Reperi i njohur Eminem, është bërë personi me më shumë fansa në Facebook. Eminem ka 32 372 126 në rrjetin social më të madh në botë. Në vendin e dytë renditet mbreti i pop-it, Michael Jackson, ndërsa në vendin e tretë renditet Lady Gaga, e cila deri pak kohë më parë mbante vendin e parë për numrin e fansave në Facebook. Megjithatë, kjo e fundit mund të krenohet me rrjetin tjetër social, Twitter, ku mban vendin e parë me 8.7 milionë fansa.