Kinemaja tashmë zbarkon edhe në rrjetet sociale. Rrjeti më i madh në botë, Facebook, pritet që të ofrojë edhe filma. Tashmë Facebook ka vënë në dispozicion edhe filmin e parë në dispozicion të përdoruesve të vet, që është «The dark night». Megjithatë, për momentin filmat nga ana e Facebook përdoren vetëm për përdoruesit në Amerikë. Për të parë filmin, të cilin do ta kenë në dispozicion 48 orë, përdoruesit e Facebook duhet të paguajnë 3 dollarë, ose 30 kredite.