Dy pilotë amerikanë janë vrarë dje dhe një tjetër po lufton për jetë, pasi një kosovar sulmoi autobusin e tyre në aeroportin më të ngarkuar në Gjermani, ku dyshohet se ka punuar.
Zyrtarët thanë se sulmuesi, i identifikuar si Arid Uka (21), thirri slogane islamike para se të hapë zjarr.
Një person i katërt është plagosur lehtë dhe ai po trajtohet në Klinikën Spitalore Universitare.
Një zyrtar gjerman deklaroi për Fox News Channel se një pilot po pinte cigare, kur sulmuesi nxori armën dhe e qëlloi.
Zyra Federale gjermane kundër krimit ka marrë informacione se sulmuesi 21 vjeçar nga Kosova ka pasur kontakte me persona të lidhur me grupe radikale islamike, transmeton DNA
Sipas raporteve, profili i tij në Facebook ka qenë i lidhur me ueb faqe që propagandojnë ide radikale islamike
Sulmuesi, i cili raportohet se kishte një thikë dhe një pistoletë, pas vrasjes së ushtarit që po qëndronte para autobusit, hyri në të dhe qëlloi shoferin, para se të kapej nga policia, njoftoi zyrtari.
Axha i të dyshuarit, Rexhep Uka (70), tha se Aridi ka lindur dhe është rritur në Gjermani, dhe ishte një mysliman i devotshëm, i cili punonte në aeroport.
Ai tha se gjyshi i Ukës ishte imam në një xhami në fshatin Zhabar, afër Mitrovicës në Kosovë, transmeton “Daily Mail”.
Murat Uka, i cili e identifikoi veten si ati i sulmuesit, tha se e vetmja gjë që dinte për djalin e tij ishte se nuk kishte shkuar në punë dje.
Aeroporti i Frankfurtit refuzoi të komentojë nëse i dyshuari punonte aty. Ky është aeroporti i dytë më i madh në Evropë pas atij të Parisit, i cili përdoret në mënyrë rutinore nga ushtarë amerikanë të vendosur në Gjermani, për ardhje dhe shkuarje.
Televizioni amerikan ABC News raportoi se sulmuesi me rastin e hapjes së zjarrit kishte thirrur “Allahu Ekber”.
Ai thuhet se ka shtënë nëntë herë, para se të kapej nga policia.
Zëdhënësi i policisë së qytetit, Manfred Füllhardt, tha se në autobus kishte pilotë të Ekipit të Forcave të Sigurisë, që sapo kishin arritur nga baza Lakenheath në Angli.
Autobusi ishte bërë gati të nisej për në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, disa kilometra në jugperëndim të Aeroportit të Frankfurtit.
Mendohet se rreth 15 ushtarë ishin në autobus.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dënuar sulmin.
“Dua që çdokush ta kuptojë se nuk do të lëmë asgjë pa bërë derisa të mësojmë si ndodhi ky akt i tmerrshëm. Do të punojmë me autoritetet gjermane për të siguruar që të gjithë autorët do të dalin para drejtësisë”, tha Obama.
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, dënoi sulmin dhe e quajti “incident të tmerrshëm”.
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zbuluar se çka ka ndodhur”, u zotua ajo. Ajo i shprehu ngushëllime viktimave dhe familjeve të tyre.
Në aeroporti, taksisti Salimi Seraidon tha ishte rreth 180 metra larg kur ndodhi sulmi, dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejtë. “Ne dëgjuam vetëm të shtënat”, tha ai.
Të paktën një plumb kishte shpuar dritaren e autobusit, në të cilin ishin pilotët amerikanë, të cilët ishin të veshur me rroba civile.
Shumica e tyre kërkuan këshilla psikologjike pas sulmit.
Në SHBA, anëtari i Kongresit, republikani Patrick Meehan tha se Washingtoni e konsideron këtë sulm terrorist.
Vetëm vitin e kaluar, Ministria e Brendshme në Berlin kishte ngritur gatishmërinë për një sulm terrorist, pas marrjes së informacioneve se al-Qaeda po planifikonte “një gjakderdhje” për shkak të përfshirjes së Gjermanisë në Afganistan.
Sulmi më i rëndë kundër ushtarëve amerikanë në Gjermani ishte më 1986, kur një bombë u vendos në një disko në Berlin. Dy ushtarë u vranë së bashku me një turke, dhe 230 persona u plagosën. SHBA-ka kishte fajësuar Libinë për këtë sulm.
Besohet se rreth 40 mijë ushtarë amerikanë janë të vendosur në Gjermani në 50 baza.
Autoritetet në Gjermani po hetojnë rastin, ndërsa bashkëpunimin për të sjellë informata për kryesin e veprës e kanë shprehur edhe mekanizmat përgjegjës në Prishtinë.
Dyshimet për ekzistimin e një prapavije terroriste të rastit thuhet se janë pjesë e këtyre hetimeve. Mirëpo, ende mbetet e pasqaruar se kush, në fakt, është Arid Uka.
Policia e Kosovës njoftoi se, bazuar në informatat që ka, Arid Uka ka lindur më 8 shkurt të vitit 1990 dhe se është nga Mitrovica. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha se hetimet preliminare kanë përjashtuar ndërlidhjen e Ukës në vepra terroriste në Kosovë.
“Ne kemi bërë verifikimin në sistemin tonë informativ të policisë dhe i njëjti nuk ka lënë të jetë i regjistruar në regjistrat tanë për veprime anti-terroriste në Kosovë”, deklaroi Sadriu, duke mos mundur të japë detaje se me kë ka jetuar Arid Uka në Gjermani dhe se kush nga familjarët e tij ka mbetur në Kosovë.
Megjithatë, Sadriu tha se në ditët në vijim, Policia e Kosovës do të jetë e gatshme të nxjerrë informata shtesë për sulmuesin për t’ua ofruar ato, në bazë të kërkesës, autoriteteve në Gjermani.
“Momentalisht, nuk kemi ndonjë informacion për këtë çështje, por ndoshta në të ardhmen në formën e bashkëpunimit me autoritetet e Gjermanisë mund të ketë veprime të tjera. Por, meqë vepra ka ndodhur në Gjermani, pa kërkesën e autoriteteve gjermane nuk mund të veprojmë”, theksoi Sadriu.
Pavarësisht paqartësive që kanë të bëjnë me identitetin dhe motivin e sulmuesit kosovar, si shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave, një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar të Prishtinës.
Atyre iu bashkëngjit në këtë aktivitet edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Përmes këtyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan dhe ushtarët amerikanë që janë ushtarë të lirisë së Kosovës”, tha Hoxhaj./kohaditore/
Comments are closed.
Musulmanet kosovare ndezin qirinj. Ku mbaron ipokrizia e ku fillon servilizmi?
……………. e ku fillon pederastia greke o kali i trojes?
Hajde zeri bese shqipetareve!
Si e ka thane shkodrani?!! Nder tre shqipetare, vetem njeni ka bese!
Kur ndertuan Kalane e Rozafes, vetem vellai i vogel nuk i tregoi gruas sekretin..!!! Legjendare kjo!
Keqardheje edhe per Sherbimin Sekret Gjerman!! …
Po lihen more…islamike e muslimane te punojne ne nje NYE NDERKOMBETARE SI FRANKFURTI, sidomos pas ngjarjes se 11 Shtatorit ne Kullat Binjake??
Turp!
Po ti ku e fut veten or pisanjos???Mos je gje grek edhe ti???? Po beni kollonen e peste???
o hajri ca cirresh o i mjere grek,turk arab e ku di une, ne sot jemi te turperuar dhe pike.
eshte dite e zeze per gjithe kombin tone.
Te paska lene enveri mbrapa o ilir. Hajt o burra te internojme gjithe kosovaret tani. Ai djale perfaqeson veçse veten e tij dhe pike .Ai nuk perfaqeson as Kosovaret,as Shqiptaret dhe as Myslimanet. Ore une habitem me disa nga ju qe jeni “turperuar” kur vete abasadori amerikan nuk ka akuzuar kosoven dhe kosovaret por e mori si nje rast te veçant.
E vertete Hajri.Ka plot amerikane,australiane,angleze etj qe edhe kane luftuar e luftojne me Al Kaeden dhe asnjeri nuk i fut keta popuj tek terroristet.
Shume dakort qe ai perfaqeson vetem veten dhe kaq.
Kombi dhe feja nuk perfaqesohen nga nje djal i ri kushdo qofte ky.
Dhe,askush nuk paguan gabimet e tjetrit.
Prandaj ka polici, ka hetime, ka gjygj dhe ne fund ka denim apo lenie te lire.
—
Cdo musliman qe eshte jo ne vendin e tij duhet te respektoje rregullat e atij vendi ku jeton deri ne castin qe nuk cenohet nderi, familja apo feja e tij.
Un jam dhe jetoj ne EU. Jam i lire te falem dhe te praktikoj fene time. Punoj dhe nuk me ngacmon njeri edhe pse aka paragjykime dhe diskriminime nuk jam ne ate gjendje qe me duhet te vras.
Te vrasesh pa motive eshte me te vertet krim.
————–
Por edhe ata qe nuk jan musliman dhe jetojn jo ne vend te tyre por ne vende muslimane duhet te respektojn rregullat e atij vendi.
Ka njerez qe gabojn per shkaqe te ndryshme.
Por nese bejm nje krahasim jan me shum amerikanet, gjermanet apo vendet e tjera qe po vrasin cdo dite njerez te pafajshem, nder ta femije, gra dhe pleq. Dhe askush nuk po merzitet dhe askujt nuk po i behet vone.
Edhe ata jan njerez dhe njerizit jan te barabarte te tere para peshores se drejtesise.
U vrane dy amerikan dhe u be nami, tere bota ne kembe, edhe disa zvarranike shqiptare pa bukese dhe breke-grisur u ngriten ne kembe!!!
Kurse ne irak cdo dite 31 civile, pra sic thashe nder ta femije gra, pleq e te rritur vriten dhe askush nuk e ngre zerin dhe askush nuk ngritet ne kembe!!!
Referenca:
http://seerpress.com/31-iraqi-civilians-were-killed-everyday-during-six-years-of-us-war-wikileaks/10911/
Kush eshte terrorizmi i vertet tani?
Kush jan terroristet e vertet tani!
Nuk dini matematike ju, nuk dini te numeroni?
Nuk keni sy e veshe ju?
Ja pra te nderuar komentues:
Krimi eshte Krim, por ama edhe Drejtesia duhet te jete Drejtesi.
—
Por jam i sigurte se keto ceshtje do te rregullohen shpejt.
Duhet vetem durim dhe kohe.
Tung te tanve
Bota do te donte te kishte ndonja 200 Enver Hoxha qe te sheronte trurin e turllosur te extremisteve fetare te cdo ngjyre…!