Në një konferencë për shtyp të mjekut Ilham Elmaci, është thënë se Tatlises ka reaguar më mirë ndaj terapisë dhe gradualisht po kthehet në jetë. Elmaci ka folur edhe për spekulimet se Tatlises do të mbetet i paralizuar duke thënë se Tatlises nuk do të këtë probleme fizike nëse arrin të operohet. “Ai mund të këtë humbje të fuqisë, por nuk mendoj se do të këtë probleme fizike. Qëllimi yni kryesor është që ta nxjerrim nga gjendja kritike. Pastaj do të planifikojmë se si t’i rregullojmë funksionet e trupit, gjë që do të marrë një vit”, ka thënë Elmaci. Ai e ka bërë të qartë se rajoni i turit që është dëmtuar nuk përfshin funksionet e të folurit, që do të thotë se Tatlises nuk do ta këtë vështirë që ta ruajë zërin e tij të famshëm.
“EXPRESS”