Nga Edi Rama
Duke i shprehur respektin dhe mirënjohjen Ministrit të Jashtëm slloven, si dhe përsëri, të gjithë miqve e partnerëve të vendit tonë, për shqetësimin serioz lidhur me gjendjen e vendit e për vullnetin e shprehur për të ndihmuar në gjetjen e daljes nga kriza rinënvizoj:
Jemi të gatshëm për dialog e kompromis, por nuk do të ndalemi në rrugën e rezistencës paqësore nëqoftëse regjimi i kusarisë nuk zmbrapset nga rruga antikushtetuese e antidemokratike ku është futur.
Refuzimi për të dëgjuar opozitën, përshkallëzimi i barbarisë antikushtetuese e antidemokratike me sulmet ndaj Presidentit, Prokurores së Përgjithshme, Drejtorit të Shërbimit Informativ, gazetarëve kundërshtarëve me regjimin dhe opozitës po e po, mosdorëzimi i gjashtë të kërkuarve nga drejtësia për vrasjen e 3 njerëzve të pafajshëm në një masakër shtetërore, nxjerrja e Policisë së Shtetit nga korniza e ligjit, e bëjnë krejtësisht absurde përmendjen e zgjedhjeve të 8 majit si mundësi për të kapërcyer këtë krizë të jashtëzakonshme.
Kjo krizë nuk është shprehja e një konflikti të qeverisë me opozitën, por shpërthimi i qelbit të akumuluar në rrugën e korrupsionit e të korruptimit të qeverisjes, drejtësisë, medias, nga ana e një regjimi kusarie që aktualisht po shpalos tërë egërsinë dhe banalitetin e vet. Jo kundër opozitës, po kundër gjithshkaje e gjithkujt që ka mbetur jashtë kontrollit të parasë së pushtetit apo të frikës prej pushtetit, institucion kushtetues apo individ qoftë.
Këtë krizë, që shfaqet edhe si varfërim i familjeve që s’jetojnë me kusari dhe rrënim i fuqisë blerëse të shqiptarëve të zakonshëm në tregun e çmimeve të rritura përsëri e përsëri, Shqipëria s’mund ta kalojë as duke mbyllur sytë, as duke hequr dorë nga demonstratat, as kënduar këngën e integrimit europian ndërkohë që Europa e parimeve, vlerave, standardeve demokratike, është përditë e më e zhytur në tymin e bombave të hedhura prej Saliut kundër shtetit të së drejtës e lirive të qytetarëve të këtij vendi.
Pasnesër, të premten 4 shkurt, Tirana, Vlora, Lezha e Korça do të demonstrojnë për të kërkuar rivendosjen e demokracisë me zgjedhje të lira e të ndershme dhe rikthimin e Policisë së Shtetit brenda ligjit përmes ekzekutimit të 6 urdhër-ndalimeve të Prokurorisë së Përgjithshme. Shqipëria kërkon paqe e qetësi, ne duam paqe e qetësi, por jo paqe në frikë e heshtje në një boshllëk antidemokratik ku regjimi i kusarisë po lufton kundër një puçi imagjinar me qëllimin që të likuidojë që të gjitha burimet që kontrollojnë qeverinë apo që kundërshtojnë qeverinë. Paqe në emër të bashkëjetesës demokratike që garantohen me zgjedhje të lira e të ndershme dhe shtet ligjor, si dhe qetësi që rikthehet përmes drejtësisë për masakrën e 21 janarit dhe një tërësie kushtesh për të ndërtuar rrugët e reja të zhvillimit ekonomik e shoqëror për të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Comments are closed.
Ti po na codite Z. Rama. Nuk mund te besh dialog me nje te cmendur sic eshte berisha. Oppozita te kerkoje largimin e qeverise dhe jo dialog me nje kryminister qe nuk ka vlere. Se pari largimi i qeverise. Se dyti te krijohet nje qeveri teknike, dhe se treti zgjedhjet e parakoshme parlementare. Ka tash 2 vjet qe kerkon dialog me berishen dhe nuk ke pase sukses. Cpret tani nga nje kryeminister qe eshte debile? Ti kerkon dialog me berishe, kurse ai tallet me ty. Ti kerkon dialog me berishe, kurse ai vazhdon te qeverise. Pra pa protesta te perditshme berisha nuk largohet. Tani thirri mendies.
Edi Rama te shkoje ne parlament dhe te votoje per ligjet e popullit se ka dy vjet qe bertet “I vodhen i vodhen” e do ta fusi vendin ne lufte civile. Nuk zgjidhen punet ashtu se vetem populli e ha ne kurrriz se Edi e Saliu e kane te pjekur per veten e tyre. I moren njerezit ne qafe. Ca fitimi kemi ne si popull po erdhi Edi Rama ne pushtet ?? Ata njesoj jane.
Lereni kta shkardhata o njerez se do e sillni 97n prape se politikanet shqiptare jane njrezit me injorante dhe te ndyre ne bote !!!!!!!
….Kjo krizë nuk është shprehja e një konflikti të qeverisë me opozitën, por shpërthimi i qelbit të akumuluar në rrugën e korrupsionit e të korruptimit të qeverisjes, drejtësisë, medias, nga ana e një regjimi kusarie që aktualisht po shpalos tërë egërsinë dhe banalitetin e vet. Jo kundër opozitës, po kundër gjithshkaje e gjithkujt që ka mbetur jashtë kontrollit të parasë së pushtetit apo të frikës prej pushtetit, institucion kushtetues apo individ qoftë…
O Edo! Nuk te duket njecike si kot ajo fjala REZISTENCE PAQESORE?!!!
Po me tere ate qelb, a mjekohen plaget me “ilace popullore”?
O Edo ! Duhet nderhyrje kirurgjikale e thelle! Trauma tashme quhet POLITRAUME!
Shqipetaret u lodhen.
Mos i jep shans Berishes te paraqitet si njeri dialogu o Edi.Prano vetem dorheqje qeverie e asgje tjeter kur behet fjala per Salen.Organizo njerezit nga qytetet afer qe te mund te shkojne ne mitingjet e organizuara ne Tirane, Vlore, Lezhe e Korçe. Dhe shpresoj te filmojne cdo provokim nga policia apo civilet.
Jo dialog sa te jete Berisha kryeminister! Dialog me te kryeminister eshte tradheti ndaj popullit, ndaj atyre qe u vrane pa faj, tradhti ndaj shpresave te Shqiperise per paqe, demokraci e prosperitet, tradheti ndaj opozitareve qe po paguajne cmimin real e kjo jo thjesht per Edi Ramen.
Jam teresisht me Ju albgentius,me vrasesin nuk ka dialog,me vrasesin duhet vetem drejtesi.