Mos u tremb zoti kryeministër, i çmenduri dhe i ligu nuk vriten as për gjak

1 Shkurt 2011, 19:18Politika TEMA

Nga Kledian Lula

Nëse deri në qershor 2009, kishim kuptuar gjithë ligësitë e Sali Berishës në jetën politike, qeverisëse e shoqërore, duhej demonstrata popullore e 21 janarit 2011, që të konfirmonte përfundimisht, se paskemi për kryeministër një individ të sëmurë, me simptoma të rënda e manifestuese në sistemin qëndror nervor (truri i vogël). Gjithë veprimet dhe fjalimet e tij në 10 ditet e fundit, tregojnë qartë këtë “shpërthim nervor”, tipik prej pacienti maksimalisht të sëmurë menderisht, me pasojë humbjen e kontrollit dhe rrezikshëmrinë e plotë për mjedisin ku punon e jeton. Shteti Shqiptar, nëpërmjet Shërbimit Qeveritar, ashtu siç ka vepruar për cdo shtetas tjetër në raste sëmundjesh të rënda, ka detyrimin ta marrë Sali berishën nën kujdes mjekësor paraprak e ta nis urgjent jashtë vendit, për kurim mjeksor në klinkat e pavionet e specializuar psikiatrikë. Fundja, pavarësisht shkatërrimeve dhe tragjedive që i ka shkaktuar vendit e popullit në këto 20 vjet si politikan e krye-qeverisës, Sali Berisha duhet trajtuar me “statusin e kryeministrit”, pavarësisht fatkeqësisë me  “ikje truri të përshpejtuar”.

Sali Berisha përbën rrezik kombëtar me veprimet e tij anormale

Nëse familja kryeministrore, ndoshta edhe nga turpi e konsideron normale gjendjen e tij nervore, shteti nuk duhet të qëndroj indiferent përballë këtij rasti. Shteti duhet të ndërhyjë, mbasi nuk kemi të bëjmë me një të “ikur nga trutë” që jeton mes malesh e le t’u bier me kokë gurëve e trungjeve. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një individ që mund të bëjë “zarar” të madh mbi popullin dhe ekonominë. Rrezikshmëria qëndron në faktin, se ky i sëmur nervor në gjendje të lirë dhe me detyrë krye-qeveritar, ka në dorë policinë e shtetit, ka ushtrinë, Gardën e Republikës, buxhetin e shtetit, ministritë, spitalet, shkollat, ndërmarrjet strategjike, si hidorcentralet, naftën, hekurudhat, aeroportet. Më shqetësues është fakti, se ky njeri ka në dorë “zarfin” e Politikave të Sigurisë Kombëtare, ka koorrespondencën e NATO, te BE, të BB, te FBI etj, etj. Gjendemi përballë një kryeministri që mund të bëjë gjithçka kundër gjithçkaje “me një të thënë të mendjes”! Analizoni veprimet dhe fjalët e tij, të ditëve të fundit, të nxitura prej piksozës fantazmë të “puçit” dhe të “eleminimit fizik”. Shikoni se si i është vërsulur prokurorisë, për ta nënshtruar dhe kreut të saj, me fjalë prej halabaku. Shikoni se si i vërsulet Presidentit të Republikës për ta dettyruar të mbuloj krimet dhe të zbatoj dhunshëm brockullat që ai shpik për “armiqë, tradhëtarë, kriminelë e puiçistë”. Shikoni se si vërsulet SHISH dhe kreut të këtij institucioni të Sigurisë Komëbatre, duke e quajtur “puçist” dhe duke tentuar ta përgjoj e ta fus në kurthin e krimeve të tij. Shikoni se si vërsulet shtypit të lirë, duke e kërcënuar dhe përgjuar, për ta nënshtruar.

Zoti President i Republikës! Situata nuk është për të luajtur me “ping-pong” akuzash e kundër-akuzash, as për luftë batutash me “spond” e nënkuptime. Duhet të ndërhyni jo me fjalime, thirrje e citate, por me qëndrime konkrete. Eshtë detyra Juaj zoti President I Republikës, që të veproni në rastin konkret, madje sa më shpejt, për të shmangur kryeministrin Sali Berisha nga këto pozicione anti-institucionale e anti-kombëtare, por së pari ta spostoni nga qeverisja e vendit për “arsye shëndetësore”. Besojmë, se Ju jeni i bindur tashmë plotësisht, që veprimet e manifestuara së fundi prej kryeministrit Sali Berisha, kanë kaluar të gjithë caqet e një sjelljeje dhe qeverisjeje normale e të sigurt për fatet e shqiptarëve e të vendit.

