Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, tre vjet më parë.
“Kjo ditë ishte e pashmangshme”, tha senatori amerikan, John Cerry, i cili kryeson Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, njëherësh ekspert për Ballkanin, deklaroi:
“Mos prisni rezultate të shpejta. Por, edhe hapat e vegjël mund ta çojnë rajonin përpara”.
Bisedimet në Bruksel ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian dhe do të fokusohen në çështje praktike.