Lajçak takon Topin: Po rrezikoni integrimin

3 Shkurt 2011, 16:02Politika TEMA

I dërguari i BE-së Miroslav Lajçak në takimin e sotëm me presidentin Bamir Topi bëri thirrje për respektim të institucioneve kushtetuese dhe për gjetjen sa më shpejt të dialogut mes partive politike. Lajçak i tha presidentit Topi se “pavarësisht sukseseve të mëdha të arritura si: anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe përparimi, në rrugëtimin integrues për në familjen evropiane” ky moment që po kalon Shqipëria është vendimtarë dhe po pengon procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian”

Nga ana e tij presidenti Topi e quajti misionin e Lajçak si “një mision jetik për Shqipërinë”. Presidenti Topi ritheksoi qëndrimin institucional se dialogu konstruktiv, i maturuar dhe me tone të qeta mes palëve është rruga e vetme e domosdoshme drejt zgjidhjes së krizës politike dhe garanti i stabilitetit dhe i funksionimit të drejtë të shtetit ligjor dhe institucioneve, në frymën dhe sipas standardeve demokratike.

2 komente në “Lajçak takon Topin: Po rrezikoni integrimin”

  1. dymi says:

    Kjo do te thote se ato per cfar mburesh ti Sal-i shumzohen me zero po te merren parasysh prapesite (me duket term shume i bute) qe i ke bere ketij populli.

  2. nicolla disha says:

    Shqiptare nuk e kane rrezikuar kurre integrimin ne evrope. Por jane evropianet qe i rrezikojne shqiptave integrimin e shqiprise me mbeshtetjen qe i japin berishes.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje