Tahiri: Duhet t’i bëjmë ballë kopesë së hajdutëve e matrapazëve, kriminelëve dhe ekzekutorëve

3 Shkurt 2011, 13:52Politika TEMA

Nënkryetari i Grupit Parlamentar Saimir Tahiri tha sot se vendimi për të shtyrë seancën parlamentare ishte i njëanshëm dhe jo transparent.

“Për të dytën javë rresht, seanca parlamentare anulohet nga Saliu dhe Salizëza në krye të Kuvendit. Parlamenti që për të ngritur një komision karagjoz hetimor u mblodh me komandë ushtarake për 5 minuta, ditë të djelë në mes të natës, tani nuk mblidhet më fare, sepse shoku Saliu dhe shoqja Jozefina kanë vendosur të mos mblidhet.

Me urdhrat e Saliut, spikerja e parlamentit vendosi në mënyrë të njëanshme dhe aspak transparente, anullimin e seancës së djeshme parlamentare, njëlloj siç bëri dhe me seancën e javës së kaluar, duke dëshmuar se i ashtuquajturi kryeministër dhe e gjithë tufa e deputetëve e ministrave të pushtetit, iu është kallur frika nga përballja me opozitën në parlament, po njëlloj siç i ka zënë tartakuti nga përballja me popullin,” tha Tahiri.

“Po bëhemi dëshmitarë të gjallë të një grushti shteti brenda shtetit, me një autor, Saliun, e ca ushtarë, burra e gra, të gjithë bashkë një grusht njerëzish me pushtetin korruptiv që duart e pista me bllok në dorë e kanë kthyer matrapazllëkun, hajdutërinë dhe krimin shtetëror, në sistemin e konsoliduar që ka kapur shtetin duke mbytur demokracinë dhe liritë e qytetarëve.

Ashtu siç domosdoshmëria për t’i bërë ballë kopesë së hajdutëve e matrapazëve, kriminelëve dhe egzekutorëve të pushtetit, është më e madhe se kurrë.

Saliu do na ketë përballë në çdo rast, në parlament dhe në rrugë. Rezistenca jonë paqësore do të vazhdojë deri kur Saliu të dorëzojë para drejtësisë gardistët që vranë qytetarët e pafajshëm, të kthejë në shinat e ligjit policinë e shtetit, të ndalojë përpjekjen për pengmarrjen e institucioneve kushtetuese, dhe t’i hapi rrugë zgjidhjes politike përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

8 komente në “Tahiri: Duhet t’i bëjmë ballë kopesë së hajdutëve e matrapazëve, kriminelëve dhe ekzekutorëve”

  1. VL says:

    Ca politikane te qelbur kemi ne. Kur gjejne popull budalla mire bejne. Do na bejne si Egjypti.

    E kemi ne gjak ne shqiptaret shkaterrimin, njehere cdo 10-15 vjet e duam. Kta duhet ti heqesh te tere me Saliun, me Edi ramen me Rucin me Meten. Kta scajne koke per popullin, luftojne vetem per stol. Dhe per ate stol, jane gati ta shkaterrojne shqiperine. Po kur jemi ne budallenj qe u vemi mbrapa, mire e kane.

    1. Sali Qerohu says:

      Egjiptin nuk e shkaterrojne protestat popullore por diktatura e Mubarak Berishes. Keshillat e tua duket qe vine nga zyra e disnformimit e komunistit te “transformuar” ne fashist Sali. Populli nuk eshte budalla por i kulturuar. Ata e dine shume me mire se ju diferencen midis Salihit & KO dhe Edit. Fatkeqesisht ne 97 ata nuk e dinin qe Nano do behej mik me Salihin me ndermjetesine e buces Europe. Nje gje eshte e vertete qe faji qe ai popull ka ne krye qelbesira si Saliu, Nano, Meta… nuk eshte i tij. Ata e votuan Saliun vetem nje here ne 92-shin. Mbas kesaj si diktator i stazhionuar ai voton veten. VL- sa te paguan Sali/Meta per c’do e-mail qe dergon?

  2. rrapi-i-treshit says:

    ke marre gje ndonje koncension hidrocentrali ti VL ?????

    1. VL says:

      Jo vllai, e verteta eshte se nuk jam budalla si puna jote. Ti je si dele, hidhu thone ata e ti vete hidhesh. Ska problem, ca njerez aq kapacitet kane. Ca ti besh.

      1. rrapi-i-treshit says:

        ke ca dite na can trapin me teori nihiliste se gjoja te dyja palet kane faj njelloj
        e te gjithe fajtore Apo edhe ata qe u vrane kane faj se i rane plumbave me koke
        Ti o je ne pune shteti o ke marre tender o je leshko se llogjike te barazoje ndonje bir shqiptari me SALI BERISHEN vetem ty te degjoj

  3. nicolla disha says:

    Me te vertete po i tregoni shqiptareve se shqipria po vuan per nje opozite te forte. Ju thoni do bejme protesta per te kerkuar drejtesi.
    Ju i beni thirrje popullit qe te protestojne, dhe nuk dini perse po protestohet.
    Ju thoni per te protestua kunder Bashes, dhe ate e keni minister akoma.
    Eshte nje pyetje teper e malle qe i behet opozites.
    Kur do te delni serjoze per te larguar kete qeveri qe vrau tre burra per te mbajtur pushtetin? Po shikoje nje opozite qe flet shume dhe nuk na thote gje me veper. Turp te keni, sepse nuk jeni te organizuar per te larguar nje qeveri debile.

  4. Falcon says:

    po te vazhdoni me demostrata paqsore dhe me kritika kineze aty do e keni malokun sa te jeni gjalle….

  5. albaniac says:

    Protesta qe behet nqs se behet,nuk behet se e organizon opozita.Behet se fatmirsisht mbas dhjetra e dhjetra vitesh injorance dhe padije sociale klasike, mungese te theksuar te nje tradite pavaresie shoqerore dhe kombetare,te nje mentaliteti klanor dhe familjar te ngushte, te nje paaftesie ne vetvendosje dhe mungese intelekti te theksuar, “mileti” shqiptar me ne fund po tregon se existon nje shkendije qe do mund te djege te gjitha keto sa thash me lart.Me ne fund shqipot ku te pakten rreth 50% e popullates jane me prone te”patundtshme” po behen 20 vjet qe shqipot jetojne ne vendet leader te demokracise, brezat sa vine dhe arsimohen me tjeter fryme ndryshe nga arsimi klassik shqiptar,edukata dhe profesionalizmi kane pesuar nje ngritje ne sinusoide, shkurt muhabeti kane 20 vjet qe shqipot kane nje llogari te rrjedhshme ne banke dhe jane te detyruar te paguajne taksa nga me te ndryshme qe as1 nuk i kupton dhe nuk mbaron ketu se e njejta takse paguhet me shume se 2 here nga te gjithe individet dhe po e e kuptojne shume qarte se jane te zotet e gomarit qe ka ngecur ne balte,pra ta themi me delikatese se nuk ka p….dhie qe tashme kete turme qe po zgjohet(amin) te kete guxim ta corientoje “ne drejtim te paditur”.As tahiret as berishet as bashet, ramet,ngjelet apo kush do qofte po e kuptojne dita dites se nuk eshte me 91′,97′,98′ ….etj vite.Tani nje stuhi shiu ne Shkoder ose Lezhe mund te sherbeje si nje detonator per nje revolte klasike dhe jo me nxitjet e individeve te 2 paleve apo te gazetareve klloun per te marre rrogen e muajit.

    to be cont’d…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje