Presidenca ka reaguar ndaj kërkesës së Komisionit Hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit për dëshminë e presidentit, duke deklaruar se komisioni hetimor ka shkelur ligjin. Presidenca ka bërë të ditur se presidenti nuk do të dëshmojë. Dy ditë më parë presidenca deklaroi se Kuvendi po vepron me dy standard, njëherë i quan listat e zgjedhësve sekret, më pas kërkon tabulatet e presidentit.
Fjala e këshilltarit ligjor të presidentit, Spiro Peçi, gjatë konferencës për shtyp:
Siç është bërë publike nga Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe nga shkresat që na janë dërguar prej këtij Komisioni është kërkuar që Presidenti i Republikës brenda datës 2 shkurt të dërgojë një informacion për të gjithë veprimtarinë e tij gjatë dhe pas datës 21 janar 2011.
Me qëllim të bërjes transparente të qëndrimit institucional të Presidentit të Republikës sqarojmë opinionin publik:
Presidenti i Republikës ushtron kompetencat e tij në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 92, germës “h” të Kushtetutës, Presidenti është autoriteti që kërkon të dhëna me shkrim, pra informacione nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë bëjnë me veprimtarinë e tyre. Pra, Presidenti ka të drejtën e informimit, por jo detyrimin për të informuar. Kërkesa në fjalë e Komisionit Hetimor, pa përmendur objektin e saj që në vetvete përmban elementë, që realisht pengojnë kthimin e një përgjigjeje, është e pakuptimtë për aq kohë sa po ky Komision me shkresën e datës 31 janar 2011, thërret Presidentin e Republikës për t’u paraqitur në Komision në orën 17.30 të datës 3 shkurt, me qëllim realizimin e një seance pyetjesh lidhur me objektin e hetimit të këtij Komisioni Hetimor.
Presidenti i Republikës në respekt të institucioneve, siç është Kuvendi apo dhe komisionet e tij hetimore, shpreh gatishmërinë duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, por vetëm në përputhje me ligjet e këtij vendi.
Duke marrë shkas nga sa më sipër, dëshirojmë të theksojmë se Komisioni Hetimor në kërkesën e vet, që Presidenti i Republikës të paraqitet para tyre për të dëshmuar, është në kapërcim të kompetencave duke shkelur ligjin. Dihet se komisionet hetimore të Kuvendit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sidomos për metodikën e hetimit, në përputhje me dispozitat e Kodit për Procedurën Penale (pika 2 e nenit 4 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit). Referuar këtij detyrimi ligjor, po ju lexoj nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale që titullohet “Marrja e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të shtetit”, në të cilin thuhet:
1. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionet e Kryetarit të Shtetit.
2. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose dhe të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre.
Pra, siç del e qartë nga përmbajtja e këtij neni, Presidenti nuk mund të thirret për t’u paraqitur ashtu siç kërkon Komisioni Hetimor, por jo vetëm kaq. Atij në dallim nga funksionarët e lartë të shtetit, nuk i lejohet të paraqitet para Komisionit, Gjykatës apo dhe Prokurorisë.
Në këto kushte edhe njëherë, duke shprehur gatishmërinë për të dëshmuar, në respekt të ligjit, Presidenti i Republikës do të përcaktojë mënyrën dhe kohën e realizimit për t’iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor.
Më lejoni që veç problemeve të trajtuara më lart, duke qenë para përfaqësuesve të medias, të shfaq opinionin lidhur me një debat që ka të bëjë jo vetëm me gazetarët, por me një numër të madh funksionarësh apo përfaqësuesish të popullit, që mund të cënojnë në çdo kohë edhe interesat e çdo qytetari të thjeshtë të këtij vendi. E kam fjalën pikërisht për kërkesën e Komisionit Hetimor drejtuar operatorëve të sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Është i përditshëm debati nëse një veprim i tillë është në përputhje apo kundërshtim në me ligjin. Që në fillim, dëshiroj të theksoj, që Komisioni Hetimor në kërkesën e vet është në shkelje të hapur të ligjeve të këtij vendi. Pa përmendur Kushtetutën e Republikës, apo Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut, të cilat mbrojnë të drejtën e privatësisë së shtetasve, qofshin me funksione apo pa funksione shtetërore publike apo politike, por janë një sërë ligjesh specifike që bëjnë të qartë paligjshmërinë e kërkesës së Komisionit Hetimor.
