Shumë thonë se pasioni në një çift fillon dhe shuhet pas vitit të shtatë të martesës. Por, disa studime tregojnë se pasioni fillon që të zbehet që pas vitit të tretë. Sipas një shkrimi të botuar në “Dail Mail”, vrasësit kryesorë të martesës që në këtë periudhë janë shtimi i njërit prej partnerëve në peshë, mungesa e parave apo prezenca e shpeshtë e vjerrës. Nëse nuk doni që pasioni në martesën tuaj të shuhet kaq shpejt, duhet të evitoni të tre gjërat e mësipërme.