Perfundojne marshimet paqesore te opozites. Policia numeron pjesmarresit.

4 Shkurt 2011, 13:12Politika TEMA

15:41 – PERFUNDOJNE MARSHIMET PAQESORE TE OPOZITES. POLICIA NUMERON PJESMARRESIT

Vetem pak minuta pas perfundimit te demostratave ne qytetet e Tiranes, Lezhes, Korces dhe Vlore, policia ka nxituar te shperndaje nepermjet nje deklarate per shtyp disa detaje. Sipas deklarates ne fjale thuhet se ne Tirane moren pjese rreth 3000 protestues ndersa ne Lezhe numri i tyre ishte 600. Po sipas burimeve nga policia e shtetit thuhet gjithashtu se ne demostraten e qytetit te Korces moren pjese 2000 qytetare nderkohe qe numrin me te larte e mban qyteti i Vlores me 3500 pjesmarres.

Gjithashtu ne deklaraten e policise, behen te ditura itineraret e ndjekura nga demostruesit sipas qyteteve. Nga ana tjeter policia ka “percjelle” protestuesit. Ne njoftim behet e ditur se demostruesit e ardhur nga rrethet te ndryshme jane larguar serish ne drejtim te qyteteve te tyre.

15:14 -RAMA I BASHKOHET QYTETAREVE

Kryetari i PS-së, Edi Rama është bashkuar me protestuesit në Tiranë të cilët janë duke u mbledhur në zonën pranë Muzeut Kombëtar.

Qytetarët në kryeqytet janë duke u mbledhur nga zona të ndryshme të ndarë sipas njësive bashkiake, për t’u mbledhur më pas në qendër.

Manifestimi do të vijojë përgjatë Rrugës së Durrësit dhe do të përfundojë në zonën e “Zogut të Zi”.

14:46 – FILLOJNE MARSHIMET E QYTETAREVE. VLORA THIRRJE KUNDER BERISHES

Dhjetera mijera qytetare te Vlores kane marshuar nga rruge te ndryshme te ketij qyteti per tu mbledhur sebashku ne Sheshin e Flamurit. Turma e njerezve mbajne ne duar fotografine e te ndjerit Faik Myrtaj, qytetarit fierak te vrare rreth 20 metra larg kryeministrise, diten e 21 janarit.

Demostruesit kane bere thirrje per doreheqjen e kryeministrit Berisha si dhe kane hedhur parrulla ku shprehet zhgenjimi i tyre si dhe duke e cilesuar ate si hajdut. Nderkohe qe ne Tirane ka pasur nje ndryshim itinerari. Qytetaret ne kryeqytet pritet te marshojne drejt “Ushtarit te Panjohur” per tu rikthyer me pas drej Bulevardit Zogu I.

14:17 – JA ITINERARI I DEMOSTRATES SIPAS QYTETEVE

TIRANE- Në kryeqytet itinerari do të përfshijë rrugët kryesore. Grumbulllimi i protestuesve do të zhvillohet në 5 zona të kryeqytetit, stadiumi ‘Dinamo’, ‘Farmacia 10’ ‘Zogu i Zi’, ’21 Dhjetori’, dhe bulevardi Zogu i Parë.Më pas protestuesit do mblidhen te sheshi pranë muzeut dje do të marshojnë në rrugën e Durrësit drejt ‘Zogut të Zi’. Organizatorët deklarojnë se nuk do të ketë grumbullim para kryeministrisë.Protestuesit do të mbajnë pankarta në duar, do të ecin paqësisht dhe do të hedhin parrulla. Nuk do të ketë fjalime politike dhe gjithçka pritet të mbyllet pa incident.

KORCE- Në Korcë pikënisja do të jetë sheshi para stadiumit “Skënderbeu”, në orën 14:00, ku pritet të jetë pika e grumbullimit e qarqeve të Korçës dhe qarkut të Elbasanit, nga i cili pritet të nisen rreth 25 autobusë me militantë. Më pas marshimi do vijojë përgjatë bulevardit “Republika” në drejtim të sheshit “Ushtari i Panjohur”, më pas drejt teatrit “Andon Zako Çajupi”. Deputeti Pandeli Majko është cituar nga Gazeta Shqiptare të thotë se në këtë demonstratë pritet të marrin pjesë më shumë se 10 mijë vetë së bashku me qarkun e Elbasanit. Policia e Shtetit, ka dhënë leje për zhvillimin e këtij tubimi dhe se në të do të ketë një angazhim maksimal ku do të marrin pjesë mbi 200 policë dhe 80 forca speciale.