Ky Komision, vërtetë ushtron veprimtarinë përsa i përket metodikës së hetimit, si marrja e vendimeve të ndërmjetme për pyetjen e dëshmitarëve, thirrjen e ekspertëve dhe marrjen e dokumenteve, por në asnjë rast nuk mund të ndërmarrë atributet e prokurorit dhe gjykatës, që me ligjet e veçanta i atribuohen këtyre organeve. Në rastin konkret, Komisioni arsyeton se ka kërkuar thjesht disa dokumente që janë skedarët e të dhënave për pajtimtarët e telefonisë që Komisioni i quan tabulate. Dua të theksoj se pikërisht këto skedarë apo tabulate siç quhen në gjuhën e përditshme, ligjet i vendosin në një trajtim të posaçëm. Për të argumentuar këtë, po u referohem dispozitave ligjore vetëm për dy ligjeve të veçanta. Konkretisht, në nenin 101, paragrafi 2 dhe 3 të ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, thuhet se:
2. Skedarët duhet të përmbajnë të dhënat, që mundësojnë, pra gjithmonë tabulatet:
a) identifikimin e pajtimtarëve, duke siguruar marrjen dhe regjistrimin e identitetit të plotë të tyre;
b) identifikimin e pajisjeve fundore, të përdorura gjatë komunikimeve;
c) përcaktimin e datës, të orës, kohëzgjatjes së komunikimit dhe numrit të thirrur.
Pra, i ka përcaktuar ligji të gjitha ç’ka kërkohen nga ky Komision.
3. Këta skedarë duhet t’u vihen në dispozicion, edhe në formë elektronike, autoriteteve që i përcakton Kodi i Procedurës Penale, në bazë të kërkesës së tyre. Është e shprehur në mënyrë të qartë nga ligji.
Pra siç shihet, ky ligj detyron operatorin që këto skedarë t’i vihen në dispozicion vetëm autoritetit që përcakton Kodi i Procedurës Penale. Çdokush dhe me njohuri minimale në fushën e së drejtës, do kërkonte në këtë Kod, se cili është autoriteti, që mund t’i vihen në dispozicion këto skedarë. Përgjigjen e gjejmë në pikën 1, të nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale ku thuhet se “regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës”, pra elementë që përmend ligji që sapo citova, ajo çka njihet si tabulate, ligji autorizon vetëm prokurorin për marrjen e tyre. Nga kjo, del e qartë se kërkesa të kësaj natyre, mund të paraqesë vetëm prokurori, përndryshe me logjikën e Komisionit Hetimor, se ka të drejtë të paraqesë kërkesa të tilla dhe të administrojë dokumente të kësaj natyre, Komisionin nuk do ta pengonte asgjë për të kryer veprime që ligji i atribuon vetëm prokurorit dhe gjykatës, siç janë arrestimet, vënie nën sekuestro, pse jo dhe dhënien e vendimeve penale.
Zoti Peçi, pyetjen e parë e kisha në lidhje me, pavarësisht gatishmërisë që Presidenca apo Presidenti shpreh për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, në opinionin tuaj, a është i ligjshëm ky Komision Hetimor?
