Kate Middleton bëhet kukull

17 Mars 2011, 09:56Lifestyle TEMA

Kishte ndodhur me Lady Dianën dhe tashmë edhe për atë: Kate Middleton është kthyer në një kukull për fëmijë, e veshur njësoj si ditën e fejesës me princin William. Kukulla tashmë ka dalë në shitje dhe kushton 120 stërlina, ose 140 euro. Për më tepër, numri i tyre është i kufizuar, pasi prodhuesit kanë nxjerrë vetëm 5 mijë copë. Ndërkohë, prodhuesit e kësaj kukulle pritet që të krijojnë edhe një tjetër pas martesës së Kate Middleton, e cila do të jetë e veshur me fustan të bardhë. Vetëm se kjo kukull do të kushtojë më shumë se aktualja, 182 stërlina, ose 210 euro.

Lini një Përgjigje