Kinë, funerali kushton një milionë dollarë

8 Mars 2011, 12:14Lifestyle TEMA

Tetë limuzina të mbuluara me lule, të tjera makina luksi për të transportuar anëtarët e familjes, 600 muzikantë, të ndarë në 20 banda muzikore dhe 16 persona me armë, për të shtënë gjatë varrimit. Kështu e ka shënuar një biznesmen kinez ceremoninë e varrimit për nënën e tij, e cila mendohet sa ka kushtuar të paktën një milionë dollarë. Dhe jo vetëm kaq, arkivoli është mbajtur në supin e 600 murgjëve, shumë prej të cilëve janë marrë nga vende të tjera të Kinës, pasi në zonën Zheijiang, ku dhe ndodhi ceremonia, nuk kishte shumë të tillë. Në ceremoni morën pjesë më shumë se 1000 persona, familjarë, miq, biznesmenë, njerëz kuriozë, ndërsa ata që nuk mundën dot të ishin prezentë, kishin mundësinë që ta ndiqnin ceremoninë me anë të një ekrani të madh, që shkaktoi shumë probleme në rrugë, pasi bllokoi trafikun.

Lini një Përgjigje