Ndryshe nga sa pretendon qeveria shqiptare, në shtetin fqinj kanë hyrë ilegalisht 50 mijë shqiptarë në vitin 2010, një rritje në krahasim me vitin 2009.
Policia greke ka publikuar shifrat zyrtare të emigrantëve ilegalë që kanë hyrë në Greqi gjatë vitit 2010. Sipas këtyre shifrave, numri i emigrantëve ilegalë ka ardhur në rritje në krahasim me vitin 2009.
Edhe pse numri më i madh i emigrantëve ilegalë ka hyrë nga Turqia, sërish Shqipëria mban rekordin për numrin e emigrantëve ilegalë.
Sipas shifrave 50.175 emigrantë ilegalë ishin nga Shqipëria, nga Afganistani 28.299, Pakistani 8.830, palestinezë 7.561, Algjeria 7.336) etj..
Numri më i madh i trafikantëve të arrestuar ishte shqiptarë, 363 të tillë, pasuar nga 183 grekë.