Osservatorio Italiano, e njohur si “gazeta e inteligjencës ekonomike”, ka botuar dje një lajm që mund të kthehet në mega-skandalin e radhës për Shqipërinë. Bono thesari false të Qeverisë Amerikane, gjithsej 40 obligacione me vlerë 20 miliardë dollarë janë kapur dje në një kontroll rutinë në një postbllok rrugor në Itali.Pasi të ndaluarit janë marrë në pyetje nga një grup hetimor që merret prej kohësh me këtë lloj krimi, ka dalë prej tyre një deklaratë tronditëse. Një ministër shqiptar është i përfshirë në këtë mega-skandal financiar, ndërsa bonot ishin destinuar për një mashtrim të madh bankar.Më poshtë lajmi i plotë botuar dje pasdite në “Osservatorio Italiano”, në seksionin Lajme nga Ballkani me titullin “Trovati in Italia collaterali per 20 miliardi di dollari: coinvolto un Ministro albanese” (Kapen në Itali, kolaterale me vlerë 20 miliardë dollarë, i implikuar një ministër shqiptar?) http://www.osservatorioitaliano.org/read.php?id=75278
FERMO – Në një zonë shërbimi të autostradës A14, pranë Pedasos, (Provinca e Fermos), gjatë një blici të karabinierëve, janë gjetur bono thesari false të lëshuara nga Qeveria Amerikane me një vlerë prej 20 miliard dollarësh. Bonot me adresë të rremë janë gjetur në një automobil gjatë një kontrolli rutinë në një postbllok policor. Karabinierët kanë kryer ndalimin e 6 personave dhe i kanë izoluar në komisariat për tu marrë në pyetje. “Janë sekuestruar bonot, e përbëra nga 40 obligacione të lëshuara në vitin 1930, secila me vlerë 500 milionë dollarë. Kolateralet janë rezultat i një teknike të shkëlqyer dhe të detajuar falsifikimi”,- tha një zëdhënës i skuadrës së hetuesve, duke shtuar se bazuar në një rikonstruksion të parë të ngjarjes, bonot vijnë nga një ministër shqiptar, që i ka marrë nga një ndërmjetës i Republikës Popullore të Kinës. Mes 6 të ndaluarve janë dy qytetarë të Fermos dhe një person tjetër i implikuar, i njohur si biznesmen në Montegiorgio. Bonot 20 miliardë dollarëshe ishin destinuar për një mashtrim të madh bankar. Rasti në fjalë duket se risjell në dritë ekzistencën e një trafiku ilegal kolateralësh false me tipare dhe karakteristika të njohura tashmë për ekspertët e fushës. Një hetim i thelluar i Etleboro ONG kishte sinjalizuar që më parë ekzistencën e praktikave të tilla financiare të destinuara për krijimin e parave fiktive nëpërmjet bankave dhe instituteve të kredive.
Comments are closed.
..vë bast që do te jetë ndonjë ministër i LSI-së !!,… sepse keta te Saliut nuk merren me 20 miliarde te qelbta!!
Ne foto Ali Baba me 15 hajdutet.Cka qe nuk jane 40 se do na rripnin te gjalle.
Bonot jane produkt i miqeve te Saliut ,e atyre qe e quajne burre shteti e qe per fat te keq edhe ata qe kane kapur keta persona nuk eshte ndonje habi te jene pjestar te “Puçit te shtetit Salinian”!Ja pra te nderuar komentues mahniten trupat e sherbimebe diplomatike te akredituara ne kete vend qe se bashku me Saline e kane kthyer ne nje vend per trafiqe sa te rrerikshme aq edhe kriminale.Ne shqiperi nen vezhgimin e “Miqeve” shitet municione e arme,kontrabande me nafte,bono falso,e perse jo edhe lende narkotike e per pasoje behen thirrjet nga pertej Atlantikut qe Shqiperise i duhet edhe ca kohe qetesia e se s’ka ardhur koha per ndryshim.A se shikoni kriminelin e hajdutin qe nga i akuzuar eshte kthyer ne akuzues e qe kete radhe me “Une i thashe e ai me tha mue”;se “Isha duke drekue me nje mikun tim diplomat” se puçist nuk jam une por populli shqipetar ,ka bere te mundur qe vidio e hajdutit Meta te harohet pas ka shkuar per pushime prane Eksiperteve.Te gjitha keto jane te mirepergatitura qe pas kesaj akuze per te gjithe popullin puçist ky i çmendur do kerkoje pergatitjet e zgjedhjeve vendore se bashku me “miqt ” e tij se vetem kjo eshte rruga e çuarjes ne Europe e ketij vendi!
Une jam shume i sigurte qe Sali Fazlici, merr ndonje material radioaktiv nga jashte, duke ja pastru oboriin tjereve, edhe tash nderkombetaret ende po e mbajne ne jete. Nese ky skandal del, atehere populli duhet me dal nje milion ne shesh edhe te shkojme te pime kafe ne Kryeministri
Kure shikojme sekretarin e byrose ne foto te tilla me hajdutet, vrases te tije, me duket si enver dulla me byrone politike,ka vetem 1 nji ndryshim vitet,dulla me bllokmente e shekullit 20,a sekretari me bllokqente e tije ne shekullin 21.Mos lencin fare mbrapa,u thafshin ne barkun e Nenes,mos ardheshin ne jete kriminelte e tille si dulla e sekretari.
Bono false te qeverise Amerikane.Mbase i terheq vemendjen ambasadorit amerikan te shohe se cfare “burrash” punojne per kete “burrin e shtetit” tone.
krimbat e verdhe kineze falsifikoin cdo gje..ministrat shqiptare bein “dirty job” per kinezet!duke shpresuar ndonje bisht te vogel..patjeter duhet te jete ministri Ruli ne kete mes dhe saliu vete