin tone XIV

  3. nicolla disha says:

    A nuk e kupton se keto te PDse kane falemetuar? protesta eshte rruga e vetme Z. Rama.

  4. Epirioti says:

    Ore Z. Rama! Nuk e kupton qe negociata be vetme eshte qe Berisha te dale para drejtesise, si nje favor i madh qe do i behet nga ana jote, se perndryshe do i lihet ne dore gjykimit te popullit aty jashte ne bulevard. Te paska zene edhe ty frika nga revolta e popullit. Helbede nuk e prisnit e nuk e dinit se u ka vajtur thika ne palce. Nuk i shikonit lajme qe vetem vitin e shkuar mbi 200 persona kane vrare veten e shumica nena dhe baballare sepse nuk kishin ushqim te rrisnin femijet e tyre, apo te dukeshin normale buletinet e policise se ishin me te meta mendore te gjithe ata. Veri gishtin kokes dhe lere menjane diplomacine me europen. Populli qe te ka votuar te ka mirebesuar celesin e administrimit te ekonomive te tyre familjare e per kete te bene edhe ty bashkefajtor bashke me Sali kriminelin. Me vjen mire qe ka mbi nje muaj qe nuk po degjoje asnje vetvrasje ne Shqiperi. E kjo sepse njerezve iu kthye shpresa e qerimit te atij Sali Gerdecit, e nuk duhet ti zhgenjesh me

  5. nicolla disha says:

    Po shikoje me vemendije protestat ne Egjipte, eshte me te vertete fitore per popullin e Egjptit. Kur shqiptaret do te mesojne nga populli i Egjiptit? Shqiptaret duhet te protestojne perdite per te larguar berishen.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje