Liam Gallager, ish-anëtar i bandës së famshme muzikore, Oasis, ka bërë një rrëfim shokues, duke thënë se i jati ushtronte dhunë ndaj mamasë së tij. Rrëfim i i tij ka ardhur në “Vanity Fair”, kur gazetari ka konstatuar faktin që shokët e tallnin Liam për shkakun se rrinte shumë me mamanë e tij kur ishte i ri. “Doni të dini të vërtetën pse rrija aq shumë me mamanë? Im atë e rrihte atë dhe i vetmi person që vihej në mes dhe ndërhynte për ta mbrojtur, isha unë, edhe pse unë isha më i vogli i vëllezërve. Dy vëllezërit e tjerë fshiheshin. Është ky motivi përse unë rrija aq shumë me mamanë time. E adhuroj mamanë time, është gjëja më e bukur në botë”, ka thënë Liam.