Historia e dashurisë mes Justin Bieber dhe Selena Gomez nuk është duke u përjetuar në mënyrën më të mirë nga kjo e fundit. Këngëtarja mësohet se tashmë është e frikësuar nga kërcënimet e shumta të fanseve të Bieber, të cilat e kanë kërcënuar atë me jetën, pas zyrtarizmit të marrëdhënies me idhullin e adoleshenteve. Mësohet se Selena Gomez ka marrë me mijëra mesazhe kërcënuese, në mënyrë që të shkëpusë marrëdhënien e saj me Bieber. Burime të revistës “Star” thonë se ajo ndihet e tmerruar nga kërcënimet.