I ka ikur truri, thotë edhe në gjumë: “Do më vrasë presidenti!”

Pasi zbuloi “puçin e shtetit” dhe “organizatorët” e tij me planin “A” e “B”, kryeministri Sali Berisha zbardhi publikisht edhe planin “Zh” të këtij “puçi”, i cili sipas trurit të Berishës, kishte si objektiv “eleminimin e tij fizik”. Sipas planit të shpikur prej tij, këtë “eleminim e ka dëshiruar dhe e ka organizuar Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi”. Paranoja e tij për “eliminim fizik në bashkëpunim nga Presidenti i Republikës, Kryeprokurorja e kreu i PS” nëpërmjet “nxitjes së demonstratave”, nuk kërkon asnjë koment. Sali Berisha e di pozicionin e tij përballë shqiptarëve e përballë ligjit, ndaj dhe po përjeton ankthin e eliminimit fizik, të “puçizmit”, të “largimit me dhunë nga pushteti”. Tashmë nuk ka as forcë hyjnore, që t’i ndryshoj këtë bindje psikopatie që dominon në mendjen e Sali Berishës. Atij i duken të gjithë, “armiq që duan ta vrasin”. Pushteti i kriminalizuar në raport me shqiptarët dhe me ligjin, e ka bërë me “hije”, nuk e lë të qetë”. Kështu ndodh me të gjithë diktatorët. Mao Ce Duni, në tamam në moshën e Sali Berishës filloi të dyshonte e të shikonte ëndrra me grupe puçiste, me eliminime fizike pas shpine, me largime nga pushteti me dhunë prej grupesh terroriste. Kështu u katandis edhe Stalini, i cili shpikte dhe ekzekutonte nga një “grup puçist” në javë, duke arritur deri aty, sa prej kësaj paranoje, futi dhunshëm nën kontroll të gjithë pushtetet. Kështu ndodhi edhe me diktatorin Ben Ali të Tunizisë. Edhe ai sajonte armiq e “puçistë” kudo ku i thoshte truri dhe “hijet” që i vinin rrotull ditën e natën, ose ku dëgjonte fjalë rrugësh. Kështu ndodhi dhe me Enver Hoxhën, i cili fill pas sëmundjes mendore që e zuri, nisi të shpikte dhe të ekzekutonte nga një grup armiqësor çdo 6 muaj, deri sa arriti në atë shkarje mendore, sa  më të, filluan të talleshin ushtarët e gardës, lulishtarët e pastruesit e shtëpisë. Kështu po ndodh dhe me Sali Berishën. I ka ikur mendja dhe po shpik “grupe puçiste” që duan ta rrëzojnë nga kolltuku e ta eleminojnë fizikisht. Ende nuk ka përfunduar kjo aventurë çmendarake e tij, por sipas shenjave që po jep, Sali Berisha nuk ka për të vonuar dhe do të dëgjojmë, që ka zbuluar “grupe puçiste” e “vrasës të paguar” edhe në kopështe e çerdh  fëmijësh, apo brenda rradhëve të fshesaxhinjëve të natës.

Dil nga “kulla e ngujimit”, kanuni e ndalon vrasjen e të çmendurit dhe të ligut

Që shqiptarët e urrejnë “lebrozin” Sali Berisha edhe si njeri edhe si kryeministër, kjo dihet tashmë, mbasi politikat e tij në këto 20 vjet, kanë qënë e kanë funksionuar si politika regresive për vendin dhe shkatërimtare për jetën e shqiptarëve. Pasi e ka kuptuar, se deri në çfarë mase e ka tepëruar zullumin, kryeministri Berisha po përjeton ankthin e “përzënies nga Shqipëria” dhe të “eleminimit fizik”. Në fakt, gjithë diktatorët dhe hajdutit e pasurive kombëtare, ose i mbathin me valixhet me flori e dollarë, ose tërhiqen zvarrë nga populli deri sa “u del qumështi i nënës”. I gjendur në këtë terren të pëprgatitur vet, kryeministri Sali Berisha është në situatë të rënduar psikike dhe e vetmja gjë, që vë në lëvizje trurin e tij është paranoja e “eleiminimit fizik”. Duke përjetuar këtë makth hijesh vrasësish në çdo cep rruge, majë peme e dritare pallati, Sali Berisha është izoluar më banesën e tij, duke e kthyer edhe shtpinë në “kryeministri. Edhe kur shkon në zyrën e qeverisë, lëviz i blinduar. Katër ditë më parë, Sali Berisha mblodhi gjithë familjen kryeministrore dhe u fut në “kullën e ngujimit”, të cilën e ka rrethuar me policë, me gardistë, me ushtarë, me tela me gjemba, me postoblloqe hekur-betoni.

