Halimi: Presidenti Topi duhet të paraqitet para komisionit

3 Shkurt 2011, 11:48Politika TEMA
Halimi: Presidenti Topi duhet të paraqitet para komisionit

Komisioni hetimor për ngjarjet e datës 21 janar është i gatshëm që informacionet e kreut të shtetit për demonstratën e dhunshme t’i marrë edhe në zyrën e tij në Presidencë.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i komisionit Eduard Halimi, u shpreh se në qëndrimin e këtij institucioni për thirrjen e Presidentit Topi nuk ka asnjë shkelje ligjore. “Komisioni Hetimor aktualisht është në fazën e mbledhjes së të dhënave, informacioneve zyrtare dhe jo zyrtare dhe dokumenteve. Këto të dhëna merren edhe nga burime të drejtpërdrejta siç parashikohet në nenin 15, pika 2, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, nëpërmjet vizitave faktmbledhëse. Për këto arsye, Komisioni është i gatshëm, në përmbushje të këtyre detyrimeve të mësipërme ligjore, të zhvillojë këtë vizitë edhe pranë institucionit të Presidentit”, tha sot Halimi.

Nga ana tjetër ai ka sqaruar dhe qëndimin e deputete të mazhorancës përballë argumentimeve ligjore që bëri një ditë më parë këshilltari i kreut të shtetit, Spiro Peçi.

Halimi tha se komisioni i ka çuar ditën e sotme një shkresë tjetër Institucionit të Presidentit, në përgjigje të deklaratës së djeshme për median të këshilltarit të Presidentit, Spiro Peçi. “Komisioni Hetimor Parlamentar i bën me dije zotit Peçi, se Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e tij, Prof. Dr. Bamir Topi nuk është thirrur për të dëshmuar, siç parashikohet në nenin 16 të ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” dhe nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale”, tha Halimi. Ai shtoi se kreu i shtetit është thirrur si titullar i institucionit për të përcjellë të dhëna në emër të institucionit që drejton.

“Presidenti i Republikës, është thirrur në këtë Komision Hetimor Parlamentar për të përcjellë të dhëna, informacione dhe dokumente zyrtare si titullari i vetëm i institucionit te Presidencës, siç parashikohet në nenin 14, shkronja “b” të ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit”. Ne shpresojmë se Presidenti do t’i përgjigjet këtij detyrimi ligjor”, tha sot Halimi.

“NOA”

6 komente në “Halimi: Presidenti Topi duhet të paraqitet para komisionit”

  1. xenilirise says:

    Kjo fytyre, ia vlen te studiohet nga antropologet! Do gjejne fakte interesante te evolimit te njeqelizoreve…

  2. nicolla disha says:

    Komisioni hetimore te kete kujdes me Presidentin, sepse presidenti eshte me i forte ne lidhje me kopetencat qe ka. Z. Halimi ti po tallesh me veden, sepse ky komision nuk ka asnje kopetence per te hetuar 21 janarin. Jeni nje komision i PDse , dhe jo komision i tempullit te demokracise. Parlamenti shqiptare eshte kthyer selia e partise demokratike.

  3. Nabukodonosor says:

    E Lime na habit me ndonje arme te fundit psh. Pampers antiplumb.

  4. ...question says:

    …ua prap ky i shkreti! po ik mi nëna! se nuk te vijne as Bamiri as Ina më tek ty!!!

  5. rexha italia says:

    Kur nje popull te mer perpara eshte e veshtir te gjesh se kush e ka fajin aq me teper qe ju akzoni PRESIDENTIN PROKUROREN EPERGJITHSHME DREJTORIN E SHIKUT dhe OPOZITEN beni nje LAVAZH trurit juaj sa te mos perkeqsohen gjerat AKOMA

  6. devolliu says:

    O Halim i Salës; të keqen e fjalës
    Koka tënde bosh; nuk vlen asnjë grosh
    Ti je për përshesh; ndaj mos dil në shesh
    Sheshi kërkon burra; ty të shpëton shura

    Ty të shpëton shurra; kur bërtet Saliu
    Nuk di ku të futesh; të gjesh vrimë miu
    Apo s’ke me vete Alibej mavrinë
    Kur i bërtet Zeni; s’e gjen dot Shtëpinë

    Ke dhe Strazimirë, e merhumë të tjerë
    Ku ju kanë gjetur, tërë mender të dhjerë
    Tërë mender të dhjerë, po ama krenarë
    Një të çmendur fare, e kini të parë

Comments are closed.

Lini një Përgjigje