VLORE- Do të mblidhen protestuesit e ardhur nga qytetet Jugore shqiptare, Fieri, Berati, Gjirokastra e Saranda. Pikënisja do të jetë në orën 14:00 në zonën e Skelës ndërkohë që pika e përfundimit të protestës është përcaktuar hyrja e qytetit të Vlorës. Aksi rrugor që do të përshkohet është bulevardi Vlorë-Skelë-sheshi i “Flamurit”-rruga e re-hyrje e qytetit.

LEZHE- Janë thirrur për të protestuar banorët e katër prefekturave të veriut të vendit. Në orën 14:00 manifestuesit do mblidhen në afërsi të lagjes “Gurrat e Begut” e do lëvizin në qendër të qytetit për t’u mbledhur para prefekturës dhe qarkut Lezhë. /balkanweb/

14:08 – NIS GRUMBULLIMI I QYTETAREVE NE RRUGET E SHQIPERISE

Mijera qytetare te Tiranes, Lezhes, Korces dhe Vlores kane nisur demostraten e tyre paqesore ne qytetet respektive. Nderkohe behen te ditura detajet e para te kesaj demostrate te qete. Sipas deputetit te Tiranes, Eduart Shalesi, protestat e sotme do jene te qeta ne forme marshimi neper rruget e qyteteve.

Gjithashtu, burime nga Partia Socialiste me heret kishin bere me dije se kreu socialist Edi Rama, do jete pjesmarres ne demostraten e Tiranes ndryshe nga cfare ishte njoftuar me pare ne media se ai do drejtonte demostraten ne Vlore. Ndersa ne Korce drejtimin e protestes do e kete Ben Blushi sebashku me deputete te tjere te rrethit.

Ne Tirane, qytetaret e pare kane nisur marshimin nga Zogu i Zi drejt sheshit qendror per tu grumbulluar fillimisht prapa Muzeut Historik Kombetar ku dhe do jete takimi i tyre me pjesen tjeter te protestuesve kryeqytetas.

11 komente në “Perfundojne marshimet paqesore te opozites. Policia numeron pjesmarresit.”

  1. mendertafuti says:

    Keshtu e ka falur Edi Rama disa here Saliun,ne shkembim te ndonje koncesioni qe gjithsesi ka rezultuar perseri ne favor te Saliut.
    Edhe “demonstratat” e sotme ishin nje “rrahje shpatullash” ala mbas-Gerdec qe Edi i ben Berishes.
    Po te beheshin demonstrata te tilla vite e vite me radhe ne Tunizi,Egjipt a ku di une a ku te duash ti,as do i binte ne mend njeriu te harxhonte bojen e te shkruante ndonje rresht ne gazete per to !!!!!

  2. mendertafuti says:

    Hahahaha po pra mor Saimir,ishte puna te tregonim qytetari,te “distancoheshim” nga dhuna a ku di une cfare. Per Zoten,te kishte kaluar grumbulli i “demonstruesve” nga kryeministria edhe Saliu e Jozi do te ishin bashkuar me ta per nje dore muhabet qe te shtynin dhe pushimin e drekes me protestuesit,se ua lejon dhe rregullorja e Gardes…

  3. 1444 says:

    pirdh pirdh o polici,se e dini qe i keni oret te numeruara!