Po, faleminderit! Dua të bëjmë një marrëveshje për përgjigjet e pyetjeve. Ajo çka do të shpjegoj për pyetjet që keni është një mendim i imi personal si jurist. Nuk ka të bëjë me funksionin si Këshilltar i Presidentit të Republikës. Ato çka ka kisha, në mënyrë institucionale, i parashtrova pak më parë. Mesa kuptova, thelbi i pyetjes suaj është, nëse është i ligjshëm Komisioni Hetimor. Unë do ta ndaja në dy momente. Përsa i përket anës formale juridike, kemi të bëjmë me një Komision, i cili është ngritur në përputhje me ligjin, pavarësisht se në këtë Komision nuk ka marrë pjesë opozita. Ky është një qëndrim politik që nuk ka të bëjë me ligjin. Për mendimin tim, përsa i përket pjesës së dytë që do të thoja, nëqoftëse ky Komision Hetimor do ta kufizonte objektin e veprimtarisë së tij brenda atyre caqeve që lejon ligji, do të kishim një komision të ngritur në përputhje me, në ushtrim të kompetencave që i japin ligjet. Nga vetë objekti që ka caktuar ky Komision, ku thotë: “Për hetimin, zbulimin, financimin, madje edhe ndëshkimin e veprave të dhunës të ushtruara për përmbysjen e rendit kushtetues”. Në vetvete kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur, pa filluar akoma asnjë lloj hetimi. Nuk është Komisioni Hetimor që ngre akuza, nuk është Komisioni Hetimor që heton akuza, aq më tepër, nuk është Komisioni Hetimor që ndëshkon ata që akuzohen. Kushtetuta dhe në çdo shtet ku funksionon shteti i së drejtës dhe demokracia, pushtetet janë të ndara, secili ka kompetencat e veta. Këto janë kompetenca, të paktën siç shprehen në objektin e Komisionit Hetimor, janë kompetenca që i ushtrohen vetëm Prokuroria dhe në finale, Gjykata e vendit.
Dhe pyetjen e dytë, si Këshilltar i Presidentit, a keni një koment? Gjithë këto akuza të rënda nga Kryeministri, drejtuar Presidentit, a ndikojnë në marrëdhëniet Presidencë – Kryeministri apo në marrëdhëniet ndër-institucionale?
Këshilltari Ligjor, Spiro Peçi: Ju të gjithë jeni vënë në dijeni që Presidenti i Republikës dhe gjatë gjithë veprimtarisë së tij, çdo mesazh, çdo apel, çdo bashkëbisedim, e ndërton vetëm në rrugë institucionale, i mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjet që kanë dalë në përputhje me Kushtetutën. Presidenti i Republikës nuk merret me akuza dhe kundër-akuza.
Comments are closed.
Presidenti i republikes ska si te shkoje ne komisjonin hetimore te ngritur nga vrasesit,e hajdutet,figura e presidentit eshte me miliona here me e paster, se ata spiuje e servile,te 1 komunisti plake,i cili eshte ne prage te skizofrenise,e shikojne se karjera e tyre,me abuzimet ne emer te demokracise,me mashtrimet bajate mori funde tani me, shqiptaret zduan te shohin e degjojne me keta perbindsha te pa skrupullte,drejtesia do te kete pune me kta kriminele,vrases,i pari do jete sekretari i byrose,qe do te shkoje ne burge,prandaj me cdo cmim kerkon te mbaje pushtetin e vjedhur.
Me ne fund me vonese po u be burre edhe presidenti dhe i tha jo nje komisioni te Saliut.
Presidenti dhe prokoroja kane zbatuar ligjin kunder komisionit hetimore. Ky komisione hetimore qe berisha e ka krijuar nuk vlene as ne Sumali dhe as ne Afganistan jama ne shqipri.
Presidenti Topi nuk ka pse i jep llogari parlamentit. As parlamenti nuk ka pse rrembehet per shkarkimin e Presidentit, parlamenti duhet te prese daten e mbarimit te mandatit te tij dhe pastaj te veje nje tjeter. Une mendoj qe President maxhoranca mund te veje kedo edhe socialist te jete kurre nuk do te degediset si Bamir Ramat. Prersidenti sduhet te mbaje krahet e partive kurre. Prokuroria po ashtu duhet te luftoje krimin kushdo qofte krimineli… çuni Sali Berishes… apo çuni i Arta Dades.., te mos ndikohet kurre nga emra te perveçem …
Kesaj i thone ti jape llogari bariu dhenve dhe qenve…
Dje komisioni leshit,mbas ikjes se Ina Rames,sidomos ai kryetari komisionit,qe eshte tipik katunar, i shkurten,veshderr,me eshte dukur si Adil Carcani,kur therriste Neritan Ceken,pasi doli nga parlamenti,i hutuar fare.Te dy njesoj si Carcani,si ky kryetari katunar.
Une ju them juuuuu…se do zbatoj “ligjin”, “ligjin” dhe vetem “ligjin”…