– Zv/presidenti i Parlamentit Europian
Opozita duhet të ushtrojë të gjithë presionin e mundshëm paqësor në mënyrë që këto të drejta të respektohen, duke evituar njëkohësisht çdo akt që lehtësisht mund të etiketohet si provokim për të justifikuar shtypjen
Europa sheh me shqetësim të madh shpërthimin e dhunës që ka njollosur me gjak përballjen e fortë kundërshtuese mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri. Përdorimi i armëve ndaj një manifestimi në shesh na kujton çastet më të errëta të historisë italiane dhe metodat e regjimeve të vjetra të diktaturave komuniste, kur terrori shtetëror dhe shtypja policore ishin mjeti i fundit që qeveri të dobëta e të korruptuara, përdornin për të mbajtur pushtetin. Janë copëza të dhimbshme të një filmi sakaq të parë, dhe që nuk do kishim dashur ta shihnim pikërisht në një pasazh thelbësor për demokracinë e re shqiptare, tek i avitet skenarit ndërkombëtar për të gjetur shtegun e saj të progresit në premtimin e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit të Bashkimit Europian.
Një pikëmbërritje që po largohet ora-orës, nëse shqiptarët nuk do të dinë t’i dëshmojnë Europës dhe botës që në vendin e shqiponjave ekziston një shtet i së drejtës, i fortë dhe i besueshëm, mbi të cilin mund të ndërtohet ngrehina europiane.
Një qeveri kushtetuese dhe legjitime ka për detyrë të garantojë të drejtat civile dhe politike të çdo qytetari dhe t’u japë përgjigje konkrete denoncimeve të rënda që vijnë nga opozita mbi rregullsinë e zgjedhjeve politike, mbi kufizimin e lirive politike dhe të shprehjes, mbi korrupsionin dhe vjedhjen.
Opozita nga ana e saj duhet të ushtrojë të gjithë presionin e mundshëm paqësor në mënyrë që këto të drejta të respektohen, duke evituar njëkohësisht çdo akt që lehtësisht mund të etiketohet si provokim për të justifikuar shtypjen.
Përforcimi i paprekshmërisë dhe besueshmërisë së institucioneve demokratike është e vetmja rrugë për të evituar që Shqipëria të kryejë një kërcim të rrezikshëm mbrapa drejt një klime të rrezikshme lufte civile. Bashkimi Europian dhe Italia do të bëjnë çdo përpjekje për ta risjellë këtë konfrontim në shtratin e dialektikës demokratike dhe për të zbrazur fushën nga çdo tentativë e përdorimit të dhunës.
Shqipëria është bërë një hallkë e zinxhirit të protestave popullore që po përshkon shumë vende të Mesdheut, të bashkuara nga vuajtja në rritje të shtresave më të dobëta – e shkaktuar nga kushtet ekonomike gjithnjë më të vobekta dhe nga paaftësia e qeverive oligarkike dhe e skemave të vjetra të pushtetit për t’u përballur dhe për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve shoqërore.
Comments are closed.
Diktaturat rrezohen me revolucion.21 dhe 28 janari hapen rrugen e revolucionit tone pucist,me ana te te cilit do rrezojme diktatorin e fundit ,te tranzicionit postkomunist.Pse revolucion pucist?Sepse u deshen 20 vjete qe te ftillohet mendja e fjetur nga diktatura e sterzgjatur komuniste.Nje fantazem e fjetur u soll neper Shqiperi per 20 vjet,por me ne fund u zgjua.Thika vajti deri ne palce.Tashti fantazma e te fjeturve,me ne fund pas 20 vjetesh,u zgjua ,u ftillua.Dhe do marre me vehte diktatorin e fundit qe ka mbetur sot ne Evrope,diktatorin Sali Ram Berisha.21 dhe 28 janari me ne fund na zgjoi nga ninulla berishiane ,e perzier me feksje cmendurie…
