Një çift në Birmingem të Anglisë kanë vendosur që të martohen lakuriq. Shkak për këtë ka qenë pamundësia e tyre ekonomike për të zhvilluar një ceremoni norme. Për më tepër, një radio lokale u kishte premtuar që t’u hiqte shpenzimet e martesës, nëse ata shkonin në ceremoni lakuriq. Ata e pranuan këtë ofertë dhe vendosën që ceremoninë e martesës ta bëjnë lakuriq. Përveçse fituan shpenzimet e dasmës, ata u bënë edhe të njohur pas ceremonisë, pasi fotot e tyre tashmë janë duke qarkulluar në gjithë botën.