"Dosja Gërdeci", lirohet Dritan Minxolli, gati dhe lirimi i Delijorgjit dhe Pinarit

2 Shkurt 2011, 14:59Politika TEMA

Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit tashmë mund të thuhet se po dështon. Një prej të akuzuarve si përgjegjës kryesor është liruar nga Gjykata e Lartë, ndërsa dy të tjerë pritet që të lirohen në ditët në vijim. Gjykata e Lartë ka liruar drejtorin e fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli, me arsyetimin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Minxolli është vendosur që të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Kjo gjykatë pritet që të vendosë të njëtën gjë edhe për Mihal Delijrogjin dhe Ylli Pinarin në ditët në vijim, pasi edhe afati i paraburgimit të tyre ka përfunduar. Avokatët mbrojtës të të pandehurve duket se tashmë e kanë arritur qëllimin e tyre. Ata nuk paraqiteshin në seancat me arsyetime të ndryshme, duke bërë që të shtyheshin senacat dhe për pasojë mbarimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit. Procesi gjyqësor zvarritet prej dy vjetësh dhe as gjykata, as Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe as Ministria e Drejtësisë, nuk kanë marrë ndonjë masë ndaj përgjegjësve për zvarritjen e këtij procesi.

6 komente në ““Dosja Gërdeci”, lirohet Dritan Minxolli, gati dhe lirimi i Delijorgjit dhe Pinarit”

  1. xenilirise says:

    Mos veprimi Ministrise se Drejtesise, eshte mbrojtja qe Kryeqeni, u jep ortakeve te Xenit te Lirise, per mos nxjerrjen e emrit te tij.
    Si dhe prova me e mire, per “gardistet blu” se derisa babi Xenit dhe Gites te jete ne pushtet, atyre su hyn gjemb ne kembe!
    Po deri sa te jete ama…

  2. LORA says:

    E njejta taktike si mbyllja me procedure e gjyqeve te F.Mediut e L.Bashes eshte e vetmja rruge per shtrengimin e rradheve te nahijes kriminale te dr.Tyryry-se.Natyrisht kjo udhe eshte e garantuar nga kryetarja e Gykates se Larte zj.Shpresa Becaj.C’fare mbetet tash per drejtesi ne Shqiperi pervec vetgjyqesise??????

  3. arsen says:

    Aferim!
    Rrofsh o shtet, shtet i fuqishem ballkanik.

  4. rrapi-i-treshit says:

    PINARI S`DUHET DENUAR PER VRASJE MAKSIMUMI SHPERDORIM DETYRE

    TE ISHA GJYKATES KETA TE 3 I KISHA NXJERRE QE PARA 3 VJETESH

    KETU DUHET TE ISHTE XENILIRISE (jo ai siper) MEDIU DHE DRAGOBIA

  5. bbb says:

    Sipas logjike se “drejtsise” ne Shqiperi, ku gjykatesit jane me se shumti injorante me tetevjecare te “diplomuar” nga Shkolla e Plepave Durres, do te dale se fajin e kishin vete banoret e Gerdecit qe banonin aty.

  6. Nabukodonosor says:

    Ne Shqiperi duhet qe gjykatesit te zgjidhen si ne Amerike,se ndryshe shohim nga keto cudite me siper.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje