Një shoqëri angleze e cila merret me prodhimin e filxhanëve dhe gotave, ka bërë një gabim shumë të rëndë. Kompania ka krijuar gota për martesën e princit William me Kate Middleton, ose më saktë kanë tentuar që ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo, duke qenë se në vend të princit William, kompania ka vendosur në gotë princin tjetër, Harry. Tashmë objektet e krijuara me çiftin Kate-Harry, të cilat kompania britanike i ka prodhuar në Kinë, janë shpërndarë në gjithë botën. Kate dhe William do të martohen në muajin prill.