Planet e “puçistëve”, zbuluar prej Sali Berishës sipas gërmave të alfabetit

Plani “A” – Armatimi për stërvitjen e terroristëve komunistë

Plani “B” – Bashkëpunimi “puçistëve” Rama-Gjinushi-Ruçi

Plani “C” – Bombat “C-4” për shpërthimin e zyrës së kryeminsitrit

Plani “Ç” – Çadrat, shkopinjë, thikat me helm dhe stilolapsat pistoletë

Plani “D” – Dinamit i dërguar në kryeministri me makinë kamikaze

Plani “DH” – Dhunimi i Flamurit Kombëtar

Plani “E” – Elementët e përzgjedhur për sulmin e parë

Plani “Ë” – Endrra e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër

Plani “F” – Falangat e bandave të krimit të organizuar

Plani “G” – Gurët për goditjen e policisë

Plani “GJ” – Gjuajta e kryeministrisë me armë

Plani “H” – Tre heronjtë që duhet të vriteshin prej puçistëve

Plani “I” – Irritimi i “kokëpalarëve” me krismat nga brenda turmës

Plani “J” – Junta që donte të vendoste Rama-Gjinushi-Ruçi

Plani “K” – Kullat binjeke, si bunker i fshehjes së puçistëve

Plani “L” – Largimi i qeverisë nga pushteti

Plani “LL” – Llastiqet që do përdoreshin për thyerjen e xhamave

Plani “M” – Marrja e Selisë së Kuvendit

Plani “N” – Ndarja e posteve ministrore mes puçistëve

Plani “NJ” – Njollosja e arritjeve të qeverisë në sytë e botës

Plani “O” – Organizimi i protestës sipas skemës mafioze opozitare

Plani “P” – Pushtimi me dhunë i ministrive

Plani “Q” – Qëndrimi i terroristëve me duar në xhepa, sikur nuk kishin armë

Plani “R” – Revolucioni komunisto-puçist si në vitin 1924

Plani “RR” – Rrëmbimi i dokumenteve sekrete të kryeministrit

Plani “S” – Strehimi në kullat binjake i krminelëve në rast dështimi

Plani “SH” – Shkatërrimi i bulevardit nga shkulja e pllakave

Plani “T”- Tronditja psikologjike e popullit prej dhunës

Plani “TH” – Thyerja e portës së kryeministrisë

Plani “U” – Ulërimat e puçistëve mbi kangjella

Plani “V” – Vendosja e Spartak Ngjelës, si ministër drejtësie

Plani “X” – “Kod” sekret për lidhjet mes krerëve puçistëve

Plani “XH” – Xhirroja e fitores së puçistëve në qendër të Tiranës

Plani “Y” – Ylli komunist do të vendosej mbi ndërtesën e qeverisë

Plani “Z” – Zjarrvenie e kryeminsitrisë

Plani “ZH” – Zhdukja me eleminim fizik e Sali Berishës nën drejtimin e Bamir Topit

9 komente në “Mos u tremb zoti kryeministër, i çmenduri dhe i ligu nuk vriten as për gjak”

  1. ilir says:

    O shoku po e lexoj sala kete shkrim si ngelet gje tjeter vec se te hithet nga kati 10. Ca eshte gjysem ca po e luani juve, tani besoj se eshte 100% i cmendur. Ne raste te tilla njerezit vrasin veten. Amin!

    1. velo says:

      O Ilir .
      Fjala jote ne vesh te perendise por kam frike se Sala nuk eshte nga ata te çmendurit qe vrasin veten po nga ata qe jane gati te vrasin gjithe boten per te mbajtur pushtetin.

  2. nicolla disha says:

    Sali Berishen nuk ta vret as lepri jama trimi. Sali Idiot Berisha ka falementuar komlet si person. Duhet me thane ku ku se ke kemi Kryminster? Kurse ai debili qe ka arrdhur ne shqiperi si diplomat i Amerike na i thote berishes burre shteti.

    1. ben says:

      Ai diplomati ishte out fare,gjynof amerika me ate fare ambasadori.

