Amnesty International: Gjuha e Berishës ndaj kryeprokurores, shqetësuese

4 Shkurt 2011, 12:40Politika TEMA

Amnesty International, një ditë pas reagoi për sulmin ndaj katër gazetarëve nga ana e mazhorancës, ka reaguar edhe për sulmin që qeveria dhe kryeministri Berisha kanë bërë ndaj kryeprokurores Ina Rama.

AI e ka konsideruar “shqetësues injorimin e kërkesës së Prokurorisë për thirrjen e 6 drejtuesve të Gardës”, të cilët akuzohen si përgjegjës për tre vrasjet e ndodhur më 21 janar.

“Policia e Shtetit injoroi kërkesën e Prokurorisë duke ndërhyrë në moszbatimin normal të ligjit. Dënojmë gjuhën e përdorur nga kryeministri Berisha ndaj kryeprokurores Ina Rama. Gjuha abuzuese e  kryeministrit ndaj kryeprokurores nënvleftëson respektin e ligjit në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e AI-së.

Kryeministri Berisha e ka cilësuar kryeprokuroren Rama si bashkëpuntore në atë që ai e ka quajtur “puç shtetëror”, ndërsa nuk kanë munguar dhe fjalët ofenduese dhe banale ndaj saj, si lavire blloku, ndrikullë etj.

Lini një Përgjigje