Alkooli dhe duhani mund të ndikojnë edhe pozitivisht në shëndet

7 Mars 2011, 09:42Lifestyle TEMA

Alkooli dhe duhani jo gjithmonë mund të jenë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Kështu, kush ka konsumuar për vite me radhë duhan, ka shumë pak mundësi që të preket nga sëmundja e Parkinson. Ndërsa tek gratë që konsumojnë një sasi të moderuar alkooli, mundësitë që ato të shtojnë në peshë janë më të pakta. Për të arritur në këto përfundime janë arritur një sërë studimesh. Megjithatë, kujdes! Askush nuk e këshillon përdorimin e duhanit dhe alkoolit, sepse efektet negative të tyre janë shumë më të mëdhaja se sa efektet pozitive që përmendëm më sipër.

Lini një Përgjigje