    1. Rrokaj says:

      Policia nuk i ka oret e numuruara ,por ata qe nuk dine te numurojne ne polici , perfshi edhe Juristin Aldo ,sepse nuk kane llogjiken me elementare ,atyre u flet vetem gjuha , manifestimi ne Vlore ishte me me teper se 20 000 persona sepse bulevardi ishte plot ,Kur kreu ishte tek kinoteatri “Petro Marko ” fundi i manifestueseve ishte perbri Stadiumit Flamurtari ( referojuni kronikave televizive qe te sqaroheni me mire ” dmth ne nje distance prej rreth 1.5 km ,gjeresia e rruges te nderuar kalemxhij eshte jo me pak se 20 m qe vetem metra kuadrate ne kete zone jane 30 000 per t’Ju bere qejfin po e marrim sikur ne çdo meter katror te ishte nje person ( realisht te pakten tre persona po ) atehere ne se mundeni te numuroni sa do te ishte numuri i pjesmarresve ?!?!?
      Z Aldo thirri mendjes se po behesh qepaze ,te kam njohur kur ishe djale i ri ne vitet 90 dhe ke qene ndryshe ,ishe me dukej mua me i zgjuar.

      1. pensionisti says:

        Carissimo mio amico di Valona! Spero che tu sia il figlio delle “Aquile Rosso-Nere”!
        La tua domanda a Sig. Aldo richiede un minimo di conoscenza della matematica. Non so chi ti faceva pensare che i PD-sti sono cosi bravi con i calcoli! Per loro 2+2 = 5, specialmente se si tratta di banconote.

        Shqiptaret , historikisht i kane bere ndryshimet me pak force! Ndaj edhe Berisha nuk largohet po nuk e “gudulisen” pak nga mbrapa!

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Protestat paqesore funksionojne ne vendet demokratike por jo ne autokraci/diktature si Shqiperia. E keqja fillon dhe mbaron tek Berisha. Per sa kohe qe ai dhe familja e tij jetojne nje jete komode pa shqetesimin me te vogel per tragjedite qe u shkaktojne te tjereve, edhe sikur ne protesta te dalin 3 milione shqiptare Berisha nuk e leshon pushtetin. Nqs mendoni se Berisha eshte nje njeri rracional dhe me moral,gaboheni.Strategjia e opozites eshte e gabuar.Eshte me shume dicka per te kenaqur byrokratet perendimore se sa per te zgjidhur problemin e madh qe kemi. Eshte bere shume e qarte nga Evropa qe zgjidhja duhet te vije nga Shqiptaret. Nqs presim qe te tjeret te zgjidhin problemet tona atehere meritojme situaten qe gjendemi. Nqs Berisha vjen ne pushtet dhe mban pushtetin nepermjet dhunes,vjedhjeve e vrasjeve atehere duhet menduar seriozisht qe mbase ka radhur koha qe ai te trajtohet me ilacin e vet per tu hequr nga pushteti.Njerez si ai shnderrohen ne ,Hitlere,Envere,Mubarake dhe ne fund eshte shume vone per tu ankuar per fatin tone.

  5. tiranare says:

    O Aldo!
    Me ke sy i keni numeruar, me ate me xham, apo me ate pa xham?
    Kur policia thote 600, nenkupto, te pakten 6000. Per Aldon dhe policine zero-t mbrapa nuk kane vlere. Per ta si 6, apo 60 eshte e njejta gje. O Aldo, a mund te na tregosh se si mund te ndahen 28 bataljona per 7 kamjona? Mer edhe ndonje shok te PD po nuk e zgjidhe dot. Keni afat deri ne 25 vjet, se ne qeli me se do mereni?

  6. LORA says:

    Mendoj qe demostrimi i sotem eshte konfirmimi i vendosmerise se refuzimit,ne te gjitha format,te kesaj qeverisje kriminale te delegjitimuar qysh me 21 janar dhe mosterheqjen absolute nga ushtrimi i drejtperdrejte i i sovranitetit te popullit deri ne perzenien e qeverise se tij e kalimin ne zgjedhje te parakohshme.

  7. Falcon says:

    Policet po te dinin te numuronin ,sdo ishin polic…

  8. Dino USA says:

    Kur behen demostrata paqesore Saliu e ka feste.Thote:Ja per mua kane dale gjithe ata njerez dhe ikin ne rresht si ushtare,I bera te rrine suuus.Me demostrata te tilla -thote ai -une mbreteroj edhe 100 vjet te tjera…!

  9. VL says:

    30000 mije veta ne Vlore ????? Edhe kta ja fusin kot fare. Ata mezi mbushen sheshin e flamurit.
    Une para dyqanit isha. I pashe vete me syte e mi. Sa genjejne kta ore.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje