Aktorja amerikane, Jenifer Aniston kërkon që të bëhet nënë. Por, duke qenë se ajo nuk është në ndonjë lidhje të stabilizuar, po mendon për një fëmijë in-vitro. Lajmi është pohuar nga ana e revistës amerikane “Ok”. Revista thotë se Aniston tashmë është duke u konsultuar me një mjek dhe madje ka nxjerrë në shitje edhe shtëpinë në Beverly Hills, pasi nuk është një vend i përshtatshëm për të rritur fëmijë. Shumë prej aktorëve dhe këngëtarëve të njohur, gjatë viteve të fundit janë duke përdorur pikërisht mënyrën in-vitro për të pasur fëmijë.