65 vjeç, më origjinë kineze, hebre, jeton në Havai. Ai është Alvin Wong, i cili është shpallur si njeriu më i lumtur në botë, pas një studimi të kryer nga ana e Gallup, që ka zgjatur tre vjet. Studimi ka pasur lidhje me mirëqënien e amerikanëve dhe ai ka nxjerrë si përfundim se Alvin Wong është njeriu më i lumtur në të gjithë amerikën. I pyetur nga “New York Times” për sekretin e lumturisë së tij, Alvin Wong ka thënë se, “filozofia e jetës sime është se, nëse nuk arrin dot të qeshësh me veten, atëherë jeta ka për të qenë e tmerrshme”.