Amnesty International: Qeveria duhet të tërhiqet për hetimin e gazetarëve

3 Shkurt 2011, 17:40Politika TEMA

Amnesty International ka kërkuar nga ana e komisionit hetimor të ngritur për ngjarjet e 21 janarit, që të tërhiqet nga kërkesa për hetimin e gazetarëve. Sipas “AI”, kërkesa është një “thyerje e lirisë dhe të drejtës së gazetarëve”.

“Mbrojtja e burimeve është esenciale për lirinë dhe pavarësinë e medias. Të tërhiqet kërkesa e marrjes së tabulateve telefonike. Gazetarët duhet të vazhdojnë detyrën e informimit të publikut, pa asnjë ndërhyrje”, theksohet në reagim.

Komisioni hetimor i ngritur nga ana e mazhorancës ka kërkuar tabulatet telefonike të gazetarëve Andi Bushati, Sokol Balla, Filip Çakuli dhe Mero Baze, duke i cilësuar këta të fundit si bashkëpuntorë në atë që kryeministri Berisha e quan “puç shtetëror”.

Lini një Përgjigje