Opozita vendosi që demonstratat e ditës së premte të bëhen në katër sheshe njëkohësisht, Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Korçë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur Vlorën për të qenë i pranishëm ndërsa në qytetet e tjera do të jenë deputetët e zonës që do të organizojnë tubimet. Gjatë ditës së enjte Rama mblodhi tryezën e opozitës, ku u ra dakord që protestat të kenë një kërkesë, zgjedhje të parakohshme. Gjithashtu në takimin e koalicionit u bashkërendua aksioni opozitar për katër demonstrimet që do të zhvillohen të premten të gjitha në orën 14.00 të mesditës. Pas takimit aleatët e PS-së folën mbi këto protesta. Kryetar PSD, Skënder Gjinushi tha se “tashmë kriza në Shqipëri ka marrë gjithë dimensionet e saj. Kemi një qeveri të vetërrethuar nga të gjitha institucionet të cilat i ka deklaruar puçiste. Për të çuar deri në fund atë që kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe që është në interes të gjithë shqiptarëve do vazhdojmë protestat popullore prapë, për të imponuar një zgjidhje politike, që është e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza. Fjalën e fundit në demokraci e thotë populli. Populli shprehet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mungesa e të cilave është edhe baza e kësaj krize, ç’ka i është shtuar më mbrapa makutëria e qeverisë dhe deri krimi shtetëror i 21 janarit”. Ndërsa kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela tha se “e konceptojmë krizën në agravim të rëndë. Kriza sa vjen dhe ashpërsohet, e vetmja zgjidhje është jo përplasje, por zgjedhje të reja. Për herë të parë bëhen në të njëjtën orë në tre demonstrata në tre qytete,përveç Tiranës. Ky është stad i ri. Kjo ishte ajo që vendosëm, duke menduar që Homazhi i madh ka krijuar një optimizëm të brendshëm për një ndryshim cilësor në Shqipëri në funksion të demokracisë dhe lirisë së individit.”
Në takim ishin Skënder Gjinushi kreu PSD, Paskal Milo kreu PDS, Vangjel Dule, kreu PBDNJ, Nard Ndoka, kreu PDK, Petro Koçi PSV91, Edlir Petani Partia e Gjelbër si dhe Preç Zogaj e Ndre Legisi.
Comments are closed.
E dogjet Vloren ne 97n e tani do e beni prape. Edhe atere i njejti muhabet. Do ju japim leket thoshte Fatos Nanua e pastaj asgje. Ca kafshe politikane kemi ne.
Vetem per karrige e kane mendjen sepse me karrige vjedh si Saliu si Edi rama. Po mire qe vidhni po te pakten mos e shkaterroni vendin se gjynjah shqiptaret e shkrete.
Eh mor Vlora, ne mos qofsh kelysh i Sal-iut, je nje injorant, qe nuk e kupton se e keqja vjen nga nje njeri i vetem,Miu i Madh Sal-i Berisha.Ti qofsh qe i barazon gjerat!
Me vjen shume keq zoteri por injorant jeni juve. Une e urrej Saliun, por ama nuk dua te shkaterroj Shqiperine dhe qytetin tim vetem qe te hiqet Saliu e te vihet Edi Rama. Ju jeni injorant qe doni t izgjidhni punet me dhune si kafshet. Me te vertete kujton ti se kta te partise socialiste nuk vjedhin ????? HAHAHA – qenke dhe shakaxhi zotrote.
Vloren nuk e dogji Edi por Salihi me ceten e tij Nano e Meta. Te 3 keta “pellumba” kane 20-vjet qe e kane shklyer Vloren dhe Shqiperine. Te fusesh Edin ne te njejtin thes me keta plehra ose e ben nga injoranca ose nga dashakeqesia. Ne pamundesi qe te mbrosh hapur Sali idjotin perpiqesh te fusesh Edin ne te njejten kupole me Salihin & KO. Ky mesazh i thote njerezve qe rrini urte dhe duroni kriminelin Sali deri sa te vdisni se ky eshte fati yne. Ky hajdut votash qe u riciklua me ndihmen e Europes ruso-greke nuk do te ndaloje deri sa emri Shqiperi te zhduket nga Balkani ose Shqiptaret ta zhdukin kete kerme nga ai vend.
Me vjen keq mor shok po ti se paske idene fare. Vloren e shkaterruan politikanet qe perdoren popullin per te arritur qellimet e tyre. E di ti kush he nxori zanin nga burgu ???? E cfare perfitoi populi i vlores dhe i shqiperise nga gjithe ajo rremuje ne 97n ???? Vetem politikanet perfituan qe morren karrige. Mos u verboni nga politika por beni nje hap mbrama dhe perdoreni ate te shkretin tru se pandaj jua ka dhene zoti.
–Ore INJORANT!..ik ore kerpushe e kucedres……Vjen era vrer deri tek tastiera ime………Dote shkruash…shkruaj per vete mos bej replika si PERVERS para kompjuterit..—–Ja ben muuu qe je MILITANT….dallohesh direkt qe kur thua”””kush e nxori Zanin nga burgu??..c’fare perfitoi populli nga rremuja??..doni ta digjni prape VLOREN??—Edhe nga Vlora s’je ti 100%….je MILITANT ose GAY……
Pa dashur te replikoj me asnje lexoni librin e Mero bazes per vitin 97 per te patur nje panorame me te gjere te ngjarjeve..Ne i kemi jetuar ato dite te veshtira per gjithe Shqiperine (aq me teper per qytetaret e Vlores) dhe vertet nuk duam qe te kthehen,por nuk mendoj se per hir te kesaj Shqiperia te kthehet ne kohen e E.Hoxhes.
Sot Lajcak nuk tha qe te mos behen demonstrata, duke pasur parasysh ato te dites se neserme, por ato(dmth demostratat) te mos jene te dhunshme.
Mbeshtes popullinsi nje mazhorance per te shkatrruar rregjimin e berishes. Vlora nuk u dogj nga opozita ne 97n, por ate e doghen klyshat e berishes me rreperzdralet. Njerezit nuk duhet te kthehen tek e kaluara, por te shikojne tek e arrdhmija. E arrdhmija eshte e bukur pa rregjimin e berishes. thank you para foles.
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i Shqipëtarve!
http://www.youtube.com/watch?v=4dN-ghRiLUY