  3. dino chicago says:

    Cfare na bere o Z. Ledian:Ai na rokanisi kokenvetem me nja 4-5 plane A,B,C,D..ndersa ti po i fut ne tru jo pak po 36 plane;ai ka per te na cmendur edhe ne tani e tutje….!

  4. Rajmonda says:

    Obobo,ja hoqe ate paaak tru qe i ka mbet Sales.Sa te lexoj kete ta dish qe je ne listen e gazetareve qe duhet tu kontrollohen telefonatat nga komisioni hetimor.Bravo ,bravo,me pelqeu shume artikulli yt .

  5. LORA says:

    Zoti gazetar nuk jam aspak dakord me Ju.
    Ka 20 vjet qe ne menyre te njejte per nga agresiviteti sulmohet cdo vlere shqiptare nga dr.Tyryry-ja.Kjo qe them eshte vojtje ne ashtin e gjithe Kombit,per pasoje tentativa juaj per ta shpjeguar me cmenduri pozicionon e tij te tanishem eshte per mua djallezore dhe e kalkuluar mire per ti ardhur ne ndihme te pandihmueshmit. Tash,Ai vete,po ben faqe gjithe dynjase jashte e brenda skanerin e krimit te tij 20-vjecar.Si rezultante e gjithe politikberjes se tij sot kemi nje “shtet” ne gjirizin me te ndyre te historise sone,nje ekonomi ne koma dhe gjendje traumatike shpirterore te shtetasve shqiptare.
    Dr.Tyryryja nuk eshte ne politike,qe nga zgjedhjet vendore te 1992-it,produkt i votes se sovranit por produktt i prostituimit politik te te gjithe asaj duhme gangsteresh qe i thone vetes klase politike.Pra pjese e krimit,mbi Kombin e historine tone,jane te gjithe ata qe kane bere vendimarrjen ne Shqiperi ne keto 20vjetet e fundit.Jam e gezuar qe populli e nisi ta ushtroje ne rruge sovranitetin e tij me kryekriminelin e me te tjeret me pas.Qellimi juaj,zoti gazetar,per te krijuar alibira cmendurie eshte totalisht kunder rrjedhes.

  6. saimir says:

    Z.Lula!Une e kuptoj satiren qe perdor ne kete shkrim te holle e qe ndoshta pa dashje indinjon edhe komentues qe ndoshta hollesine tuaj nuk e kuptojne.Por mos te harrojme se qe te kurohet krimineli jashte neper klinika ,eshte teper e veshtire pasi diktatori e krimineli Sali e di fort mire qe po te çuan ne keto klinika nuk dele i gjalle.Mos ja ngjall me shume dyshimet se eshte linja qe ka mbuluar me mire se ç’do gje tjeter e per pasoje as edhe vete “miqt” e tij nuk do ta pranonin kete rekomandim.Une jam i mendimit qe “Miqt” e Saliut ti thone Ramiz Alise e ky i fundit ti ç’montoje bulonat ketij perbindeshi e populli le ta terheqe per se gjalli !Kjo per mua do te jete kurimi me i mire qe mund ti bejme ketij krimineli.Koha nuk pret !Miqte jane ngritur ne kembe e duan te gjejne formula si ne 98 per ta shpetuar kete kriminel,me çdo kusht,pasi lene pergjysem Shikoni ngjarrjet e fundit ne Egjypt se ç’fare mund te bejne miqt e diktatoreve,si e si te mbrojne interesat e tyre te kakaos,naftes,te trafikut te armeve,te bonove fallco etj,paçka se ne dem te pujt populli bie.Shikoni si simulohet lufta civile ne Egjypt pasi “Miqeve” u ka dale situata nga kontrolli e per pasoje kerkojne te vendosin “Junta ushtarake” keto te ngjashme me Junten tone te drejtuar nga Sali Berisha e suita e tij.

  7. mari says:

    Vertet Saliu eshte inkomptent si poilitikan dhe lider kombi, eshte gjithashtu e vertete qe pasi e rrezikoi ta conte popullin ne lufte civile ne 97′ u hoq me ceremoni dhe percmim. Pse u zgjodh perseri, heren e dyte????????. Pasi heren e trete i “vodhi” votat.
    Ky artikull nuk bazohet fare ne nje rrugezgjidje per popullin. E dime tashme kush eshte Saliu dhe klani i tij. Ndonje gje te re ke???, NEXT- Eshte fatkeqesi qe s’kemi mundesi te votojme sepse jemi larg Shqiperise.
    Konsideroje kete ne parlament dhe leri-ni papjekurirat.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje