Kreu i SHISH-it nuk raporton, deputetët duhet të jenë të “pastër”

2 Shkurt 2011, 19:31Politika TEMA

Dëshmitari i radhës për komisionin hetimor parlamentar ka qenë kreu i shërbimeve sekrete Bahri Shaqiri, por seanca dëgjimore me të nuk është aq e lehtë sa e kanë menduar 6 deputetët demokratë që bëjnë pjesë në këtë komision.

Një raportim i kreut të SHISH-it nuk është një shoë politik, por një aktivitet që kërkon zbatimin e disa procedurave specifike. Të gjashtë deputetët që do të marrin në pyetje Shaqirin duhet të pajisen me një certifikatë që nuk kanë punuar më parë për shërbimet inteligjente në vendin e tyre apo në vende të tjera.

Duke qenë një vend anëtar i NATO-s, kjo certifikatë duhet të vërtetojë që deputetët janë të “pastër” dhe vetëm pas kësaj Shaqiri mund të dëshmojë në komision. Por dhe një rast të tillë komisionit do i duhet të bëjë një seancë me dyer të mbyllura për shkak të rëndësisë dhe sekretit që mund të mbajë informacionet që do të japë kreu i SHISH-it. Komisioni parlamentar nuk sqaroi kaq specifikisht mbi këtë problem teknik që kanë hasur, por njoftoi dje se seanca dëgjimore shtyhet për një afat të pacaktuar.

6 komente në “Kreu i SHISH-it nuk raporton, deputetët duhet të jenë të “pastër””

  1. dymi says:

    Po nuk i dinin keto kur ju tha Sal-iu qe ta therrasin? Keshtu kujtohen gjithmone keta kur ju vjen telefonata nga NATO.

  2. Ndoc Sukaj says:

    Sa me shume Zyrtare te Larte qe Drejtojne institucione Kushtetuese qe nuk bien ne Kurthin e Qeverise se katastrofave dhe te kryeministrit Hitlerian Dixhital aq me mire do te ndjehen qytetaret e ,,Vegjel,, te Republikes se Shqiperise.Sot shteti i se drejtes perfaqesuar nga shum pak njerez me poste me peshe po i bejne balle sulmit shkatrrimtare qe po i jep Klani i Bishes se vjeter me prejardhje nga koha e Valiut dhe e Kadiut.Rezistencen ndaj Diktatures dhe kultit te individit e kane bere dhe do ta bejne njerez qe duan drejtesi dhe shtet qe ecen ne shinat e ligjit.Qeveria aktuale e Sali Bashe Topallit nuk eshte ne gjendje te beje me shum se ate qe beri me zgjelljet e vitit 1996 me Fajdet qe sollen vitin 1997, me Gerdecin e Delijorgit end co,me vjedhjen Dixhitale te sofistikuar te vitit 2009 dhe me pergjakjen e sheshit para Godines se Ministrave te Shqiperise.Tunelet dhe veprat e,,Gjigande,, nuk jane tregues i Demokracise dhe Lirise reale te nje Shteti.Shqiptaret e paguan rende cmimin e ,,Dores se Forte,, qe drejtonte gjithcka,Drejtesi,Polici,Sigurim,Ushtri,Ekonomi.Njerez qe shohin enderra me ,,Grushte Shteti,Cadra,e stilolapsa pistolete eshte mire te dalin ne pension,te flene ne shtepine e tyre ,tua tregojne enderrat nipave e mbesave te tyre se Shqiptaret nuk mund te jetojne me me enderra Diktatoresh edhe ne kohe Demokracie.

  3. raimondi says:

    –Bravo Shefi i SHISH-it—- Tamam njeri me integritet, Zotni burre, te imponon respekt
    –Ja te tille punonjes si Shefi i SHISH-it dhe si Kryeprokurorja duhet te jene ne krye te institucioneve tona
    Njerez te tille ne krye te institucioneve jane garancia me e mire per nje ssitem tamam demokratik me vepra , jo me fjale

  4. devolliu says:

    Këta kërriçët e të ashtuquajturit Komision Hetimor Parlamentar, na i dërgon Saliu i Viçidolit të kullosin në çairet e të tjerëve. Por aha, ndalu beg se ka hendek.

    Salë Gërdallës po i bien dhëmbët
    Mori tatëpjetën, s’i mbajnë më këmbët
    Iku Ilir Sançua, u thye paterica
    U zbulua Sala, krejt nga prapanica

    Ndaj filloi të çirret edhe të bërtasë
    Puçistat çakallë, të gjithë do i vrasë
    Ngarkovi halimët, të bëjnë hetime
    Se jeta e fryerit shpëtoj për një qime

    Halimët kërriçë, të marrin dëgjuan
    Dhe në Komision punën na i filluan
    Po çe do të shkretën, keq se ç’e pësuan
    Ata që u thirrën, fare nuk i shkuan

    O kaqolët e Salës, vini gishtin kokës
    S’mund të bëni ju, ndryshe prej gjithë Botës
    Se shkuat për lesh e ardhët të qethur
    Dhe s’kemi faj ne, u bëtë për të qeshur

  5. LORA says:

    Vetem falnderime zoti B.Shaqiri qe kryeni detyren dhe vetem detyren.

  6. Illo says:

    Trim mbi trimat , kyj Bahri Shaqiri ! Do te thoni ju edhe Bamiri dhe Ina . Bahriu , ka vite te tera , qe i reziston nje presioni te eger , por Ai vazhdon te qendroi si shqiptar i madh.Trimeria e Bahri Shaqirit dhe e Dritan Priftit do te mbeten historike ne demokracine shqiptare , qe po rilind. Illo

Comments are closed.

Lini një Përgjigje