Diktatura e sterzgjatur ,po merr fund njehere e pergjithmone sot ne Shqiperi.Mire ne ishim te fjetur,por nuk jane te fjetur femijet tane.Po e rezojne diktaturen berishjane me nje revolucion pucist,me playstejshen,dhe feisbuk,nuk kane nevoje te therrasin ne ndihme historine e revolucioneve te kadifenjta apo revolusioneve portokalli.Rinia jone kane revolucionin e tyre:Revolucionin Pucist.Revolucionin qe doli pas pergjumjes se prinderve te tyre 20 vjecare.Tashti keta femijet tane,kjo rini do ta marre diktatorin e fundit Sali Ram Berisha dhe do ta flake tutje si bezhdile te panevojshme.Boll na pergjumen dhe na kenduan ninulla pseudodemokratike ,boll ish komunistat u perpoqen te na improvizojne demokracine perendimore.Le ti flakim ne koshin e plehrave te diktaturave.Rrofte revolucioni i rinise tone,revolucioni i jone pucist.Revolucioni pucist 20 vjecar,i zgjimit te shqiptareve…
Ne e ndjenim,qe pas 20 vjeteve puci-puci te rinise toe,pergjumur ne perkundjen e prinderve te tyre,do te vinte edhe dita kur kjo rini te kerkonte te bente Revolucionin e saj pucist.Me keq per Sali Ram Berishen dhe gjithe sorrollopin e tij qe nuk e prisnin kete revolucion pucist.Zullumet e tyre ishin shtuar e trashur aq shume, sa nuk e vinin re se rinise tone po i ikte treni i fundit per ne Evrope.Jo te ikte rinia me viza qe te gjente Evropen,sepse rinia e deshte Evropen ketu,dhe tashti.BOLL ME 20 VJETE PEGJUMJE,KU TE GJITHE DIKTATORET,PASI VININ BYTHEN NE KOLTUQE,NISNIN DHE NGRININ DIKTATUREN E TYRE ,NE SHEKULLIN E 21 ME ARMET E SHEKULLIT XIX.dHE NISNIN FUSNIN NE RRETH TE KUQ APO NE RRETH BLU TE GJITHE KUNDERSHTARET E TYRE,DUKE U NXIRE JETEN APO ME KEQ AKOMA ,DUKE U STISUR TRADHETIRA APO DUKE I ELIMINUAR ,ME CDO LLOJ ARME QE U VINTE NE DORE.pRANDAJ RINI, PERPARA QE TA COSH REVOLUCIONIN TEND PUCIST DERI NE FUND.ESHTE REVOLUCIONI YT,ESHTE DITA JOTE.KOHA E MASKARNJVE KA MBARUAR TASHME.SHEKULLI 21 E SHTE I YTI…
edhe ti qenke pucist italiano
do te perballesh me nje ndeshkim ekzemplar
Do kesh marre lek nga TOM DOSHI
Diktatura njezet vjecare ne shqiperi e ka rrenjen qe ne shekullin e kaluar dhe fundi nuk i dihet kur do te mbaroje.Autoret dhe aktoret jane ende te gjalle.Nese gjarperit nuk i shtyp koken ai te kafshon e te helmon.Sa here na helmoj ne keto njezetvjet?.Po keta magbethiane komuniste e pergjaken bulevardin me shqiptare te pafajshem ne mes te dites me tre persona dhe sa e sa te gjakosur,te torturuar,te rrahur e te thyera gjymture e te hequr zvarre si nje kashe te ngordhur(shemtire e shekullit 21-te) dhe sa gazetate te gjakosur e te dhunuar sikur te mos ishin qytetare te nderuar te ketij vendi.e qe kerkonin drejtesi,buke,drite,uje,arsim,e dinjitet dhe liri per vete e per te gjithe shqiptaret.Ata me celular ne vesh ne dritare(s.Berisha) me gjuhen e gjarperit menazhonte falangat e tij gjenerale per te hapur zjarr mbi turmen jo me treqind sipas syrit komunist,por ne bulevard ish shqiperia..Ai vrau tre baballare familjare,Ai vrau femijet e tre familjeve shqipatare,Ai vrau tre nena te femijeve,Ai vrau te motra e tre vellezer ne tre familje,Ai vrau gjithe shqiperine..Ai vrau te ardhen e kombit shqiptar.Ky komunist e besniku i Enverit duhet te gjeje vendin para drejtesise.Atje te derdellase per pucin e puciste.
Sa po shtohen pucistat perdit nga 4 po dalin doktor qe te dalcin syte po ik thyej qafen e hjej ndo nje vrime ande nga srbia meri me vete e keta zoq kurvash qe ke me vete se ne hell do shkoni se mjafti I koni vjedhur taksapaguset e skini menduar qe te birgosurit mbahen me buk me ato lek me mir ikn sa me pare pa hyre atje se per buk do ngordhni edhe aty ne tokat e burgut do ju varosim gjak pirsa