Miljenko Parserisas është një kilian, i cili është i “sëmurë” nga aktorja e famshme amerikane, Julia Roberts. Kiliani ka bërë në trupin e tij 82 tatuazhe me fytyrën e aktores, nga role të ndryshme në filmat në të cilat ajo ka luajtur. Për të bërë këtë tatuazhe, ai ka harxhuar një milionë pesos, ose afërsisht 2500 dollarë.